Vettingu, avokati Vishaj: Po i jep “frytet”, por ka një ngërç të madh…

May 1, 2018 13:06

Vettingu, avokati Vishaj: Po i jep “frytet”, por ka një ngërç të madh…

Avokati Saimir Vishaj ka komentuar në edicionin informativ të Top Channel se çfarë pritet të ndodhë me vendet e mbetura vakant prej të shkarkuarve nga Vettingu.

I pyetur se cila është mënyra më e mirë për të ndërhyrë në organet e drejtësisë, që të mos vijojë më tej ky kolaps , Vishaj u shpreh:

“Nëse deri dje të punësohej si gjyqtar apo prokuror ishte një luks për t’u pasuruar, sot do të jetë një shërbim. Praktikisht do të jetë shumë e vështirë për të punuar sepse kushtet dhe reforma në drejtësi prek tre elementë si pasuria e paligjshme, integriteti moral apo dhe aftësitë profesionale, por besoj se do të kemi gjyqtarë dhe prokurorë shumë të aftë të cilët do ta shohin qytetarin për t’i dhënë të drejtë, dhe jo ta shikojnë nga duart.”

I pyetur gjithashtu se çfarë mendon për situatën aktuale, dhe nëse shikon frikë apo demoralizim tek prokurorët, Vishaj tha:

“Nuk besoj se janë të demoralizuar, pasi ai gjyqtar dhe prokuror që e ndjen veten e pastër moralisht nuk është i demoralizuar. Gjyqtarët dhe prokurorët janë vënë në lëvizje dhe po japin vendime të drejta. Besoj se i ka dhënë disa efekte, pavarësisht se ka një monitorim shumë të mirë nga OMN. Unë jam i kënaqur deri në këto momente, vazhdimi i reformës i ka dhënë frytet e para. Por nuk duhet të mohojmë se kemi një ngërç mjaft të madh. Një shtet nuk mund të funksionojë pa Gjykatën Kushtetuese, pa Gjykatën e Lartë, mijëra dosje presin. Asnjë shqiptar nuk mund të shkojë në Gjykatën e Strasburgut, ndërsa nuk funksionon Gjykata e Kushtetuese.”

Vettingun nuk e kanë kaluar 3 gjyqtarë dhe një prokurore, ndërsa gjyqtarja Vitore Tusha, sipas KPK, është një figurë e pastër, pasi e justifikon pasurinë e saj.

Ndërsa për gjyqtaren Fatjona Memcaj, vendimi jepet nesër.

s.a/dita

May 1, 2018 13:06
Komento

1 Koment

  1. Drejtesi pa avokati May 1, 14:40

    Kur flet edhe ky per veting. Sekser gjygjesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*