Vettingu boshatis gjykatat, këshilltarët do të bëhen gjykatës

April 26, 2018 17:03

Vettingu boshatis gjykatat, këshilltarët do të bëhen gjykatës

Gjyqtarë e prokurorë po largohen çdo ditë nga procesi i Vettingut, dhe si rrjedhojë, sytë gjenden të drejtuara nga Shkolla e Magjistraturës, e cila duket se ka dalë jashtë funksionit nga kolapsi i tërë sistemit.

“Shkolla e Magjistraturës e ka të pamundur të zhvillojë konkursin në muajin prill”, kështu është shprehur Sokol Sadushi, kryetari i kësaj shkolle.

Në një intervistë për Klan Plus, ai tha se zgjidhje për gërçin e krijuar do të ishte ndryshimi i ligjit, duke përcaktuar kuote fikse studentësh si 2 vitet e fundit.

“Shkolla e Magjistraturës, në Tetor, me këtë bazë ligjore qe kemi sot, nuk merr kandidatë për magjistratë sepse nuk organizon konkursin. E vetmja zgjidhje për këtë situatë është një ndryshim që duhet t’i bëhet ligjit, për të përcaktuar dhe për vitin akademik 2018-2019 një kuotë të caktuar të kandidatëve për magjistratë”, thotë Sadushi.

Kryetari  Shkollës së Magjistraturës përmend dhe një plan B, që është një kurs me magjistratë nga radhët e këshilltarëve ligjorë të Gjykatës  Kushtetuese, të Lartë dhe Administrative, të cilët duhet të bëjnë testim pranë shkollës për të mbajtur vendin e punës.

“Hyrja në sistem varet nga niveli 60% dhe nga dëshira e tyre. Do t’i nënshtrohen të njëjtit program. I vetmi dallim për ta është që ata nuk e kanë 3 vjet shkollën, por e kanë 2 vite. 1 vit është program teorik, i dyti praktik. Ne shpresojmë që të bëhet e mundur organizimi i një klase me ta, përndryshe pastaj, në muajin Tetor, Shkolla e Magjistraturës nuk do të ketë studentë”, thotë Sokol Sadushi.

Propozimin për të ndërhyrë në ligjin për institucionet e reja të drejtësisë, ai e ka dërguar në Kuvend që në muajin dhjetor.

Nga ana tjetër, është kontaktuar nga Klan Plus kryetari i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, i cili thotë se propozimin e ka dërguar pranë Këshillit të Legjislacionit, por që pavarësisht çdo varianti, asnjë lëvizje nuk mund të ndërmerret pa votat e maxhorancës.

s.a/dita

April 26, 2018 17:03
Komento

3 Komente

  1. Taras April 26, 21:07

    Sadushi e njihni kete ju? Ky beri para ne gjykate kushtetuese duke shfuqizuar vendime per vrasesit e perdhunuesit. Hiqet si I ndershem. O Zot ku ka rene drejtesia ne dore. Ndersa kurva e vet ne gjykate te apelit ve gjoba, e njihni ate ju Edlira Petri.

    Reply to this comment
  2. Taras April 26, 21:44

    Pse nuk e boton komentin o legen?

    Reply to this comment
  3. Arben April 27, 07:21

    shume mire

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*