KPK “djeg” prokurorin, përfaqësuesi i ONM: Na tha se bleu bukë te kasapi!

September 10, 2018 10:38

KPK “djeg” prokurorin, përfaqësuesi i ONM: Na tha se bleu bukë te kasapi!

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra Bujar Hotin, prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrësit.

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici ka shqyrtuar dosjen e Hotit duke vendosur për shkarkimin e tij.

Sipas KPK-së prokurori nuk ka justifikuar dot mijëra metra tokë buzë detit, kontratat fiktive, apartamentet me kredi dhe udhëtimet e bashkëshortes. Sa i përket aftësive profesionale, DSIK e cilësoi Hotin si të përshtatshëm për të vazhduar detyrën e tij si prokuror.

Sipas të dhënave deri në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Hoti është rritur me 31 herë, duke kapur vlerën e 24.8 milionë lekëve.

Çështja e apartamentit ka hapur një debat gjatë seancës dëgjimore mes vetë prokurorit dhe përfaqësuesit të ONM-së, Theo Jacobs.

Ai ka ironizuar prokurorin duke thënë: “Ju po na thoni se keni blerë bukë te kasapi dhe prisni që ne ta besojmë këtë. Ne këtu presim të na thuash të vërtetat. Ju folët edhe për kursime, që nuk i keni deklaruar asnjëherë. Morët një kredi 70 mijë euro dhe këto para përfunduan në llogarinë bankare personale të një administratori firme”.

Ndërkohë Hoti i është kundërpërgjigjur se gjithçka e ka fituar me punë dhe askush s’ka kurajë t’i kërkojë llogari për anën ekonomike.

“Kam 32 vite që punoj si hetues. Askush s’ka kurajë të më kërkojë anën morale dhe ekonomike. Kam standard dhe jam përplasur me grupe kriminale të ndryshme. Kam mbuluar mbi 60% të Shqipërisë dhe për këto jam shpërblyer. Moto kam vetëm punën e s’kam asnjë vërejtje apo ankesë”, tha prokurori.

Hoti ishte pjesë e listës prioritare të vetting-ut për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Me shkarkimin e prokurorit Bujar Hoti bëhet e pamundur ngritja e KLP-së.

 

o.j/dita

September 10, 2018 10:38
Komento

5 Komente

  1. Arben September 10, 10:49

    litari litari litari

    Reply to this comment
  2. Laert September 10, 12:00

    Ky ne foto nuk eshte prokurori Hoti. Por Xhevat Hana, qe ka vdekur para ca vitesh.

    Reply to this comment
  3. Feniks September 10, 13:58

    Vetingu eshte i pa sakte per deri sa nuk verifikon te gjitha vendimet gjyqesore te gjyqtareve qe nga fillimi i punes se tyre!
    Vetem nje vendim i padrejte,ne shkelje dhe keq interpretim te ligjeve ka bere te mundur korruptimin e gjyqtareve,prokutoreve,etj dhe shtimin e pasurise se tyre!
    Vetem nje hajdut ,trafikant dhe kriminel
    te jep miliona ne kembim te shkeljes se ligjit!
    Viktima nuk te jep kurre asnje lek!
    Ja di me ndodhi mua me nje gjyqtar te gjykates Administrative Tirane, lidhur pe pensionin tim te pa paguar si ish ushtarak prej mbi 20 vjetesh:
    -Urdheroi eksperten gjyqesore te rregjistruar te bente llogarite e demshperblimit tim dhe ajo e llogariti shumen 4,5 milion leke!
    Pasi e pa qe nuk i dhashe ndonje kafe,e urdheroi prap kete eksperte te llogariste nje Akt ekspertimi tjeter,qe e nxorri shumen 3,4 milion leke,pra me ndryshim prej 1,1 milion lekesh te reja pa patur asnje ndryshim te fakteve dhe ligjeve!
    E kundershtova,por pa e shtruar ne seance gjyqesore !
    Kur e pa se prap nuk leviza gishtin,ai urdheroi nje tjeter eksperte,qe e nxorri shumen e demshperblimit ne vetem 200 mije leke,aq sa une kisha shpenzuar per avokatin,gjykaten,prokuren,dokumentet,eksperten etj!
    Pse u deshen disa ekspertiza ketij gjykatesi kur nuk kishte ndryshime kushtesh etj?
    Si mund te llogaritin ekspertet ne shuma kaq gjigande ndryshe nga nje akt tek tjetri?
    Pra ndryshimi ishte ne ulje prej 4,3 milion lekesh jo pak!
    Po sikur t’i jepja gje ketij gjyqtari cfare vendimi do merrte?
    Kete le ta verifikojne inspektoret nderkombetare te ONM-se, te cileve u kam dorezuar te gjithe dokumdntacionin r nevojshem!
    Gjykatat tona duhet te pastrohen nga keta cuba nje here e mire se e ropen popullin!
    Dhe ketu behej fjale per shuma pensioni,pa le sa miliona hidhen per vrasje apo vjedhje gjigande!

    Reply to this comment
  4. asd September 10, 18:28

    Te gjithe duhen liruar nga detyra. Sikur njeri prej tyre te ishte ne rregull drejtesia do te ishte kthyer ne binare. Nje i drejte duhet te kishte luftuar krimin edhe brenda rradheve te kolegeve. Kam luftuar krimin ne 60% te Shqiperise thote ky idioti maskara, nderkohe qe krimi ishte kapice tek dera e zyres se tij.

    Reply to this comment
  5. info analitike September 10, 21:16

    “gjithçka e ka fituar me punë dhe askush s’ka kurajë t’i kërkojë llogari për anën ekonomike”
    hahahaha qy eshte edhe hajdut edhe merr guxim te beje karshillek. Nuk ka faj, ka pare keta te rilindjes qe te vjedhin sy me sy e te bejne moral me pafytyresine me te madhe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*