Vettingu i (pa)mundur dhe një qeveri e pazonja ndaj hajdutëve

October 9, 2018 09:08

Vettingu i (pa)mundur dhe një qeveri e pazonja ndaj hajdutëve

Gjokë Dabaj 

Këto ditë po dëgjohet e përsëritur shumë herë fjala SHPRONËSIM dhe mua, krejt pavullnetshëm, po më shkon mendja te SHPRONËSIMET që pat bërë Enver Hoxha në kohën e vet. Po thuhet: Ata shqiptarë që janë pasuruar me rrugë kriminale, do të shpronësohen dhe madje edhe arrestohen dhe dënohen simbas krimevet që kanë kryer. Dhe mua prapë po më vete mendja te dënimet që u kanë dhënë gjykatat e atëhershme atyre që në atë kohë quheshin kriminelë.

I shfletova 2-3 veprat e Enverit, kryesisht ato që flasin për ngjarje të vitevet 1945-1950, dhe nxora që andej një listë të dënuarish, të cilën po e shoh të nevojshme ta risjell në kujtesë të lexuesit. Disa prej tyre janë pushkatuar, disa janë dënuar me burgim, disa internuar dhe disave u është ndaluar kthimi në Atdhe dhe kanë vdekur syrgjyn.

Abaz Kupi, Abdyl Kokoshi, Agathokli Xhitomi, Ahmet Zogolli, Aleks Çeçoja, Ali Bej Këlcyra, Ali Zeneli, Androkli Xhitomi, Aqif Blloshmi, Aqif Përmeti, Bahri Omari, Bedri Spahiu, Bektash Bej Cakrani, Bektash Çorrushi, Besim Balishova, Beso Gega, Bilal Kola, Cen Elezi, Dom Lazër Shantoja, Dom Ndre Zadeja, Dule Alarupi, Fazlli Frashëri, Fejzi Alizoti, Fiqiri Dineja, Gjergj Kokoshi, Gjon Marka Gjoni, Halil Alija, Hamit Matjani, Hetem Bej Frashëri, Hivzi Kokalari, Hysni Lepenica, Ibrahim Biçaku, Isa Manastirliu, Isa Toska, Ismail Golemi, Jahja Çaçi, Kadri Cakrani, Koçi Xoxeja, Kolë Bibë Miraka, Kolë Tromara, Kostandin Kotteja, Lef Nosi, Liri Gega, Llukë Bibi, Maliq Bej Bushati, Mark Gjon Marku, Mehdi Frashëri, Mestan Ujkani, Milto Litoja, Mirash Ivanaj, Mit’hat Frashëri, Muharrem Bajraktari, Mustafa Kruja, Pandi Kristoja, Pashk Biba, Patër Anton Harapi, Pertef Karagjozi, Petraq Katroja, Prenk Cali, Qazim Koculi, Qazim Selfoja, Qemal Vrioni, Qenan Dibra, Qerim Dibra, Rasim Babametoja, Reuf Fratari, Sami Kokalari, Safet Butka, Sami Qeribashi, Sejfulla Malëshova, Selim Kaloshi, Skënder Muçoja, Suat Asllani, Syrja Selfoja, Shefqet Beja, Shefqet Vërlaci, Sheh Ibrahim Karbunara, Sherif Karagjozi, Tefik Cfiri, Tuk Jakova, Vasil Shahini, Veip Runa, Xhafer Deva, Xhafer Bali, Xhelal Staravecka, Xhemal Aranitasi, Xhevat Kallajxhiu, Xhevat Starova,  Xhevdet Selfoja, Zai Fundoja.

Gjokë Dabaj

Mbas viteve 1990, vetë këtyre (të shpallur fajtorë apo kriminelë dhe të dënuar si të tillë), ose familjevet të këtyre, u janë kthyer pronat dhe u janë dhënë dëmshpërblime në të holla.

Vetëkuptohet, edhe shumë të tjerëve si këta (sepse këtu nuk janë shënuar as përafërsisht të gjithë emrat), u janë kthyer pronat, janë dëmshpërblyer me të holla dhe vazhdon ripronësimi dhe dëmshpërblimi, i tyre dhe i familjevet të tyre.

Për të nxjerrë një konkluzion të saktë lidhur me këto ngjarje, është e nevojshme të bëhen studime të thelluara dhe analiza të gjithanshme. Veproi mirë apo nuk veproi mirë Enver Hoxha?! A ish Enveri kriminel e fajtor, apo ishin kriminelë e fajtorë, jo ndaj Enverit, por ndaj Atdheut të vet, ata që u dënuan prej regjimit të Enverit?! A u duheshin kthyer pronat ish të shpronësuarve dhe sidomos a duheshin ripronësuar të gjitha kategoritë e ish-pronarëve, për shembull, kategoria e feudalëvet të mëdhenj, të cilët i kishin krijuar feudet e vet në kohën e Perandorisë Osmane?! A duheshin dëmshpërblyer me para ish të burgosurit dhe ish të internuarit?! Mbi ç’parime juridikë po mbështeteshin këto rikthime pronash dhe këto dëmshpërblime?!

Edhe pa këto që thashë këtu lart, DY SHKELJE janë plotësisht të qarta. E para: Është dashur të rigjykoheshin, prej një gjykate speciale, të gjithë ish të dënuarit dhe të merreshin vendime të qarta, juridikisht të argumentuara, për secilin veç e veç: A KA QENË APO NUK KA QENË FAJTOR?! E dyta: Nëse i duhej dhënë dëmshpërblimi një ish të dënuari, duke qenë se ka rezultuar i pafajshëm, atë dëmshpërblim duhej ta jepte AI QË E KA DËNUAR PADREJTËSISHT ATË NJERI. Jo populli! Ai dëmshpërblim nuk duhej t’i ngarkohej mbi kurriz popullit shqiptar!

Se si do ta rregullonte këtë punë e supozuara gjykata speciale, do t’ish detyrë e saj. Por, që dëmshpërblimi të jepej nga buxheti i shtetit, i cili tashmë nuk ish një buxhet komunist, kjo ishte dhe është një padrejtësi e madhe. T’ia pakësosh të ardhurat një qytetari apo një fshatari dhe ta detyrosh atë të marrë arratinë, sepse u dashka dëmshpërblyer një numër ish të dënuarish, këtë nuk mund ta miratojë asnjë logjikë normale njerëzore. T’ua pakësosh, arsimit dhe mjekësisë, investimet dhe t’u japësh para familjeve të ish të burgosurve e ish të internuarve, sepse ata i paska dënuar dikush, qoftë edhe padrejtësisht, kjo nuk mund të pranohet prej asnjë mendjeje të shëndoshë. T’i pakësosh të ardhurat familjes së një dëshmori, i cili ka dhënë jetën për lirinë e këtij vendi, dhe t’i japësh para pa kurrfarë rigjykimi me norma juridike, një ish të dënuari, kjo vërtet nuk mund të justifikohet. Ligje me përfshirje kategoriale dhe fajësim kategorial ka nxjerrë vetëm Hamurabi.

Me qëllim për t’i përforcuar mendimet që dhashë, unë do të sjell më poshtë edhe emrat e një numri dëshmorësh. Dhe të shohim pastaj sa keq kanë bërë pushtetarët në Republikën e Shqipërisë, që i kanë rivënë përballë, madje edhe përzier, këto dy kategori shqiptarësh!

Të dyja palët nuk janë më. Të dy këta grupe njerëzish janë vrarë tragjikisht këtu e 70 vjet më parë. Por pasardhësit e të dy këtyre grupeve do të duhej të mbanin QËNDRIM TË PËRBASHKËT OBJEKTIV edhe ndaj njërit, edhe ndaj tjetrit grup.

Koçi Xoxe në gjyq

Mirëpo, çfarë po ndodh në të vërtetë?! Po ndodh që pasardhësit e grupit të parë po u thonë pasardhësvet të grupit të dytë: “I keni vrarë kot paraardhësit tanë, prandaj duhet, jo vetëm të na kërkoni ndjesë, por edhe të na paguani paratë për gjakun që na e keni derdhur pa të drejtë.” Pasardhësit e grupit të dytë, grupit të dëshmorëve, ose po heshtin, ose praktikisht po e pohojnë që vërtet ashtu paska qenë dhe po pranojnë që ky shtet i sotmi t’ua heqë koromanen nga goja, për të paguar “fajin”, madje “krimin” e gjyshërvet të tyre dëshmorë.

Është një kompleks që s’është vështirë të kuptohet, por është tepër vështirë që ta pranojë logjika njerëzore. Në fund të fundit, ata, të cilëve regjimi i Enver Hoxhës ua ka vrarë paraardhësit, nuk mund të ngarkohen me faj pse po i pranojnë paratë që po u jep ky shteti i sotëm. Por, si është e mundur që pasardhësit e atyre që u vranë në luftë për çlirimin e këtij vendi dhe pasardhësit e atyre që punuan gjysmë shekulli për ta ndërtuar këtë vend, të pranojnë tani që çdo gjë paska qenë gabim?! Paska qenë gabim që regjimi i Enver Hoxhës i pat dënuar me vdekje, me burgime apo me internime njerëzit që e kundërshtonin çlirimin dhe ndërtimin e vendit?! Paska qenë gabim që diktatura e Enver Hoxhës punoi për ta rimëkëmbur dhe për ta fuqizuar ekonominë e këtij vendi dhe prandaj: “Hajdeni ta shkatërrojmë bashkë këtë ekonomi dhe hajdeni t’ju japim edhe paratë për gjakderdhjen dhe për telashet që ju ka shkaktuar Enver Hoxha i ynë!

Kjo është fytyra e shëmtuar e restaurimit! Kjo është fytyra e shëmtuar e kthimit në pikën zero dhe fajin këtu nuk e kanë pasardhësit e ish tradhtarëvet të këtij vendi, por pasardhësit e ish dëshmorëve dhe të ish heronjve të këtij vendi dhe PASARDHËSIT E ISH-KOMUNISTËVE, të cilët, me këtë rast, DESHËN DHE PO DUAN TË PASUROHEN.  Pasardhës TË DEGRADUAR, prej kohësh jokomunistë. A u ka dhënë Gjermania ish-hitlerianëvet dëmshpërblime?! A u ka dhënë Italia ish-fashistëve dëshpërblime?!

Para se të kaloj në trajtimin e një tjetër absurdi të kohës sonë, absurd që po gëlltitet në mënyrën më naive të mundshme, po ndalem pak në literaturën që Enver Hoxha ua ka lënë brezavet pasardhës dhe që brezi i sotëm, i çoroditur, as që po dëshiron të dijë, ekziston apo nuk ekzison kjo literaturë më se 60-vëllimëshe.

Në veprën nr.3, f.20, Enver Hoxha shkruan: “Armiku grumbulloi rreth vetes… gjithë të poshtrit e vendit tonë, i organizoi, i armatosi dhe i lëshoi në luftën vëllavrasëse.

A dinë gjimnazistët dhe studentët e sotëm shqiptarë që Enver Hoxha ka thënë e shkruar kështu? Dhe, a e dinë këta se në çfarë sikleti ndodhej Enver Hoxha kur e pohonte një të vërtetë kaq të helmët?!

Po në faqet 20 e 21 të veprës nr.3, Enver Hoxha ka thënë: “Përballuam dy fronte të tmerrshëm: frontin e armikut dhe atë të tradhtisë…, populli shqiptar rezistoi me një energji të çuditshme.”

Rezistoi atëherë. Po sot?! “Po sot, Shqypni, pa m‘thuej si je!/ Porsi njaj lisi i rrxuem përdhe!“” Ka thënë dikur një Pashko Vasë Shkodrani.

Në kohën e Enverit Shqipëria nuk ishte e rrxueme përdhe. Shqipëria është sot e rrxueme përdhe, sepse vetë trashëguesit e atyre që e çliruan dhe e ndërtuan, u katandisën si mos më keq: U shndërruan: ose në të pamençur e të paaftë, ose në tradhtarë më të ulët se ata që dikur dënoheshin me vdekje prej gjyqeve të Enverit.

Në atë kohë, Enveri thoshte dhe shkruante: “Shihni si bien në dorën e drejtësisë kuislingët njëri pas tjetrit. Dje ishte radha e Patër Anton Harapit dhe e Lef Nosit, u shfaros krejt banda e Abaz Kupit me Bilal Kolën e Macukullës në krye, kurse nesër do të jetë radha, pa tjetër, e disa banditëve si Gjon Markaj që kanë shtypur popullin trim të Veriut dhe që tani s’gjejnë vend ku të futen… E vetmja shpresë e këtyre banditëve është bajoneta e huaj. (Vep.3, f.79)

Nuk besoj të ketë guximin dikush e të më thotë, pse po e citoj Enver Hoxhën, në një kohë kur në Shkodër veprojnë 3-4 grupe kriminelësh të quajtur të strukturuar, kur në rrethinat e Vlorës një njeri vret 8 kushërinj mes të cilëvet 2 fëmijë dhe kur, për të nxjerrë në gjyq një katërshe morracakësh, qeveria detyrohet „ta blindojë“ gjykatën me dhjetëra policë dhe prapë nuk ia mban t’i sjellë aty të akuzuarit.

Kurrë në Shqipëri, -thotë Enver Hoxha, – gjyqet s’kanë gjykuar me aq drejtësi, sa gjyqet e popullit, të krijuar në bazë të këtyre ligjeve.“ (Vep.3, f.97)

Ndjekjet nga ana e forcavet tona s’u lënë asnjë mundësi krerëvet bajraktarë si Muharrem Bajraktarit, Fiqiri Dines, Gjon Markut etj. të organizohen dhe të armatosen.“ (Vep.3, f.137)

“Shpejt do të dalin në gjyq tri nga fytyrat më të poshtra të tradhtisë së madhe që iu bë popullit shqiptar gjatë gjithë historisë së tij: Patër Anton Harapi, Lef Nosi dhe kryeministri kuisling Maliq Bej Bushati.“ (Vep.3, f.225)

“U erdhi dita të lajnë hesapet.” (Vep.3, f.227)

“Në vendin tonë kriminelët e luftës japin llogari përpara popullit dhe nuk rrojnë nëpër hotelet luksozë.” (Vep.3, f.228)

“Sami Qeribashi, Qenan Dibra, Llukë Bibi etj.” (Vep.3, f.232)

“Qëllimi i këtyre elementëve (të arrestuar në qytete të ndryshëm të RPSH-së në janar 1946, Gj.D.) ishte të rrëzonin pushtetin e popullit dhe të sillnin në fuqi regjimet e vjetër shtypës dhe antipopullorë.” (Vep.3, f.233)

Ish-oficerë të Zogut, pseudointelektualë dhe pseudodemokratë, feudalë dhe qehallarë bejlerësh, të gjithë njerëz të radhës së Xhelal Staraveckës e të Ali Këlcyrës me shokë. Veprimtaria e tyre do të fillonte duke bërë atentate kundër udhëheqësvet të shtetit.“ (Vep.3, 233)

Kur iu vu zjarri kullavet të Marka Gjonit, malësori… mori frymë dhe tani e shikon të ardhmen e tij me besim.” (Vep.3, f.353) (Është viti 1946. Shtatëdhjetë vjet më vonë, punët kanë ndryshuar për keq. Malësori, shpesh herë po merr frymë nëpër qelitë burgjevet. Gj.D.)

Për Mehdi Benë, Mit’hat Benë ose Ali Benë, pak punë prishte nëse jeta e popullit ishte në rrëzik; për këta bejlerë rrëziku ishte populli.” (Vep.3, f.456-457)

Mos më shkelni në tokat e mia, bërtiste tradhtari Bazi i Canes, agjent i armikut okupator dhe këlysh i Ahmet Zogollit, po partizanët heroikë i përlanë, atë dhe mercenarët e tij, brenda tri orëve.” (Vep.3, f.523)

Po kështu bërtisnin, nga prehri i gjermanëvet, tradhtarët Gjon Marka Gjoni, Muharrem Bajraktari, Fiqiri Dineja e të tjerë. Por brigadat e ushtrisë sonë të lavdishme… i përshkuan si rrufeja këta male, duke ndjekur këmba-këmbës gjermanët dhe bajraktarët tradhtarë e armiq të popullit.” (Vep.3, f.523)

Mori fund përgjithmonë pushteti barbar i Gjon Marka Gjonit dhe i priftërinjvet që e ndihmonin, mori fund përgjithmonë sundimi dhe terrori i Muharrem Bajraktarit, i Fiqiri Dines, i Pashk Bibës, i Maliq Bushatit, i Prenk Calit e të tjerë banditëve.” (Vep.3, f.524)

Ishte, pra, një LUFTË. Por tani, mbas 70 apo 80 vjetësh, njerëzit tanë duhet të ndalen dhe të bëjnë analiza serioze. Ç’solli në shtetin që quhej Republika Popullore e Shqipërisë përmbysja, largimi nga pushteti i asaj kategorie njerëzish që Enver Hoxha i quante banditë, dhe ç’solli rikthimi në pushtet në Republikën e Shqipërisë i po asaj klategorie njerëzish mbas vitit 1990? Të bëhen analiza sociale, të bëhen analiza ekonomike, të bëhen analiza politike dhe të nxiren konkluzione, në mënyrë që Kombi Shqiptar të mund të gjejë rrugë të sigurta për të sjellë në këtë vend një mirëqenie të qëndrueshme. S’është aspak fjala për të risjellë socializmin e Enver Hoxhës. Ai socializëm perendoi për të mos u kthyer më. Por është fjala për të gjetur rrugë sa më racionale, në mënyrë që ky popull të dalë më në fund nga kolapsi ku ka rënë.

Mercenarët e Jugut, vegla të verbra të Lumo Skëndos dhe të Ali Këlcyrës, që me armë vritnin, prinin dhe grabitnin popullin për të mbrojtur dhe për të ndihmuar veprën e armikut okupator, ishin njëmijë herë më shumë fajtorë se mercenarët e kriminelëvet tradhtarë, Halil Alisë dhe Mark Gjon Markut.” (Vep.3, f.525-526)

Xhafë Bali (ishte) komandant i bandavet të armatosura të Ballit Kombëtar që vepronin në qarkun e Elbasanit.” (Vep.4, f.21) A nuk ka edhe sot në Elbasan disa banda të armatosura?! Në vitn 2018! Ç’është kjo hata e madhe, që na u rikthye terrori?!

Italianët dhe Balli Kombëtar organizuan Operacionin e Qershorit kundër Mallakastrës. Rreth 2000 italianë të armatosur gjer në dhëmbë, 500 e ca milicë të Maliq Bushatit dhe banda balliste e kriminelit Isa Toska, shpërthyen një operacion më 28 qershor kundër Mallakastrës.” (Vep.4, f.178)

Pas këtij operacioni, italianët dhe Balli Kombëtar organizuan një operacion tjetër. 26000 italianë dhe 2000 ballistë të Isa Toskës u grumbulluan në Qafën e Rabies e në Berat, në Fier e në Selenicë.” (Vep.4, f.178)

A janë të vërteta këto të dhëna? Nëse këto të dhëna janë të vërteta, ballistët e sotëm do të duhej të mbanin një qndrim normal, objektiv, dhe të thoshin: Kanë bërë mirë apo keq paraardhësit e tyre?!

Okupatorët e rinj, gjermanët, bashkë me ballistët e Bektash Cakranit, Reuf Fratarit, Isa Manastirliut dhe Hamit Matjanit, shpërthyen një operacion në shkallë të gjërë mbi Mallakastrën.” (Vep.4, f.179)

Por pak më poshtë Enveri thotë:

S’ka më në Mallakastër Bektash Cakran, Bektash Çorrush, Xhemal Aranitas, Qazim Selfo, ose bejlerë e agallarë të tjerë si këta.“ (Vep.4, f.180)

Meqë jemi te Mallakastra, do të doja të them diçka edhe për Mehmet Shehun.

Në lidhje me bashkëpunimin midis Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, historiografia duhet të mbajë një qëndrim të qartë. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, të dy së bashku, kanë bërë një luftë të madhe për çlirimin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për çlirimin e pjesëvet të tjera të Shqipërisë. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, të dy së bashku secili në profilin e vet, kanë bërë një punë të madhe për rindërimin e Republikës së Shqipërisë, të shkatërruar, jo vetëm nga lufta, por edhe nga një e kaluar e rëndë pesëqindvjeçare, dhe për hedhjen e themelevet të një ekonomie e të një kulture që Kombi ynë s’e kish parë qysh prej Humanizmit dhe Renesansës së madhe Evropiane.

Me mënyrën se si e mbyllën jetën këta dy udhëheqës të mëdhenj të Kombit tonë, historiografia sigurisht që do të merret, por ajo nuk është thelbësore. Thelbësor është bashkëpunimi i tyre i suksesshëm dyzetvjeçar. Se çfarë kontradiktash ka pasur Napoleon Bonaparti dhe sa francezë janë vrarë nën flamurin e tij, sigurisht që është për t’u ditur, por themeli është dhe mbetet ajo çfarë solli Napoleon Bonaparti në historinë e kombit francez. Kështu do të trajtohen edhe Enver Hoxha e Mehmet Shehu në historiografinë shqiptare.

Tani vazhdojmë me citimet:

Qazim Koculi… tok me Halil Alinë, Selim Kaloshin dhe me kolonel Klementin (italian, Gj.D.) në krye, u vërsulën… për të shuar luftën e Vlorës.“ (Vep.4, f.190)

A janë të vërteta këto të dhëna? Nëse po, ç’thonë tekstet e historisë dhe ç’qëndrim mbajnë legalistët e sotëm?

Spiunët e fashizmit italo-gjerman, Qazim Koculi, Hysni Lepenica e Skënder Muçoja u vranë nga dora e vetë atyre, në shërbimin e të cilëvet ata kishin shitur edhe shpirtin.” (Vep.4, f.190)

U gjykuan në Tiranë Abdyl Kokoshi, Sheh Karbunara dhe të tjerë tradhtarë.” (Vep.4, f.199)

Çfarë do të presë populli nga familja e Kokoshit, e Koculit, e Risilisë, e Sharrës, e Peshkëpisë? Asgjë tjetër, përveçse një varg tradhtarësh, të cilët njeri pas tjetrit zbulohen dhe marrin dënimin e merituar.” (Vep.4, f.199)

E MIRA do të ishte që pinjojtë e sotëm të këtyre familjeve të dëshmonin të kundërtën e asaj që ka thënë Enver Hoxha. Jo me fjalë, por me vepra, në të mirë të Kombit e të Atdheut. Dhe E MIRA do të ishte që, për asnjë person apo familje, ne shqiptarët e sotëm, të mos mund të flisnim siç pat folur atëherë Enver Hoxha për Kokoshët, Koculët, Risilitë, Sharrët e Peshkëpitë. Por, ku t’i gjesh këto TË MIRA në Kombin tonë, në ditët e sotme?!

Ali Këlcyra, Zenel Gjoleka etj. hodhën parulla nacionaliste mashtruese duke thënë se gjoja këtyre u dhimbsej populli, kurse neve, djemve (të popullit) (nuk na dhimbsej populli).” (Vep.4, f.219)

Këta pseudopatriotë, këta pseudointelektualë, këta bejlerë, që dje gjoja hiqeshin kundër Zogut, …këta s’ishin veçse njerëz të Italisë dhe të Gjermanisë, të shitur kokë e këmbë te ata. Të tillë kanë qenë Ali Këlcyra, Bahri Omari, Rasim Babametoja.” (Vep.4, f.232)

Agallarët e Gjirokastrës dhe ideologët e tyre: Ali Këlcyrët, Bahri Omarët, Rasim Babametot, Beso Gegët, Vasil Shahinët, Aleks Çeçot, …u përpoqën …të futnin grindjen e vjetër, myslimanë e të krishterë, shqiptarë e minoritarë.” (Vep.4, f.238)

Ç’i lidhte Sherif Karagjozët  dhe serselinët e tyre, Hasanajt, djemtë e Sami Kokalarit, Litajt, Çeçët, djemtë e Xhevdet Selfos, Xhevat Kallajxhiun etj. me popullin e (krahinës së Gjirokastrës)? Asgjë. Këta çifligarë dhe spekulatorë rronin vetëm për veten e tyre.” (Vep.4, f.239)

Shefqet Bejën me shokë ne i quajmë banditë fashistë dhe i dënojmë pa mëshirë.” (Vep.4, f.259)

Pushteti popullor i kapi këta njerëz nga zverku, i çoi në gjyq dhe u dha denim të pamëshirshëm. Të tillë qenë Agatokli Xhitomi e të tjerë.” (Vep.4, f.271)

Vijon nesër…

October 9, 2018 09:08
Komento

11 Komente

  1. Toni October 9, 09:51

    He me te lumsha…..hallall e pac….

    Reply to this comment
  2. MH October 9, 13:35

    “Qëllimi i këtyre elementëve (të arrestuar në qytete të ndryshëm të RPSH-së në janar 1946, Gj.D.) ishte të rrëzonin pushtetin e popullit dhe të sillnin në fuqi regjimet e vjetër shtypës dhe antipopullorë.” (Vep.3, f.233)
    Origjinal si sot me qeverisjen e cdo qeverie qe del nga selia SHQUP-ise.
    Listen e pare me heronjet tradhetar tu vihet ne propozim per ti dekoruar sic dekoroi Nishani Ballistet para se te hiqte bithet nga karriga e PRESIDENCES.Keshtu e kan Cv te gjithe banoret e SHQUP-it.
    Qe te jemi korrekt.Me perjashtim te ndonjerit qe heroizmin e shperdoroi ne hale me nji kaqol kokes.Jo iku po u plandos palmuc ne hale e gjithe krenaria e tije.Ky duhet te perfaqesoj te gjithe krenarine tyre.Ta kene per krenari,krenarin e heroizmit te fund jetes ne hale.

    Reply to this comment
  3. MH October 9, 13:39

    Hera e pare qe shikoj ftyren e teneqegjiut,dhe ku! Ne gjyqe.
    paskesh kene bukurmire me shendet.Nuk ia paska prish mushkerit dizapa ne ushtrimin e zanatit.

    Reply to this comment
  4. Shqipe October 9, 14:57

    Ne asnje vend te botes nuk kane marre demshperblime te denuarit nga qeverite e nje sistemi tjeter, pervec se ne Shqiperi, nga vellezerit e tyre po tradhetare me ne krye Sali Berishen dhe Elez Biberaj.

    Reply to this comment
  5. Adih October 9, 15:19

    Gjoke Dabaj …Nuk kemi nevoje per perkthyesa .Ky shkrimi juaj do hidhet ne koshe te plerave ,ashtu si ka hedhur dhe do ta hedhi akoma me shume Enver Hoxhen diktatorin me brutal te kampit Komunist .Prandaj mos u lodh kot te shkruash ne vijim per neser e per pasneser ,mos na acaro nga nervet o carac i “zgjuar”..Nje gje do tja u kujtoja , mos i shani keta politikanet tane te socem ,te shkarerimit qe bene ,te fabrikave ,uzinave etj ,per interasa te veta materiale etj ,se keta jane pjelle e Enver Hoxhes ,dhe bie ne kundershtim ,me llogjiken tende . Prandaj te te rroje ty Partia e PPSH ,qe na pruri keto te mira sot e 70 vite.??!

    Reply to this comment
    • Po , Po October 9, 21:56

      Të verbon e vërteta , more @Adih ! Gjërat duhen thënë troç , ashtu si kanë ndëdhur e po i jetojmë për ditë , e jo me pasionin e revanshistit ! Prandaj Shqipëria po zhytet çdo ditë e më thelle ne mjerim e varfëri , e përgjysmuar si popullatë , dhe në jetën mesatare … , në të gjith fushat e jetës . Mos i mbyll sytë me dashje , për të mos parë të vërteten në dritën e diellit , sado e hidhur që të jetë ajo , se Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve e jo vetëm e atyre që ua dhuruan me dekrete , sulltanët , për shërbimet e vyera që i bënin , në kurriz të ketij populli !

      Reply to this comment
  6. vjola October 9, 17:23

    Te lumte , Te lumte . Me pa tjeter vetem keshtu veprohet . HAKA TEK I ZOTI .Vetem Duke U Ballafaquar Me Fakte ,dhe jo me inate qe te nxjerrin perfitime te ndryshme kriminele dhe pasardhes kriminelesh . S’ka ngelur kriminel e hajdut pa dekoruar e pa perfituar nga banditet e tridhjete vjeteve .

    Reply to this comment
  7. Che Guevara October 10, 00:33

    Te pershendes me gjithe shpirt,i nderuari patriot idealist Gjoke Dabaj!
    Ke thene te verteta qe ralle kush i ka shprehur kaq sakte e kaq drejte sa ty!
    Sot Shqiperia po vuan nen cizmen pushtuese te pinjolleve ish komuniste,ndersa ngopen me miliarda pinjollet e atyre qe bashkepunuan me pushtuesit!
    Ne burgjet socialiste ishin me shume hajdute, spiune,diversante,tradhetare etj dhe ralle ndonje politikan i vogel!
    Por te gjithe jane demshperblyer me leket e popullit padrejtesisht,pa e fituar PAFAJESINE me gjyq por me vendim politik!
    Ky eshte nje veprim antikombetar,antinjerezor dhe qe fshin tradhetine apo krimet e tyre duke i kthyer ne heronj!
    Dhe kete e bene sundimtaret e ardhur ne pushtet,por qe ishin pinjolle te ish bllokut si Fatos Nano,Sali Berisha,Edi Rama etj!
    Askush keto 28 vjet nuk ka kerkuar te behet nje konference shkencore ku te gjykohet rrezimi i socializmit,nga kush u rrezua,me cfare organizimi ideologjik,politik e ushtarak mbroheshin,kush i financionte,cfare programi kishin etj!
    Deri sot askush nuk ka folur se pse qe ne fillim te humneres antikomuniste nuk u hartua nje Strategji Kombetare e Zhvillimit,qe te percaktonte drejtimet,rruget,forcat dhe mjetet e kalimit nga socializmi ne kapitalizem!
    Dhe kjo nuk u be se regjia nderkombetare nuk e kishte hallin tek jeta e shqiptareve,por tek rrezimi i socializmit si sistem ideologjik e politik ne Shqiperi!
    Pse nuk jane analizuar keto 28 vjet?
    Sepse ne asnje drejtim nuk mund te mburren se kane bere ndonje gje me te mire se socializmi per shumicen e shqiptareve!
    Qeverite nuk mundohen per interesat e popullit,sepse gjykojne per 4 vjetet pushtet dhe shumica e buxhetit shpenzohet ne vitin para elektoral per te mashtruar shqiptaret!
    Shikoni Ramen dhe Veliajn,qe kane shperdoruar buxhetin e shtetit kryesisht per qendrat e qyteteve,aty ku bien me shume ne sy,propagandojne 100 fshatrat turistike,kur ata jo vetem jane boshatisur,por edhe qytetet bashke me ata!
    Punon Veliaj thone ne Tirane,por kete e thone ata qe kane perfituar rastesisht nga ai!
    Se per 50 mije banoret e Yzberishtit nuk eshte shpenzuar asnje lek,prandaj rrojme si ne GETO pa asnje cerdhe,kopesht,shkolle,kend lojrash,lulishte apo rruge te shtruara!
    Pse ky diskriminim i Yzberishtit?
    Ky eshte regjim antipopullor!

    Reply to this comment
  8. Arbeni October 10, 08:46

    Vettingu eshte i pa mundur (pa kllapa fare) nga kjo qeveri per nje arsye fare te thjeshte : Nuk ben dot Vetting ne polici! Per arsyen me te thjeshte akoma : Sepse ka Ministrin e Brendeshem te parin qe duhet qeruar nga Vettingu! Si mund te behet Vetting per policet e thjeshte kane apo jo familjare te denuar per trafiqe, kur eshte vete Fatmir Xhafaj Ministri i Brendeshem me vella te denuar per trafik droge! Ja pra, pse nuk ben dot Vetting ky pushtet, ja pse eshte “bllokuar” Vettingu ne polici! Bllokazhi quhet Agron Xhafaj, i denuar per trafik droge e njekohesisht vellai i Ministrit Brendeshem. Qeveri e vet-bllokuar nga Vettingu! Pa asnje alibi qe ta hedhe fajin tjeterkund. Nuk e kejon kete gje Agron Xhafaj dhe vellai i tij Minister i Brendeshem.

    Reply to this comment
  9. shpatar October 11, 21:53

    Kemi 27 vjet qe flasim e flanim per bemat e komunizmit e jemi qorruar nga bumi i demokracis se partive te vetshpallura proverdiste.
    O popull qe i hengret te gjitha a e mendoni se ku po perfundoni. Koken kurr skini per ta ngritur nese nuk shporrni kete klas politike. Pallavrat e Vettingut prisni te gjukohe gjakpirsit qe sot kontrollojne gjithcka. Duroni edhe 70 vjet te kaloj koha e kaubojsave shqiptar. Jemi si Amerika e viteve 1750 + 70=1820 kur filloj te vendoste demokracia.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*