“Vettingu”, i treti që do verifikohet është gjykatësi i Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva

April 5, 2018 17:48

“Vettingu”, i treti që do verifikohet është gjykatësi i Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva

 

Pasi ka krijuar tashmë ‘eksperiencë’ në gjykim me Fatos Lulon e përjashtuar nga sistemi dhe Vitore Tushën, e cila doli me pasuri të justifikuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më datë 11 prill do të zhvillojë edhe seancën e radhës dëgjimore.

Subjekti që do të dalë përpara trupës gjykuese të përbërë nga treshja Alma Faksaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli do të jetë gjykatësi i Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva.

Trezhnjeva bëhet kështu i treti anëtar i sistemit të drejtësisë që do të dalë përpara trupës së KPK-së, pas Lulos dhe Tushës.

Besim Trezhnjeva është edhe një nga anëtarët e sistemit të drejtësisë, që synon të bëhet pjesë e trupës së KLP-së.

a.s/dita

April 5, 2018 17:48
Komento

1 Koment

  1. sapa April 5, 19:31

    Proces qesharak kur mendon se ne ate vend pjesa dermuese jane te korruptuar!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*