Vettingu, KPK: Kryeprokurori i Tiranës ka fshehur pasurinë

July 27, 2018 17:19

Vettingu, KPK: Kryeprokurori i Tiranës ka fshehur pasurinë

Prokurori i Tiranës, Dritan Rreshka e gjithashtu një nga ekspertët e nivelit të lartë për reformën në drejtësi doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Gjatë seancës u hodhën pikëpyetje mbi njëanshmërinë e ILDKPKI mbi një raport për pasurinë e prokurorit Rreshka. Këto dyshime lidhen me faktin se vite më parë prokurori Rreshka ka hetuar te Krimet e Rënda një çështje për dyshimet e korrupsionit ndaj ILDKPKI.

Sipas KPK-së, ka deklaruar të ardhura nga qiraja dhe emigracioni gjatë kohës kur ishte student, por KPK-ja ka dalë në përfundimin se ka mungesë për të ardhurat nga emigracioni dhe nga qiratë e katit të parë të një objekti privat, i cili është ndërtuar në bashkëpronësi me të afërmit.

Raporti i ILDKPKI ka dalë në përfundim se Rreshka ka kryer deklarim të rremë.

Rreshka është përgjigjur: “Kam depozituar në KPK kontratën e punës të siguruar në Greqi, atje ku kam punuar në vitin 1997-1998. Nga 1999 deri në 2003 kam punuar pranë organizatës amerikane CRS. Të ardhurat e mia nga puna në Greqi dhe nga puna në periudhën 1999-2003 nuk i ka analizuar as ILDKPI dhe as KPK-ja”.

“Çfarë nuk kam deklaruar? Pse nuk bëra legalizimin e shtëpisë? Legalizimi është bërë në 2010 dhe secili anëtar ka marrë pjesën që i takon. Unë jetoj vetëm në njërin kat bashkë me familjen, në katin tjetër vëllai dhe njëri është i pambaruar. Përmendët kredinë e butë. Në 2010 iu atribuan prokurorit të përgjithshëm disa kredi. Në atë kohë aplikova edhe unë. Ju dorëzova kopje të dokumentit që kam dorëzuar. Sqarimet ua kam dhënë. Ato kredi që i jepen prokurorit të përgjithshëm nuk jepen vetëm për prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, por edhe për prokuroritë e rretheve. Dhe diskutimi më takon apo jo, nuk qëndron”, shtoi prokurori i Tiranës.

Në fund, Rreshka tha se nuk i ka ardhur mirë kur pa se në dosjen e dorëzuar prej tij në ILDKPKI nuk janë marrë parasysh provat.

o.j/dita

July 27, 2018 17:19
Komento

5 Komente

  1. adi July 27, 18:40

    Burg per kete hajdut

    Reply to this comment
  2. Fat man July 27, 21:13

    Si po dalin hajdutet nje e nga nje, po i nxjerr nga strofulla Vetting.
    Per keta plehra duhet burg dhe konfiskim pasurish, vetem keshtu vihet ne vend Drejtesia.
    Cdo dite Vetting po nxjerr hajdute dhe po tregon sistemin e kalbur te Padrejtesise te ngritur nga krimineli i pandeshkuar Sali Kar-axhic.
    Rrofte Amerika qe ngulmoj per Reformen ne Padrejtesi dhe per Vetting.

    Reply to this comment
  3. Cfare te thuash ! July 28, 09:51

    Maja e ajzbergut te nje bande hajdutesh dhe bashkepuntoresh ne pasurimin me “ligj” te asteve te tyre monetere dhe pasurive patundeshme qe kane grabitur nder vite nepermjet ryshfeteve Keta kane perdorur pozicionin e tyre dhe autoritetin e tyre ligjore me leshime dhe tjetersime te vendimeve duke perfituar shuma te majme qe sot perkthehen ne Vila,Llogari Bankare, Investime te cilat nuk i kane deklaruar, ose i kane tjetrsuar ne pasuri te te afermeve per te humbur gjurmet e krimit ! Keta kane kryer vepra penale, si ka mundesi te punojne ne sistemin e Drejtesise ? Si ka mundesi te kene fytytre te kerkojne nje rikualifikim ne detyre ?!!
    Kjo eshte nje masaker qe i eshte bere sistemit te drejtesise i cili ka nje influence shume te madhe ne te gjitha sektoret e tjere !

    Reply to this comment
  4. perkthyesi July 28, 09:59

    Sikur vetem konfiskimi i pasurise tu behet ketyre, i ke denuar me vdekje! Ne burg mund te shkojne, por mos te harrojme se atje do mbahen serish me parate tona, sepse “u kemi shume borxhe”! Duhet njekohesisht tu ndalohet kategorikisht kryerja e funksionit te meparshem. Le te vrasin mendjen e te gjejne pune ku te duan, ashtu sic po bejne shqiptaret e thjeshte. Demokracia ka hapesira te gjera dhe per ta!

    Reply to this comment
  5. OPGJ July 28, 12:30

    Kjo nuk eshte as 1 e 10 apo 100 e pasurise s3 tyreqe kane deklaruar.
    Po skane problem i mbron Xh.Zaganjori e Edi ramaqe mos u sekuestrohen pasurite.Jo se Edi eshte bashkepuntor por ezhte human qe.zbaton biblen.Kane.qene ne bote shume drejtues te ekzekutiveve qe meritojne keta h
    Hajdute si Ataturku si edhe nje shqiptar qe per hajdutet si keta dhe te koruptuarit ishte ILAC Sherues.Emri nuk me kujtohet por ne mos gaboj ishte nga Mallakastra.O Edi Rama mavriu 1 te 100 e tij bej kunder bajduteve dhe do te jezh kryeministri me i mire i Shqiperise.Ndryshe do shkosh ne gjyq te pakten per shperdorim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*