Vettingu, vaksina e nevojshme për shtetin

February 25, 2018 11:04

Vettingu, vaksina e nevojshme për shtetin

 

Spartak Braho*

Duket se, ora historike që shteti dhe institucionet e tij të marrin frymë lehtësisht e të painfektuara nga spazmat e korrupsionit po afron, ndonëse me ritëm të ngadaltë.

Pas 27 vitesh tranzicion të lodhshëm, me një demokraci dhe pluralizëm të deformuar, të cilat kanë bërë që vendi të ngelet në një stanjacion të dhimbshëm ekonomik dhe institucional me deformime të llahtarshme morale me moton të zhvasim kudo e këdo në emër të postit, në emër të zyrës së shtetit, në emër të ligjit, po troket ora për vendosjen e shtetit të së drejtës.

Tik-taku i Reformës në Drejtësi po ecën me siguri dhe të gjithë, po i ndjejnë efektet e para. Zembereku i kësaj reforme historike është padiskutim, “Vettingu”.

Ky term me prejardhje të hershme nga gjuha angleze, u përdor fillimisht në vendin tonë gjatë vitit 2016, kur edhe nisi projekti i madh i Reformës në Drejtësi, i iniciuar me ngulm dhe ne partneritet me SHBA dhe BE.

  1. Vetingu është dhe duhet të jetë filozofia e re e drejtimit dhe e organizimit të shtetit

Tashmë shqiptarët po familjarizohen me këtë term, e cila në fakt është bërë kryefjalë e diskursit jo vetëm politik por edhe jashtë ambienteve politike, në opinionin e gjerë.

Për shumicën e opinionit shqiptarë ai nënkupton shpresë, se më në fund punët në këtë vend do të shkojnë në drejtimin e duhur, se po lind një rreze drite e cila do të udhëheqë rrugën për një zhvillim normal demokratik dhe të konsolidimit të plotë të shtetit të së drejtës.

Për të tjerët, pra për një pakicë, për ata që kundërshtojnë dhe nuk e mirëpresin, këtë proces, “Vetting”, do të thotë dizinfektim i plehut të korrupsionit moral, financiar e institucional, për ti dhënë kështu fund fushës së lirë për të abuzuar me punët, me paratë dhe me pasuritë e shtetit, nëpërmjet uzurpimit dhe shfrytëzimit të funksioneve publike.

Por cili është kuptimi dhe etimologjia e fjalës “Vetting”?

Për kulturë dhe hollësisht, po shpjegojmë se:

Sipas Diksionierit të fjalorit anglez, fjala “vet” është shkurtimi i fjalës veteriner”, ndërsa“Vetting” ka qenë një proces për “kontrollin e imtësishëm shëndetësor të kafshëve!”. Fjala “Vetting” është përdorur për herë të parë në shekullin e 18-ë në Britani, në kohën kur lindi edhe sporti i garave me kuaj. Një kalë, para se të hynte në garë, i nënshtrohej një kontrolli të rreptë prej një veterineri me integritet të lartë profesional, lidhur me gjendjen e tij shëndetësore dhe të rezistencës.

Më pas jo vetëm në Angli, por edhe në SHBA dhe vende të tjera, ky term mori kuptim dhe u aplikua. si sistem i organizuar i kontrollit shtetëror që nënkuptonte verifikimin e investigimin e hollësishëm të atyre individëve, që do të ngarkoheshin për të kryer funksione publike dhe shtetërore.

Në Shqipëri, vetëm me rastin nisjes se procesit të Reformës në organet e Drejtësisë, edhe nën ndikimin e specialistëve të huaj, euro-amerikanë, nisi përdorimi publik dhe aplikimi i kësaj fjale.

Vettingu sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ndryshimeve kushtetuese për aplikimin e reformës në sistemin e drejtësisë, aktualisht është i kufizuar vetëm në kontrollin e pastërtisë së figurës të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në kuadër të një reforme të thellë në këtë sistem.

Fatmir Xhafaj, si deputet dhe drejtues i Komisionit për Reformën në Drejtësi, dhe pas emërimit si Ministër i Brendshëm, me iniciativën e tij, por edhe me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar e ka shtrire këtë proces, edhe në strukturat e Policisë së Shtetit.

Padyshim që kjo ishte një iniciativë e nevojshme dhe e domosdoshme, e konkretizuar me ligj të posaçëm pas “plagëve” që mori Policia e Shtetit prej elementeve të veçantë të saj, të implikuar dhe të kriminalizuar në prodhimin dhe shitjen e kanabisit.

Duhet thënë, se ligji i Vettingut, për rivlerësimin e verifikimin e gjyqtarëve, prokurorëve si dhe punonjësve të policisë ndaj të cilëve ka nisur të kryhet procesi i vetting-ut ka për qëllim thelbësor ngritjen dhe funksionimin e një sistemi të ri, ku nëpunësit e aparatit shtetëror dhe sistemit të drejtësisë, të arrijnë jo vetëm parametrat e nevojshëm profesional, por edhe në luftën ndaj korrupsionit dhe ndikimit të krimit mbi politikën, dekurajimin e fenomeneve të paligjshmërisë dhe të paprekshmërisë, me synimin dhënien e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Ky proces reformimi, siç synohet të kryhet dhe kuptohet nga ligji përkatës i vettingut mbështetet mbi tre kolona thelbësore:

Së pari, synohet evidentimi real dhe individual i nivelit profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe marrjen e masave përkatëse për rritjen e nivelit profesional të atyre që kanë mangësi dhe largimin nga sistemi i drejtësisë të atyre personave që janë tërësisht të paaftë, të korruptuar, që dëmtojnë procesin e punës së organeve të drejtësisë dhe sjellin pasoja katastrofale e të pariparueshme, në dhënien e drejtësisë ndaj të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve.

Së dyti, synohet evidentimi real dhe individual i origjinës së pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme nga gjyqtarët dhe prokurorët, duke e shtrirë procesin e verifikimit, edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Së treti, synohet evidentimi i elementëve dhe personave konkretë të lidhur me krimin e organizuar brenda dhe jashtë vendit, me anë të instrumenteve ligjorë në bashkëpunim, edhe me agjencitë e specializuara për këtë qëllim.

Pra ky ekzaminim i bazuar në elementët e mësipërm ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve por, dhe ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit së shpejti, ka për qëllim “pastrimin” e strukturave të sistemit të drejtësisë dhe policisë nga elementë të lidhur me krimin, por edhe të atyre që janë të korruptuar e të paaftë dhe që i kanë përfituar vendet e punës (dhe i shfrytëzojnë ato) mbi bazat e lidhjeve, nën ndikimin e politikes si dhe ndikimit financiar.

Është evidente, se vetëm pas fillimit të procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë dhe të policisë, shoqëria shqiptare po merr e do marre frymë lirisht dhe po rritet shpresa e besimi, për instalimin e shtetit të së drejtës, më në fund edhe në vendin tonë. Duhet pranuar se sistemi i deri tanishëm i vlerësimit, dhe rekrutimit, i nivelit profesional në organet e drejtësisë ka dështuar plotësisht.

Rregullimet dhe ndryshimet e reja kushtetuese kanë normuar një mënyrë më eficente, për promovimin e punonjësve të drejtësisë larg ndikimeve politike, e që garantojnë pavarësinë e këtyre organeve.

  1. Por a është i mjaftueshëm procesi i vettingut vetëm ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të policisë?

Mendoj se jo. Kemi nisur të pastrojmë qelbin e një kolone të strukturës së shtetit, por shteti ka edhe kolona të tjera të rëndësishme dhe jetike, të cilat domosdoshmërisht duhen pastruar. Kur them “pastrim”, kam parasysh procesin e verifikimit dhe zbatimit të të gjithë atyre elementëve, që duhet te zbatohen sipas kritereve të ligjit të vettingut.

Në këtë kuptim, shoqëria dhe strukturat e shtetit shqiptar duhet të pastrohen nga të zhyturit në llumin e korrupsionit dhe të paaftësisë së qëllimshme, rrjedhojë e rekrutimit mbi baza jo ligjore. Këta elementë, procesi i zbatimit të ligjit të vettingut duhet t’i detyrojë të lënë vendet e punës, por edhe të përgjigjen për aktivitetin dhe veprimtarinë e kryer prej tyre. Të aftët profesionalisht, të ndershmit dhe ata me integritet, duhet të promovohen duke u përgatitur gradualisht për t’iu zënë vendin e nxjerrë nga strukturat e organeve të drejtësisë, të paaftit e të korruptuarit.

Ky është edhe synimi madhor i mazhorancës socialiste dhe progresiste. Pra nëpërmjet këtij reformimi total të kolonave të shtetit, me këtë synim dhe mision historik kjo mazhorancë duhet e do të jetë e vendosur deri në fund, që ta çojë atë përpara pa mëdyshje, pa u ndalur dhe pa u tërhequr nga sulmet dhe shkopinjtë që opozita e sotme tenton që t’i fusë nën rrota.

III. Vetting për të gjithë strukturat e rëndësishme shtetërore

Por kësaj mazhorance i del për detyrë që ta shtrijë procesin e vettingut, edhe më tej. Me këtë ide kam parasysh që ai të shtrihet, edhe në strukturat politikë-bërëse dhe në radhë të parë, në strukturat legjislative. Vettingu duhet të shtrihet domosdoshmërisht, edhe ndaj deputetëve e politikanëve, pavarësisht se ndaj tyre funksionon, edhe ligji i dekriminalizimit.

Por, procesi i “Vettingut”, ashtu si po veprohet së fundmi me Policinë e Shtetit duhet të shtrihet e të përfshijë sa më shpejtë, edhe institucione të tjera të rëndësishme të piramidës shtetërore, si Kontrolli i Lartë i Shtetit, sistemin e Tatim Taksave dhe atyre të Doganave, sistemi penitenciare ( të burgjeve ) sistemin e agjensive të shërbimeve sekrete, sistemin diplomatik etj.

Le ti marrim shkurtimisht me radhë:

Kontrolli i Lartë të Shtetit është një institucion i një rëndësie të veçantë te cilit Kushtetuta e ka përcaktuar si institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar i shtetit.

Ai varet nga parlamenti dhe raporton përpara tij një herë në vit, por punonjësit e tij duhet urgjentisht ti nënshtrohen Vettingut. KLSH e mbuluar gjithmonë nën aureolën e “pavarësisë”, dhe i argumentuar e ndërtuar si element i kontrollit të opozitës ndaj strukturave shtetërore, ka në përbërjen e vet aktualisht, afro 200 punonjës. Pra një armatë të tërë kontrollorësh, që kanë për detyrë mirëmbajtjen e punëve të administratës shtetërore, por dhe mirë-administrimin në përdorimin e mjeteve monetare dhe vlerave financiare.

Është në detyrën e këtij institucioni të kontrollojë, por edhe të denoncojë shkeljet ligjore dhe veprimet korruptive në përdorimin e fondeve publike nga administrata shtetërore.

Por si i ka kryer ky institucion, funksionet e tij?

Mendoj, se jo si duhet. Një nga faktorët kryesorë të dështimit të luftës ndaj korrupsionit në përdorimin e fondeve publike, si dhe dënimit dhe eleminimit të tyre është pikërisht, edhe KLSH-ja. Është fakt, se shumica e denoncimeve të KLSH pranë organeve të drejtësisë, në prokurori më konkretisht, kanë mbetur “stok” edhe si rezultat i investigimit të dobët të shkeljeve korruptive, pa përjashtuar natyrisht, edhe nivelin e dobët të punës zbuluese dhe hetimore të organit të akuzës në mjaft raste.

KLSH është një institucion jetik për rolin monitorues, ndihmës dhe denoncues të shkeljeve në përdorimin e vlerave financiare nga administrata shtetërore, që i paraprinë punës së organeve të drejtësisë. Prandaj të gjithë ata që punojnë aty, nëpunës dhe kontrollorë, që kanë të bëjnë me kontrollin e përdorimit të vlerave monetare e financiare, me paratë e shtetit, duhet të kalojnë urgjentisht në sitën e procesit të vettingut. Kështu ky organ do të çlirohet, edhe nga akuzat e paragjykimet jo të rralla, si organ “gjobvënës”.

Sistemi i Tatim-Taksave e Doganave, punonjësit e tij janë rojet e financave të shtetit

Të dyja këto institucione në varësi të ministrisë së Financave janë më të përfolurat në 27 vite, si djep i korrupsionit dhe abuzimit me ligjin. Dhe në fakt ky nuk është një opinion dhe perceptim në hava, por shpesh edhe një realitet. Ndaj punonjësit e këtij sistemi, doganierët e inspektorët tatimore, si roje të financave të shtetit nuk mund të lihen, “të qetë”, jashtë procesit të vettingut.

Është për t’u çuditur që drejtuesit e institucioneve të mësipërme si i KLSH-së, Ministri i Financave, i Drejtësisë, i Punëve të Jashtme, i SHISH-it deri tani nuk ndjehen të detyruar për t’u organizuar e iniciuar edhe ata në dikasteret që drejtojnë vettingun ashtu si kolegu i tyre Ministri i Brendshëm Xhafaj, por nëqoftëse ata nuk ndjehen apo heshtin duhet ti nxisë Kryeministri Rama për të shtyrë më tej procesin e vettingut si drejtues i mazhorancës që ka marrë përsipër misionin për reformimin e shtetit.

Padyshim, mund të ketë edhe struktura të tjera të administratës shtetërore që duhet të vettingohen. Por kjo kërkon studim të hollësishëm, në radhë të parë nga ligjvënësit si dhe vullnet politik të mazhorancës që e ka nisur dhe po udhëheq procesin e reformimit të strukturave të shtetit.

Së fundmi shtrohet pyetja; se si do të realizohet e zbatohet ky proces vettingu për të gjitha strukturat e kolonat e shtetit?

Ka vetëm një përgjigje dhe një mënyrë, e cila është: Jo me arbitraritet, por vetëm me ligj e konsensus mbarë politik. Përvoja, tashmë po fitohet, ingranazhi ka nisur të punojë!.

Realizimi i këtij misioni të madh historik i reformës të strukturave të shtetit tashmë ka filluar e duhet të vazhdojë, por vetëm pas përfundimit të tij me sukses mund të themi, se Shqipëria është futur në rrugën e instalimit përfundimtar të shtetit të së drejtës, si shansi i vetëm që mundëson zhvillimin ekonomik, barazinë përpara ligjit dhe mirëqenie, për të gjithë.

*Këshilltar i Kryeministrit

February 25, 2018 11:04
Komento

22 Komente

  1. red por jo i kuq February 25, 11:38

    Teorikisht jemi dakord zoti keshilltar i kryeministrit
    Por vettingu nuk e pengoi kryeministrin qe te emeronte nje hajdut te denuar te PDIU ne krye te INSTAT

    Reply to this comment
  2. petrit February 25, 11:42

    Mire do te ishte qe vetingu te fillonte nga ju zoti Broho, per te nxjerre ne drite te shkuaren tende te larget dhe ate te afert. Nuk duhet te harrosh qe ka akoma shume njerez qe te njohin mire ty dhe sojin tend zoti Braho.

    Reply to this comment
  3. E VERTETA February 25, 12:00

    Aq shume po e ndjeme vetingun dhe po e kuptojme,sa jemi gati te paguajme TRE fishin e cmimit te ujit( po te marrim baze rrogat,duhet te jete DHJETE fish me i shtrejti ne gjithe boten).Reforma e vetingut ka filluar nga UJI.Uji perdoret edhe per te pastruar halene,por me çmimin e ujit,na vjen zor ta shtypim kazanin…keshte qe muti do na mbyse dhe vetingun nuk do kemi mundesi ta perdorim sepse sic thashe, muti do uje.Duam uje te pishe edhe per te na letesuar jashteqitjen,por edhe ta heqim nga halete tona.Ujin ju e bete FLORI.Nuk e di nqs Taku ka shpikur ndonje formule si te bashkepunoje muti me froririn…por der me tani,popullit( shqiptarve) muti po i ngel i PALARE z .Taku.

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit February 25, 12:41

    Vetingu vjen nga shqipja, kur blihej gomari ne pazar shikohej si i kishte dhembet…Vetingut ia kishte gjetur ilaçin Enver Hoxha, nuk paguante hiç nje batalion kontrolluesish per kontrolloret, por te emeronte dhe te tregonte vijen e kuqe…Po ta krruaje menderen dhe te beje korrupsion te kepuste plumbin, ose te çonte ne Spaç. Ajo metode ishte nena e Vetingut, edhe kinezet e kane kopjuar nga ne. Kurse ne do bekemi Veting alla frenga. Kontrolloret e kontrolluesve po i perzgjedh Kuvendi, te cilin e kontrollojne debudedet defiçente si mulnoka apo salianji me gridumen, Keta i kontrollojne kryetaret dhe kryetaret i kontrollon kontrollor saliu.

    Reply to this comment
  5. Zgalem February 25, 12:46

    Kam pasur dyshim se ky burre ka qene i pa afte dhe i perlyer ne korrupsion . Nuk besoj se eshte tamam keshtu . I njef problemet dhe ka llogjiken e analizes . Pervojen e gjate , e ve ne pune te dobishme . Afiniteti me Ilir Meten , ja ka zbehur shume figuren institucionale ,por nuk eshte koleg i Ilirit . Besoj se ka energji intelektuale te besushme, per t’i sherbyer vendit te punes , ku eshe angazhuar. Ka mjaft pervoje dhe di ta veri ne pune te dobishme . Zgalem

    Reply to this comment
  6. Damir Fazlliq February 25, 12:52

    BRAVO TAKU,KERKO TE JESH NE NJE QELI ME SKRAPALLIUN

    Reply to this comment
  7. Igli February 25, 12:56

    Vetingu quhet kur t kapi ish shefin e autorit

    Reply to this comment
  8. MH February 25, 13:14

    Ne duhet ta organizojme vetingun jo per kuaj se,ne pergjithesi kuajt jane te bute dhe te rahateshem.Po si t’ia bajme qe ta perdorim per njithunderaket pjelle e kryqezuar nga gomer me pela dhe anasjelltas kale mbi gomarica.Pjelle kjo qe nuk jep as trashigimtar.Po vetem mushk e cfare mushkut si ay i Vicidolit te Tropojes.
    Ketu e kam merakun ti kontrollojme rreptesisht.Dhe ti strehojme ne hanet e Recit perjetesisht.

    Reply to this comment
  9. Nik Curri February 25, 15:14

    O Tak po ik more fytyra e politikhanes shqiptare ala Ilir Monika me ne kry sot Edvin plhnen qe ka grumbllu si pune jote…ik se e dime se cfare je dhe do te na hiqesh se je per shtetin!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  10. George Orwell February 25, 15:29

    Zoti Spartak Deletja (delete=fjala me e ndyre shqip)
    .
    As ne …KOLONI
    —AS NE VENDET E PUSHTUARA-
    -AS NE PROTEKTORATE
    nuk ndodh nje reforme e tille dekriminalizmi (vetingu) qe Vetereniri Donald Lu po e perdor ne Fermen e kafsheve me emrin Shqiperi..kujtoni ORWELLIN..
    .
    Eshte kriminale qe faktori I jashtem me ca ambasadoruce ..dhe e brendshem me ca Spartakuce po vene mikroskopin per ushtaret qe kane bere shkelje ordinere duke harruar me qellim kupolen super-kriminale te Berishes qe duket se ju ka lidhur bolet ca dipllomateve euroatllatike qe duhen te jene te paret per Veting..per aferat e tyre te pista..
    .
    PRA ESHTE AKSIOME:

    Nese nuk fillohet vetingu I leshit me dinastine berishiste
    duke I vene prangat ‘RIGHT NOW” PER QINDRA KRIME TE TIJ TE SUPERDOKUMENTUARA me lejoni tju them se kam me shume respect per nje gjeneral gjerman si Neubacher ne 1944 ne Shqiperi se sa per keto antiambasdore qe po vrasin nje kombt te tere me Berishen dhe spurdhjak brahot pas shpine

    Pra le ta themi me ULURIMA qe lidhja e 1 prillit 2013 RAMAMETA ishte nje skenar I bere ne bodrume ambasadash ME AFAT deri ne vjeshte te 2018 qe realisht po ndodh.

    Thjesht ata qe I “fryne ne vesh” KALIT TE TROJES ILIR META te ikte me duar ne qafe nga Sali monstra ne prill 2013 I shkelen syrin ta le Edi Ramen me ngjale nga mbrapa ne prag te votimeve te 2017.dhe me pas te shkonte te Salimortja I tij

    Pse nuk thote nje fjale te vetme ambasada amerikane per terroristate korpusit azem hajdari…por zoti Donald lu beri nje deklarate FUNEBRE duke thene tekstualisht:

    ‘’’’’’ “Jam i befasuar nga disa ndryshime që kanë ndodhur brenda një viti e gjysmë. Më lejoni të rendis disa prej tyre. Shukri Xhelili, Mark Frroku, Armando Prenga dhe Elvis Roshi janë të gjithë duke u ndjekur penalisht. Arben Ndoka dha dorëheqjen nga Parlamenti, ndërsa Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin deputetit Koço Kokëdhima. Ilir Petraj dhe Gentian Muhameti u ndaluan që të merrnin pjesë në zgjedhje. Këto janë gjëra shumë të jashtëzakonshme dhe kanë ndodhur brenda një viti të vetëm”, thotë Lu.’’’’’
    PRA ZOTI LU E QUAN TE JASHTZAKONESHME QE ESHTE DEMTUAR PS…KURSE PD QE DUHEJ TE FUTESHIN NE BURG KUPOLA E SAJ…..HESHT
    pra ju lutemi pasi shenjteruat nene terezen…shenjteroni Donald lul bashen

    Pra le ta themi me ULURIMA…..qe ky lloj reforme eshte poshtrimi me I madh qe I behet popullit shqiptar qe nga 1912 eshte me keq se cdo lloj pushtimi

    lufta me mullinjte e eres gjasme me komunzmin I dola boja ..dhe paska qene loja e rajersoneve,elezbibereve e deri te arvizute dhe lute

    Ka ardhur koha te pyesim

    A eshte me gjithemend politika amerikane kjo e perkedheljes se SUPER KRIMINELIT BERISHE per cerek shekulli..apo mos po e ben TRIBUJA ELEZ BIBERAJ ME MAKARTISTIN WISNER me koken e tyre

    SEPSE VETEM CFARE THOTE IZET HAXHIA NGA TURQIA ,KONGRESI AMERIKAN DUHET TE FORMONTE NJE KOMISJON PER CESHTJEN

    ……………….SALIGATE……
    per krime,kanibalizem,genocide,tradheti dhe vjedhje miljardash ne bashkpunim me mafjen me kollare qe do rezultonte fatale per disa kokrra atje si ne

    WATERGATE APO IRANGATE…

    sepse behet fjale per mbi 20 biljon dollare te armatimit shqiptar qe kane kaluar ne dore te SHKELZENEVE ,QENEVE DHE DEVIROLEVE..miljardat e rruges kombit apo OFF SHORET E naftes.( mund te happen letrat e floririt Londres qe “menaxhoi” ilegalisht Rajersoni me Berishin ne 93 ‘)

    PIKERISHT KY ESHTE MISJONI I VENCIAS,…te mbulohen miljardat te dhena nga berisha te lobet “ kopetente” podesta & wisner..dhe pot e happen letrat SAKTE si thote komiku LU atehere nje CUNAM do ndodhe ne brigjet e atllatikut nga termeti adriatikut.

    VENECIA NDYRESIA E RRADHES OSE ME SAKTE LHL RADHES.

    KUR ISHTE KRIZA E LHL NE 15 NENDOR 2015..CUDITERISHT FORCA “TE PANJOHURA’ rrethuan kryministrine te udhehequra nga lul basha..qe I shkeli vijen e kuqe arvizuse

    sovraniteti i shqiperise ra ne shkurt 1992 kur Rajersoni mori pjese ne fushate elektorale krahas MONTRES BERISHE..dhe vazhdon dhe sot.
    KETO PERRALLAT E” VENE CIA S ” JANE NJE SKENAR IDEAL PER TA FUNDOSUR ATE VEND PERGJITHMONE
    Nqs ka kundravajtes me te madh sot ne shqiperi ..ai eshte GOVERNORI LUL. dhe ROMANA VLAHUTIN
    Nuk ka ne historine boterore njre rast te tille si raporti shtet shqiptar-ambasade amerikane.as koloni,as protektorat,,as puppet state,,,as stateless..as vend I pushtuar….por dicka si BLACK HOLE..
    Ne saj te kesaj lidhje Shqiperia mund te quhet si VRIMA E ZEZE E RITA PETROS ku nuk ka ngel diplomat,ambasdor,zyrtar,kongresmen,titullar sherbimesh,analiste nga cdo vendi botes qe nuk kane provuar shijen e saj.

    Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
    CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.
    1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.

    2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj

    3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin

    4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.

    5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar

    6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”

    7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.

    8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha

    9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes

    10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.

    11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa

    12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI

    13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje

    14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor

    15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
    Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.

    KJO FUSHATA E LU-SE PER REFORMEN NE DREJTESI TREGON SE DIPLLOMATET AMERIKANE QE MEREN ME SHQIPERINE DHE PERDORIN KETE LU-NE SI LEXUES
    FERMANESH PO KALOJNE DITE TURBULLTA..SE NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT
    Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.

    Me sakte:
    Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..qe Vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.
    E thene ndryshe
    Komiku Donald Lu ( dhe ato qe e kane emruar ate) duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar dhe te fillojne
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’REFORMEN E DEBERISHIZIMIT….
    ne te kundert ENVER HOXHA NUK KA NEVOJE PER TI RINGRTUR LAPIDARIN
    ATE JA KANE BERE AQ TE MADH SA PER 25 VJET QE NGA RAJERSONI DERI TE DONALD LUJA..QE AKOMA MBAJNE NE KEMBE PERVERSIN ME TE MADH QE KA NXJERRE NJERZIMI…GHOST OF VIQIDOL….

    &&&&&&&&&&&&
    Speciale per Spartak (spurdhjak) Brahon
    Ju I cnderuar ne Parlament ne 7 korrik 2008 me hordhite antishqiptare (2M) Meta -Monika deklaruat se kishit dokumente autentike se Berisha ishte informator I sigurimit dhe agjent I UDB….dhe pas 10 muajsh bête kualicjon e Saliserbin dhe ky eshte nje krim kombetar qe ju monstrat duhet te pergjigjeni….Prandaj Veterineri Lu ju ka vene ju kuislingeve te vini mikroskopin me shume ZHURME te ushtaret per te anashkaluar burrin e shtetit te Arvizuse dhe kumbarin e Donald Lul Bashiqit

    Reply to this comment
  11. Kris 1 February 25, 16:16

    Ky Brahua eshte nje macok politik me 7 shpirtera qe kerkon tte behet veterinier.

    Reply to this comment
  12. intelektuali February 25, 16:51

    PROKURORI I ENVERIT, MAFIOZI I LIKE FLORIRIT, KESHILLTARI I KRYEMINISTRIT KUSH JENI JU ZOTI BRAHO?

    Qe ka hedhur poshte Kauzen e Partise se Punes per Imperializmin Amerikan dhe Rrezikun Anglo-Amerikan per Shqypnine Komuniste si Shkemb Graniti ne Bote

    dhe:

    Shkruan DACIBAO te gjata per Vettingun fjale e huaj e shqypes pa ja ditur fare kuptimin, Vetting qe e ka vetem per ARMIKUN e Kllases si ne Kohen e Qepes te Partise se Punes. Po canten e ZEZE me dosjet komprometuese te Sigurimit ku e cove o Tak Baraho? Apo ja ke dhene ne dispozicion Edi Rames per Rilindjen e tij Enveriste?

    HAJDE KESHILLTAR HAJDE!

    Reply to this comment
  13. info analitike February 25, 16:52

    Nga “canta e zeze” tek “vettingu” baba taku nuk e harron vesin e shantazhimit. Ky shkruan sikur te mos kete qene pjese e hajduteve qe cuan shtetin ne kete derexhe. Si fillim vettingu duhej te flakte jashte strukturave shteterove Brahot, Xhafajt e te gjithe sherbetoret enveriste. Vetem keshtu mund te behet e besuesheme kjo reforme e shtetit

    Reply to this comment
    • One13 February 25, 17:37

      Kot i turreni baba Takut.
      Ka plot perpara tij qe meritojne sharjet tuaja.
      Baba Taku ka nje vlere te pamohueshme: Eshte nje kritik konstatnt dhe burreror i kryekriminelit Sali Berisha.
      E nese do ishte bere Prokuror i Pergjithshem i kohes se Nanos sic u perfol, Berisha do ishte ne burg qe atehere.
      Por socialistet e Nanos e drodhen. Vune prokuror te tredhurin Arben Rakipi se e dinin qe Taku i kish hedh prangat qelbesires

      Reply to this comment
      • intelektuali February 25, 19:53

        Po Like Floririn qe e mbante Baba Takun me cante te zeze ne dore dhe qe e pa gjithe Bota me ze dhe figure si kollofiti ryshfetin pushtetar kur e regjistroi Dritan Prifti e harrove ti?

        sepse:

        Po te kujtoj se sot Likja i Baba Takut eshte President i vendit qe e hodhi me parashyte ne ate post ne krye te shtetit, karagjozi Edi Rama qe ka per keshilltar Baba Takun, Prokurorin e Enverit.

        Reply to this comment
    • patrioti February 25, 17:45

      Info analitike , kisha vetem nje pyetje per ty : Te ka mbetur ndonje hale pa futur hundet ? Ta kalon vetem Berisha , ai i ka futur turinjte ne te gjitha halete e kesaj bote .

      Reply to this comment
  14. Adih February 25, 17:25

    O Plakaruq ,mos na i lavdero shefin ,ngele gjithe jeten i kuq o mavri . Nje porosi ,Vettingun spo e ben shefi i jot , se ai do kete pune per vete ,te mos kete merak ,por po e ben Amerika dhe BE ja , qe ti nuk e permend fare e ste vjen zeri . Zotit faleminderit,,,, Amerika dhe BE e kane kuptuar ,se ka ardhur koha per te pasur stabilitet ,ne Ballkanin jug perendimor ,dhe ata perfundimisht te rine rehat e mos meren me birbot neokomuniste ,DUHET TE DREJTOJN SHQIPERINE POLITIKANE TE RINJ ;TE PASTER DHE ME PRINCIPE PERENDIMORE .Ku juve spo ju besohet akoma ??? ,dhe keta cunat e Dulles qe ti e ke idhull,,do shkojne ne Rec te Shkodres . Eshte e sigurte o Taku ,por eshte vetem ceshtje kohe ,te garantoj.

    Reply to this comment
  15. Bureto February 25, 17:37

    Shumë e saktë kjo, sidomos kur është fjala për të parin, që përveç të tjerave, si avokat i Ilir Metës në çështjen që lidhej me kasetën e famshme kundër tij, luajti një rol parësor në ndërmjetësimin midis anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Sali Berishës, për ‘fitoren’ 5-0 të Ilir Metës. Cdokush e mban mend sjelljen triumfatore të tij atë ditë në dalje të gjykatës me shprehjen e tij të çuditshme “Fakti nuk ekziston!”, kur edhe specialistët e FBI kishin konfirmuar autenticitetin e asaj. Braho, alias baba Taku, lipset të hetohet për rolin e tij të zi (si vetë çanta) në atë aferë, por jo vetëm. Mbajtja e tij afër Ramës, qoftë dhe vetëm për këtë rol, që shkaktoj 4 të vrarë të pafajshëm, është një pikpyetje e madhe për sinqeritetin e tij në zbardhjen e së vërtetës rreth vidios dhe pasojave që ajo solli në 21 janar 2011. Kjo nuk bie erë të mirë.

    Reply to this comment
  16. Gani USA February 25, 17:45

    O Thano pse e boton kete? E ve ne nje rang me te medhenjte Viktor Malaj, Bedri Islami, Moikom Zeqo, Arben Duka, Fatos Tarifa, Pellumb Xhufi etj qe jane intwlektuale dhe akademike te nderuar te ketij vendi.
    Mos na i ngrys Diten me autore te tille te dale nga oborret e pasme te ndyra te politikes

    Reply to this comment
  17. kRIST February 25, 18:50

    Spartak,tani po e marrim vesh,se cfare paske patur ne ate canten tende te zeze,qe e permendje,sa here beje ndonje Zarar,apo marrezi,me ata qe nuk ja dilje dot ndryshe,por vecse duke iu treguar canten.Nese ne Shqiperi,mund te flitet per vetingun,ti je personi qe nuk duhet te flasesh fare,por meqenese (per hir te atyre qe ke akoma ne cante),kryeministri te ka marre si keshilltare (per cfare!per ke! i duhet keshilla yte?),duhet te flasesh i fundit fare.Ne fakt Rama,te ka njohur shume mire ,qe po te mban prane,sepse jeni aty-aty me njeri-tjetrin,per mashtrime dhe poshtersira.

    Reply to this comment
  18. njerezit te zbulojne February 26, 12:12

    O Spartak ! Kam nje pyetje: Kush e felliqi kete ambjent qe duhet pastruar dha po na ben virgjereshen dhe ti? Po ta fillojme qe nga viti 1991 eshte Fatosi, pastaj Saliu, ne 1997 , Saliu qe ti Sparatak dhe Ngjela ishit bashkekryetar e keni dhe nje raport hetimi parlamentar per prokurorine per Sali Berishen dhe banden e tij e nuk dihet se ku ka qendruar. Po Ilirin kush e feliqi e u be helaq? Po kush e mbrojti? Eeee, Spartak, si keshilltar i kryeministrit, mos e keshillo keq se je bere shume pis edhe ti. Do te kujtoja dhe diçka ne nje lokal jashte vendit aty nga viti 1995 qe ishe bashke me Ylli Polovinen e shpendanit librin “Nano dhe Berisha”, por me vone keto.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*