Vettingu lë gjykatën e Kurbinit me dy gjyqtarë

May 19, 2019 11:48

Vettingu lë gjykatën e Kurbinit me dy gjyqtarë

Gjykata e Kurbinit ka ngritur alarmin për shkak se mungojnë gjyqtarët dhe në një rast të tillë, gjykata është në pamundësi të funksionimit.

Procesi i Vettingut ndaj prokurorëve e Gjyqtarëve ka sjellë në Kurbin (që përfshin Bashkinë e Laçit dhe rrethinat) shkarkimin e gjyqtarit Alfred Gjoni, dhe kjo e bën Gjykatën të ketë vetëm dy gjyqtarë, Aurel Arapi dhe Ded Demiri.

Mësohet se Ded Demiri i ka bërë një kërkesë KLGJ ku i kërkon zgjidhjen e situatës së krijuar prej tre muajsh. Burime për Report TV tregojnë se situata është zgjidhur me delegime gjyqtarësh për çdo çështje ku rezulton se vetëm nga Tirana në Laç kanë shërbyer 6 gjyqtarë në dy muaj.

Por kjo situatë e krijuar ka rritur kostot dhe është bërë shkak për shtyrjen deri në dështimin e mbi 50 seancave në atë vend. Pritet që ditën e hënë, KLGJ të dalë me një vendim ku do komandojë për 1 vit një gjyqtar në Laç deri në zgjidhjen e ngërçit të emërimeve.

l.h/ dita

May 19, 2019 11:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*