Vettingu, maxhoranca miraton e vetme pr/ligjin, PD: Antikushtetues

August 23, 2016 15:44

Vettingu, maxhoranca miraton e vetme pr/ligjin, PD: Antikushtetues

Komisioni i Reformës në Drejtësi miratoi në parim draftin e paraqitur nga EURALIUS për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pr/ligji u miratua me votat e maxhorancës ndërsa opozita nuk mori pjesë.

PD paraqiti rreth 25 amendime.

Pandeli Majko ka folur për mediat pas një mbledhje të gjatë që ka nisur në 10:30 e perfundoi në 15:20. Ai tha se në mbledhje pati debate dhe nervozizëm. Opozita mori pjesë, diskutoi por nuk votoi ligjin.

“Pati nervozizëm sepse po vazhdohet me mbulimin e interesave në aneksin kushtetues. Kemi pranuar të gjithë që në procesin e vettingut të jenë palë edhe ndërkomëbëtaret. Sot opozita insistoi për disa ndryshime të cilat do ti bëjë vetë publike. Opozita qendroi gjatë gjithë mbledhjes por nuk mori pjesë në votim.” deklaroi Majko

Ndersa Oerd Bylykbashi, përfaqësues i Partisë Demokratike në Komisionin për Reformën në Drejtësi,  tha se ky projektligj derivon rëndë nga Kushtetuta e miratur në 22 Korrik të 2016.

Sipas tij  projektiligji i miratuar sot është antikushtetues dhe nuk janë marrë parasysh opinionet e Partisë Demokratike ku ngriheshin problemet kushtetuese.

“Parlamenti i Shqipërisë, komisioni ad’hoc kishte një projektligj ku opinioni i PD tregonte problemet kushtetuese. Por nuk u miratuan sugjerimet e ngritura nga ne. Ajo që është po aq e rëndë është se pd edhe pse propozoi një numër të madh amendamentesh për një pjesë të ligjit,  u hodhën poshtë pas asnjë lloj argumenti. Amendamentet e propozuara kishin qëllim që ky projektligj kaq i rëndësishëm të kthehej në binarët e kushtetuës dhe ndryshimeve të miratura në 22 Korrik. Pa ardhur në këto binarë ky projektligj është antikushtetues. Ne kemi shprehur votën tonë kundër për një seri nenesh. Ky ligj dervion rëndë nga Kushtetuta e miratuar në 22 Korrik”.

Bylykbashi shtoi se “do të marrim hapa të tjerë lëgjislativë dhe kushtetues për të garantuar që ligji i vettingut të mos shmanget nga vullneti konsensual i 22 korrikut”.

August 23, 2016 15:44
Komento

3 Komente

  1. MeteH August 23, 16:17

    JANE PERPELITJET E FUNDIT TE PD.DREJTESIA KA MARRE UDHEN E MBARE.BEDOI LSI DO BASHKOI VOTAT ME PS NE KUVEND-SOT(23.08.17)JU LUMT ND/KOMBETAREVE QE ME NE FUND PO FLASIN SHQIP

    Reply to this comment
  2. alphade August 24, 03:26

    Pedeiste ! Doni te perligjni grabitjet e hajnite e kupoles
    se bandes se PD ,sidomos te bunkerizoni familjen e Ba-
    riut te Dhive te Vicidolit ! Per fatin tuaj te keq nuk ka zot
    qe ta mbroje kryekiminelin Sali Milloshevicin ! Anija e tij
    e shkaterruar,ashtu sic shkaterroi gjithe Shqiperine , ka
    marre uje nga te gjitha anet ,prandaj hidhuni ne det dhe
    te shpetoi kush mund te shpetoi nga baltosja dhe njollen
    e turpit qe ju ka vene kusari dhe killer-i i Vicidolit !!!!

    Reply to this comment
  3. realisti August 24, 13:34

    ..dhe kush jane pasojat e ketij “vendimi anti kushtetues”?…cenojne popullin? Sigurisht qe jo..cenojne hajdutet e korruptuar nqs nuk ndodhe ndonje amnisti per ata qe rropen e shkatruan kete vend. Te shohim cfare do na “pjelle” reforma.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*