Vettingu në polici, 65 efektivë paraqesin dorëheqjen

April 20, 2018 16:08

Vettingu në polici, 65 efektivë paraqesin dorëheqjen

Më tepër se 60 efektivë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kanë dorëzuar kërkesat për t’u larguar nga radhët e uniformave blu.

Një vendim i tillë duket se është marrë nga një pjesë e efektivëve, të cilët nuk kanë mundur ende të nisin procedurat e mbledhjes së dokumenteve.

Ky fakt pritet të penalizojë shumë punonjës policie. Ndërkaq pjesa tjetër e të vetë larguarve, mësohet se janë efektivë që kanë kryer punë të dyta dhe nuk kanë mundur të faktojnë të ardhurat e tyre.

Por veç efektivëve të rolit bazë, nuk kanë munguar edhe ata të rolit të mesëm apo drejtues. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, mësohet se janë mbi 5 oficerë që kanë dorëzuar kërkesat për largim.

Zyrtarisht Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme nuk kanë dhënë shifra të efektivëve që kanë kërkuar largimin.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta tha të enjten se më tepër se 2 mijë policë rrezikojnë të mos plotësojnë formularët brenda afatit dhe kërkoi zgjatje të tij.

o.j/dita

April 20, 2018 16:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*