Vettingu në polici, jehonë në mediat ndërkombëtare

February 9, 2018 15:04

Vettingu në polici, jehonë në mediat ndërkombëtare

 

Procesi i vettingut në policinë shqiptare ka tërhequr vëmendjen e medias prestigjioze ndërkombëtare Associated Press (AP), lajmi i së cilës është marrë edhe nga gazetat e njohura amerikane ”The Washington Post” dhe ”The New York Times” apo edhe ajo neozelandeze ”New Zealand Herald”.

Me titullin ”Qeveria shqiptare kërkon largimin e ‘mollëve të kalbura’ nga forcat e policisë”, AP shkruan se ”një projektligj i miratuar nga qeveria shqiptare kërkon zbatimin e procesit të vettingut te 13 000 oficerët e policisë shqiptare”.

”Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj thotë se autoritetet kërkojnë të kontrollojnë aftësitë profesionale të policëve si edhe të kaluarën e tyre personale me qëllimin për të larguar disa individë dhe elementë të përfshirë në krim, korrupsion apo që nuk janë profesionistë”, shkruan AP.

”Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është një sfidë kyçe për Shqipërinë. Vendi është anëtar i NATO-s që nga viti 2009 dhe iu dha statusi i vendit kandidat Për në BE në vitin 2014. Ai shpreson për fillimin e negociatave këtë vit”, thekson AP.

”I njëjti vetting do të kryhet edhe për gjykatësit dhe prokurorët e Shqipërisë. Korrupsioni ka ndëshkuar Shqipërinë postkomuniste dhe ka dëmtuar institucionet e saj demokratike”, përfundon AP, lajmi i së cilës është marrë edhe nga gazetat e njohura amerikane ”The Washington Post” dhe ”The New York Times” apo edhe ajo neozelandeze ”New Zealand Herald”.

a.s/dita

February 9, 2018 15:04
Komento

2 Komente

  1. Socialisti i Ndershem February 9, 15:25

    Eshte e thjeshte perse lejmi ben jehone.
    Prej 20 vitesh Policia Shqiptare ka qene e Trajnuar, e Monitoruar dhe e Strukturuar nga mekanizma Amerikane dhe Europiane.
    Keto pese vjet policia ra nen kthetrat e krimit prandaj tashme duhet patjeter Veting.
    Po perse u be per veting policia ?
    Sepse Amerika dhe Europa raportet i merrnin nga Lu dhe Vllahutin, te cilet, keto raporte i printonin ne seline e PS.
    Tashme qe bemat e policise tone i pa gjithe bota plas jehona e vetingut.
    A nuk duhet te filloje vetingu ( prangat) nga shume me lart?

    Reply to this comment
  2. Amin February 9, 15:27

    Dhe Nga vendet e Be-se per cudi asnji “interes”!
    A po ,ndoshta presin Rezultatet Europianet .Tashme jane ne fazen e vezhgimit mbi reformat qe po zhvillohen ne Shqiperi . Europiajnet dihet tashme qe jane te orientuar gjithmone nga rezultatet dhe s’i lejojne opinionit asnji rryme euforie mbi ate qe ndodh ne Shqypnie . 😉

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*