Vettingu në polici, kandidatët e komisionit po i verifikon SHISH

July 2, 2018 15:28

Vettingu në polici, kandidatët e komisionit po i verifikon SHISH

 

Ligji për vettingun në Policinë e Shtetit parashikonte që komisionet e vlerësimit të ngriheshin para një jave, por bordi i përbërë nga 5 institucione me sa duket nuk po vendos për 5 anëtarët e jashtëm.

Burimet nga Ministria e Brendshme thonë për Top Channel se kjo vonesë nuk ndikon aspak në ecurinë e procesit.

Kalimi i afatit ka ardhur për shkak të verifikimeve shtesë, që Shërbimi Informativ i Shtetit, por edhe institucionet e tjera të bordit po kryejnë për figurën e kandidaturave të përzgjedhura.

Vonesa lidhet edhe me numrin e lartë të aplikimeve, pasi më shumë se 100 persona janë interesuar të bëhen pjesë e trupave të vlerësimit apo Sekretariatit Teknik.

Aktualisht nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave janë përzgjedhur 5 anëtarë.

Po ashtu janë konfirmuar edhe 5 pedagogë nga Universiteti i Tiranës.

Ndërkohë, 5 anëtarët e jashtëm pritet të formojnë 5 trupat e vlerësimit, që do të funksionojnë me nga 3 anëtarë, e njëjta formulë si në procesin e vettingut në drejtësi.

Edhe seancat për zyrtarët e policisë do të jenë të hapura për publikun dhe mendohet të zhvillohen në mjediset e Akademisë së Sigurisë.

Në sitë fillimisht do të kalojnë rreth 300 efektivë me gradën “Drejtues”, duke nisur nga kryepolici Ardi Veliu, për të zbritur më pas në nivelin zbatues, që kap shifrën e 11 mijë uniformave blu që do të vlerësohen, shkruan TCH.

a.s/dita

July 2, 2018 15:28
Komento

9 Komente

  1. Belia July 2, 18:25

    Ne shqiptaret i duam gjerat tani per tani por nuk mund te ndryshosh nje sistem te jalbur brenda dites. Do duget pak kohe.

    Reply to this comment
  2. Laro July 2, 18:28

    Po ka kohen e vet cdo gje. Lerini kohen e saj qe ta bejn mire kete pune.

    Reply to this comment
  3. ari July 2, 18:30

    Ne i duam gjerat si sandwich qe i fut ne furr dhe i nxjerr per 5 minuta, por reformat nuk jane sandwitch o ju befsha!.

    Reply to this comment
  4. labi July 2, 20:58

    po per gra qiret e politikes Nuk ka veting ,opo jan te kulluar ropqirt ,u lerofsha fisin politikes shqiptare

    Reply to this comment
  5. Shpellari i pa gjume July 2, 21:10

    Po SHISH-i eshte ai i B.Gazidedes mor te mjere , qe qofte largu vicidolas , i mblodhi nga ishin shperndare si zogjte e korbit dhe i vuri neper vende . A nuk e solli qe nga Kanadaja famekeqin Visho Ajazi ?! a nuk i vuri prapa roje pas bythe te nipin e tij , per ta ndjekur e gjurmuar ne cdo hap ( taktika e spiunazhit serb , qe dublon e mban nen kontroll agjenturen ) ! Po tani , kush eshte ne krye te SHISH-it ?! Edi Rama eshte tejet naiv dhe krejt i pa afte , sa i perket punes agjenturore dhe , sic dihet , naivin dhe budallane , vetem nje hap i ndan ! Informacionet e pa prtera qe Saliu merr nga qytetari “dixhital” , nuk jane vecse informacioni i SHISH-it , qe UDB-ja e ka udhezuar si te kamuflohet !

    Reply to this comment
  6. Luan Hamiti July 2, 23:23

    Shpellari, prej shpelle ke ardhur? Me siguri njerëzit e Neandertalot ishin më fë mençur si ti!!
    Po more tutkun, në krye të SHISH ëahtë zv. Drejtori Helison Bendo që ëahtë i shkolluar 1ç hweë si ti dhe që është rritur në shërbim duke qwnë njeei profesionist në fusbën e inteligjencës.

    Reply to this comment
  7. Luan Hamiti July 3, 10:27

    Babale Nr 2!
    UDB është koka jotë, jo SHISH!

    Reply to this comment
  8. Luan HAMITI July 4, 23:27

    Trollet e gazetës “Dita” dhe komentet e tyre të porositura kundër SHISH!

    Luan Hamiti

    Nën çdo artikull të.gazetës “Dita” po shfaqen trolla të ndryshëm të cilat, me një gjuhë plot gabime ortografike, shprehin dezinformata për Shërbimin Informativ i Shtetit (SHISH).

    Janë komente të porositura si me kor se SHISH është e njëjta gjë si UDB-ja serbe!?!?!!

    Komente të tilla kanë qëllim të minojnë meditiakisht Institucionin, që ai të mos ketë kredibilitet në sytë të publikut shqiptar.

    Qëllimi i dytë i barazimit të SHISH me shërbimin serb është krijimi i urrejtjes së publikut shqiptar për Institucionin dhe praktikisht linçimi i veprimtarisë së tij në terren.

    Nuk e di kush i paguan këto trolla, por është e qartë se ata paguhen nga forca antikombëtare dhe nuk përjashtohet që kjo fusharë të jetë e vet shërbimit serb!

    Se SHISH nuk është e nuk mund të jetë e njëjta gjë me të famkeqen UDB serbe është diçka e kthjellët për çdo mendje jo e helmuar nga eurot, dinarët apo rublat e armiqve të kombit shqiptar.

    Shërbimi Informativ të Shtetit është Institucion kryesor i sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, me veprimtari edhe kundërzbulimi të shërbimeve armike që rrezikojnë sigurinë kombëtare të kombit shqiptar. Në këtë kontekst, SHISH jo vetëm se nuk ka diçka të përbashkët me shërbimin serb apo më çfarëdo lloj shërbimi tjetër antishqiptar, por ka objektiv kundërzbulues të aktivitetit armiqësor e këtyre shërbimeve në rrezikojnë sigurinë kombëtare.

    Dhe, pa dyshim do t’i zbulojë edhe kush i paguan trollet anti SHISH të gazetës “Dita” duke iu dhënë dënimin e duhur!!

    Tiranë, 4 korrik 2018

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*