Vettingu në polici/ Konfirmohet në detyrë Nikollë Rica dhe Fatos Balla

February 14, 2020 10:23

Vettingu në polici/ Konfirmohet në detyrë Nikollë Rica dhe Fatos Balla

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Nikoll Ricën, Drejtor i Burimeve Njerëzore, në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse në Policinë e Shtetit.

Vendimi për Ricën është dhënë ditën e sotme ndërsa para trupit të KJV ai doli të hënën ku iu nënshtrua procesit të Vetingut.

Sipas Komisionit, Rica kishte deklaruar një apartament në Tiranë, blerë në vlerën e 1 milionë e 900 mijë lekë, si burim nga shitja e një apartamenti të mëparshëm në zonën e Ali Demit, si dhe kursime familjare.

Ndërkohë këto pasuri dhe të tjera ai i ka të justifikueshme dhe në këtë mënyrë ai ka dalë i pastër në procesin e vettingut.

Po kështu Komisioni i Jashtëm i Vettingut ka konfirmuar në detyrë edhe Fatos Ballën. Ky i fundit është Specialist në Sektorin e Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Edhe Balla pas nënshtrimit të vettingut ka rezultuar i pastër në të gjitha kriteret e vlerësimit.

o.j/dita

February 14, 2020 10:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*