Vettingu në Politikë, Balla: SPAK, hetim edhe familjarëve të politikanëve

September 10, 2018 10:46

Vettingu në Politikë, Balla: SPAK, hetim edhe familjarëve të politikanëve

Për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, propozimi i kryedemokratit Lulzim Basha për vetting në politikë, është thjesht propagandë politike, e destinuar të dështojë.

“Propozimi i Bashës është i dështuar dhe vetë propagandë politike. Ky propozim është si t’i zësh rrugën me ferra reformës në drejtësi. Ne jemi gati për vetting të vërtetë dhe reforma në drejtësi e garanton 100 % atë” – mësohet të jetë shprehur Balla në mbledhjen e grupit parlamentar.

Sipas Ballës, Byroja Kombëtare e hetimit dhe SPAK, garanton plotësisht vettingun e politikanëve, pasi thekson ai, hetimi i tyre nuk ndalet vetëm tek politikanët por edhe tek familjarët e tyre.

“Byroja Kombëtare dhe SPAK garanton plotësisht vettingun e politikanëve, nuk ndalen vetëm tek politikanët por edhe tek familjarët. Propozimi i Bashës shmang hetimin e familjarëve. Gati për çdo propozim që s’prek reformën në drejtësi dhe vijimin e vetingut për gjyqtarët e prokurorët”, tha Balla.

PD depozitoi në datë 7 shtator në Parlament draftin që synon ndryshimet kushtetuese për vettingun për politikanët, por jo për familjarët e tyre. Rama u përgjigj duke thënë se është në dakordësi të plotë me këtë nismë të PD-së, por me kusht që ky Vetting, të përfshijë edhe pasuritë e anëtarëve të tjerë të familjes së një politikani, duke u kthyer në një “sitë” të njëjtë me atë të Vetting-ut në sistemin gjyqësor.

o.j/dita

September 10, 2018 10:46
Komento

6 Komente

  1. Arben September 10, 11:23

    Pas nja 30 vitesh

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 September 10, 11:40

    më në fund foli dhe baulant talla!!
    si artisti i radhës dhe ai do ta thotë fjalën e tij!!
    vazhdoni teatrin dhe pasurohuni sa më shumë!!ne publiku nuk bëjmë gjë tjetër veçse PRESIM BILETAT për tu argëtuar me çfaqen tuaj!!

    Reply to this comment
  3. POPULLI KATUNAR September 10, 11:48

    Nuk ka veting per hajdutet dhe SPIUNET, joooo!!!! Vendimet e Katovices jane ne fuqi me shume se asnjehere tjeter!!!

    Reply to this comment
  4. MH September 10, 13:11

    Pa tjeter qe duhet te veproj Vettingu edhe tek pjestaret e tjere te familjes ku Basha “intiligjent’ don ti perdori per mbushjen e xhepave me parat e krimit e te korrupsionit.Nuk shkon.Te vihen perball rregullave te vetingut.

    Reply to this comment
  5. shokut katunar Balla September 10, 17:25

    Bukur pra or shoku katunar Balla. Fillojeni Vettingun nga radhet tuaja, psh nga Xhaf kok lakra. A ka ai ndonje familjar ne burg per trafik droge? Jo per gje po eshte bllokura Vettingu ne polici vetem per hater te tij (ose vellackos tij Geron )
    Ik o Ball katunari e kullot bageti andej nga ferrat e katundit.

    Reply to this comment
  6. info analitike September 10, 21:23

    Fytyra e rilindjes. Shikojeni shoke, ju qe e mbani veten per qitetare se kush ju perfaqeson ne postet me te larta te partise. Pale ti vesh prane ketij Ulsiun, Ermonelen, Qyqameten dhe shokun Spiropali imagjinoni se c’kuader bukolik del.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*