Vettingu ngec tek shifrat, KPK shtyn vendimin për Xhoxhajn

April 25, 2018 10:17

Vettingu ngec tek shifrat, KPK shtyn vendimin për Xhoxhajn

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duhej të dilte në orët e paradites së kësaj të mërkure me një vendim përfundimtar në lidhje me fatin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.

Por e ka shtyrë në momentin e fundit nxjerrjen e vendimit. Shtyrja është bërë për shkak të kohës që kërkohet në llogaritjen e likuiditetiteve në deklaratën e pasurisë së gjyqtares.

Gjatë seancë dëgjimore publike, të mbajtur ditën e hënë, KPK tha se për blerjen e një apartamenti 101 metra/katrorë në Tiranë, Xhoxhaj nuk justifikon të ardhurat prej mbi 4 milionë lekë. Nuk justifikohen gjithashtu, thotë KPK, dy llogari bankare që janë 61 mijë dollarë dhe 15 mijë euro, si edhe kursimet me vlerën e 6 milionë lekëve.

Edhe për truallin në Gjirin e Lalzit dhe një banesë dupleks, nuk dihej burimi i 450 mijë lekëve në këtë investim. Sipas KPK, nga hetimi administrativ gjyqtarja Kushtetuese nuk justifikon gjithashtu edhe shpenzimet ndër vite.

Vetë gjyqtarja nuk foli, por reagoi përmes avokates së saj, menjëherë pas gjetjeve fillestare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe një ditë më vonë përmes një deklarate për mediat.

Avokatja Shehi thotë se gjyqtarja ka si pasuri pas 24 viteve punë në organet e drejtësisë: gjysmën e një apartamenti prej 59 metrash katrorë në Ishëm të Durrësit, gjysmën e truallit prej 220 metrash katror nën dhe rreth këtij apartamenti.

Sipas avokates, pasuria apartament prej 100 m2 është shlyer plotësisht nga Bashkejetuesi, i cili si subjekt i ligjit për deklarimin e pasurive ka deklaruar dhe provuar burimin e të ardhurave me deklarimet e bëra nisur nga viti 2003.

Në procesin e regjistrimit në Zyrën e Regjistrimit të pasurive të Paluajtshme, gjysma e këtij apartamenti është regjistruar edhe në emër të Altina Xhoxhajt në vitin 2011, si bashkëpronësi e dhuruar nga Bashkëjetuesi me të cilin ka dy fëmijë.

Avokatja zbardh edhe të ardhurat e gjyqtares nga puna në vitet 2003-2016 në shumën 23.4 milionë lekë dhe të ardhurat e bashkëjetuesit për të njëjtën periudhë, në shumën 25.4 milionë lekë si dhe kursimet në formën e depozitës prej 30 mijë dollarësh.

Trupa e KPK-së njoftoi se vendimi do të dalë më datën 3 maj.

l.h/ dita

April 25, 2018 10:17
Komento

11 Komente

  1. Drejtesia April 25, 10:16

    Ca materiale shtese do paraqesesh mi hajdute , bashk me erinda ballancen keni masakru shqiptaret me fallsifikime me gjoba me lloj lloj pislliqesh

    Reply to this comment
    • Drejtesia e satom April 25, 20:42

      Nese quan Altinen hajdute, atehere ketu nuk do ekzistonin me gjykatat. Model i korrekteses, model i profesionalizmit, model ne cdo gje. Po ashtu dhe Erinda.Mbi te gjitha jane qytetare mor njerez te vegjel xheloze.

      Reply to this comment
  2. Katovica April 25, 10:30

    PO UA MBAJTI BYTHA, LE TA HEQIN NGA PUNA!!! NUK I LE SALI KATOVICKARI!!!

    Reply to this comment
  3. ZULLUMI April 25, 12:16

    PO SE HOQEN NE DJALL VETINGU DHE NDERKOMBETARET E USA E BE ….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  4. Harrilla April 25, 13:23

    Filluan bretkosat e Vetingut t marin akrepat n kuriz per t kalu lumin

    Reply to this comment
  5. Taras April 25, 13:56

    Zullum ja marresh te keqen. Shifra e vetingut qe mashtrojne. Ku gjeti duplexin tek jot eme? A e njeh ti mor legen? Se e kam fqinje e di si eshte . Or legen njeri I shkelqyer njesoj si gjithe te tjeter.

    Reply to this comment
  6. ZULLUMI April 25, 16:55

    E MOJ TARAS-ZULLUMQARE E DI QE KE MASHTRUAR ME SHIFRAT PER VETINGUN PO KESAJ RRADHE TE NGECI KARKALECI …BERTIT SA TE DUASH…HAHAHAHA…AAAA

    Reply to this comment
  7. Frida April 26, 08:24

    Shikoni kjo e shkreta me rroga i ka vene pasurite,por se nga i dalin disa apartamente miliona euroshe kjo nuk e di.O veting dhe ti po jep shenja lodhjeje ose presioni,nuk ka veshe e sy ta besoje se zonja qenka e ndereshme ne pune po Çti besh kur te vjen pasuria te vjen, do behet ky vend ndonje here apo me aksione dhe me rryshfete do ecim gjithe jetes.Jo vetem qe te skualifikohet por tju sekuestrohet se keshtu i bie qe cdo zyrtar i larte te punoje nja tre kater vjet ne poste te larta te beje kerdine me allashverishe dhe pastaj ohoho po jap doreheqjen vete. Turp per ju si komision me llogjiken e dhenies kohe qe te mendohet gjyqetarja nga i ka dale pallati teper,qesharake.Nuk behet Shqiperia me Shqiptare.

    Reply to this comment
  8. POPULLI DO PERGJIGJE ....!!!!!!!!!! April 26, 09:39

    PO ATA TE PARET SI LULOJA ME SHOKE PSE SI PRITI VETINGU APO KJO ESHTE ME E FORTE ….???????
    O LUMI VETING THUAJ QE TE MORI …..ME GJITHERAME E SALIBAC……????!!!!
    MJER O POPULL SE KETA FILLUAN “CA TE NENES E CA TE BABES “….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*