Vettingu një ndërmarrje plotësisht e suksesshme…

August 5, 2018 13:58

Vettingu një ndërmarrje plotësisht e suksesshme…

Gjithë veprimet e Vettingut,

nuk janë një lojë,

po rufjanëve nuk u mbyllet,

kurrë e shkreta gojë!.

 

Shtohet e shtohet çdo ditë,

llumi buzë Lanës,

se çdo urdhër Komisioni,

merr prej Edi Ramës!.

 

Rufjanët e Luli Bashës,

po na hapin barkun,

çdo ditë anatemojnë,

edhe Arta Markun!.

 

Një përgjigje për akuzat,

rufjanët s’kanë marrë,

se me ta mund të përballesh,

veç në qofsh i marrë!.

 

Nëse Rama do të prishte,

hallkat e zinxhirit,

do të hiqte prokurorët,

e Sajmir Tahirit!.

 

Rufjanët mbushën ekranet,

plot me kallamboq,

po nga Treshja e Tahirit,

asnjë nuk u dogj!.

 

Si gjithnjë doli zbuluar,

llumi buzë Lanës,

se u bë Elizabeta,

Njëshi i Tiranës!.

 

Dhe me Markun kalkulimet,

nuk u dolën mirë,

sepse një nga “kundërshtarët”,

ngriti në detyrë!.

 

Rufjanët thonë se Vetingu,

na paska dështuar,

por asnjë plumb të vetëm,

në shenjë s’kanë qëlluar!

 

Në Kombinatin e shpifjes,

çdo gjë bëhet pis,

po këtu shpejt do dëgjohet,

Himn’ i Drejtësisë!.

 

Nuk mund ta pengojnë dot,

këta të pabesë,

Reforma në Drejtësi,

do jetë një sukses!.

 

Vettingu po i pastron,

një nga një llagëmet,

po s’i tregon korrupsioni,

të gjitha takëmet!.

 

Sapo të na triumfojë,

këtu drejtësia,

do të bëhet domosdo,

edhe Shqipëria!.

 

Opozita e bashkuar,

do të sabotojë,

me gjithçka që ka në duar,

vendin do pengojë!.

 

Nga ta mashtrime pafund,

shpifje do dëgjoni,

ndaj u them:”O njerëz kurrë,

të mos i besoni!.”

 

Nga ata neve  dëgjojmë,

fjalë dhe vetëm fjalë,

po si deri më tani,

asgjë s’do t’u dalë!.

 

Rama një armatë të tërë,

ka për propagandë,

që duhet ta bëjë kaps,

të Lulashit bandë!.

 

Se kur derrat ke përballë,

s’të bën punë etika,

duan të njëjtën monedhë,

Luli dhe Monika!

A. Duka

August 5, 2018 13:58