Vettingu, pasuria rrëzon prokurorin e Apelit të Tiranës

July 5, 2018 11:27

Vettingu, pasuria rrëzon prokurorin e Apelit të Tiranës

Prokurori i Apelit të Tiranës, Luan Kaloçi nuk i ka mbijetuar vettingut, teksa këtë të enjte Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin për ta shkarkuar atë nga detyra.

Dy ditë më parë, ai doli në seancën dëgjimore për shqyrtimin e tri komponentëve të vettingut për kandidatin për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, aty ku mbrohej nga avokati Ardian Visha, por ku rezultoi me deklarim të rremë pasurie dhe fshehje pasurie.

Sipas verifikimeve që KPK-ja bëri ndaj raportit të ILDKPKI-së mbi pasurinë e Kaloçit, rezultoi se prokurori ka një shtëpi 145 metra katrorë, me vlerë 52 mijë dollarë, por në deklaratë ka mospërputhje sa i përket vlerës së apartamentit.

o.j/dita

July 5, 2018 11:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*