Vettingu për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Islamaj drejt rikonfirmimit?

June 5, 2018 10:38

Vettingu për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Islamaj drejt rikonfirmimit?

 

KPK ka nisur mëngjesin e kësaj të marte seancën dëgjimore për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Ai është paraqitur i vetëm në këtë seancë, pa marre avokat.

Për Islamajn është bërë hetim pasuror, mbi figurën dhe aftësitë profesionale.

Relatorja Genta Tafa Bungo u shpreh: “Sipas IDKPKI deklarimet e Islamajt janë të sakta, ka burime të ligjshme për justifikimin e pasurisë. Nuk ka konflikt interesi. Sipas hetimit administrativ të KPK në vitin 2017 Islamaj ka deklaruar një apartament në Durrës, 87 metra katrore që e zotëron me prindërit, toke are në Karpen të Kavajës, 1000 metra katrorë, llogari depozite kursimi e krijuar në vitin 2000 me vlerë 5 mije euro, depozite kursimi 20 mijë euro në vitin 2016”.

Në pronësi të bashkëjetueses: Apartament banimi 141 metra katrorë në Durrës, garazh dhe dyqan po në Durrës, vlera totale 1 mln lekë blerë nga babai që e ka përfituar si pronar i truallit. Makinë Hyndai blerë në vitin 2015 për 3 mijë euro. Llogari depozite 12 mijë dollarë, hapur në 2006 me shumë fillestare 10 mijë dollarë, llogari depozite kursimesh deri në datën 2017, 15 mijë euro.

Ne pronësi të bashkëjetueses janë edhe dy garsionere të Shkëmbi i Kavajës, janë ende pa tituj pronësie, pasi babai i bashkëjetueses i ka përfituar për shkak të pronës.

Sipas KPK, “konstatohet nga ana e komisionit se subjekti i rivlerësimit dhe bashkëjetuesja e tij i kane pasur mundësitë financiare për të kursyer këto shuma”.

Mësohet se ka pasur 6 denoncime gjithsej për gjyqtarin, të cilat kanë ankesa ndaj trupës gjykuese në tërësi dhe s’ka indicie për të provuar shkelje të bëra nga Islamaj.

Ajo që ra në sy në nisje të seancës ishte mungesa e kartës së identitetit nga ana e gjyqtarit, kur ia kërkoi kryesyesja.

“Kartën e identitetit për gabimin tim nuk e kam me vete, por mund ta sjell”, tha gjyqtari Islamaj./panorama

l.h/ dita

June 5, 2018 10:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*