Pse PD nuk cilëson organet verifikuese të figurës së politikanëve?

September 8, 2018 20:24

Pse PD nuk cilëson organet verifikuese të figurës së politikanëve?

Drafti që demokratët kanë dorëzuar në Kuvend në datën 7 shtator parashikon plotësimin e një formulari nga ana e politikanëve, përsa i përket figurës së tyre dhe lidhjeve apo kontakteve me njerëz të papërshtatshëm.

Në Vetting-un e gjyqtarëve dhe prokurorëve ky është vetëm një prej aspekteve të kontrollit të trefishtë, pasi njerëzit e drejtësisë verifikohen gjithashtu për aftësinë profesionale dhe pasurinë e tyre, e cila, nëse rezulton e pajustifikuar, u sjell shkarkimin nga detyra.

Kontrolli i pasurisë nuk është kaq i qartë për politikanët, pasi formulari i posaçëm për këtë nuk gjendet në propozimin e Partisë Demokratike.

Neni 2, pika 5 në amendamentin e PD-së parashikon se kush “nuk justifikon ligjshmërinë e pasurisë sipas vendimit të organit përgjegjës kushtetues, zbatohet masa e ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra.”

Organi përgjegjës për verifikimin e pasurisë mbetet e paqartë, por pas interesimit të Top Channelit, selia blu shpjegoi se kjo do të përcaktohet më pas me ligj të posaçëm.

Përveç ILDKPKI-së, janë edhe organet e Vetting-ut, nën mbikqyrjen ndërkombëtare të ONM-së, që kalojnë në sitë pasuritë e njerëzve të drejtësisë. Ndërsa për politikanët ende nuk dihet kujt mund t’i besohet një kontroll i tillë, në kushtet kur vetë ILDKPKI-ja e ka të pamundur të kryejë verifikime jashtë vendit.

Pikëpyetje mbeten edhe mbi organet që do të hetojnë lidhjet e politikanëve me krimin.

Për Vetting-un në drejtësi informacioni vjen nga SHISH-i, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe SHKB-ja, të cilat opozita i cilëson si organe si nën kontrollin e kryeministrit.

Pra përsëri mbetet pyetja: Kush do t’i verifikojë politikanët?

s.a/dita

September 8, 2018 20:24
Komento

7 Komente

  1. DALLTON September 8, 23:45

    Mjere ai popull po ra ne doren e ketyre “kasapeve”keta te rjepin te gjalle dhe s’kane pike meshire.

    Reply to this comment
  2. MH September 9, 02:19

    Lulush!Je spurdhjaku ma i vecant i politikanit.
    Ti ke gjete Eureken me mbylljen e gjithe ati sikletit se kushdo t’i verifikoje politikanet.Ja se cfare te ligjeron e te deshiron zemra:

    “””Pra përsëri mbetet pyetja: Kush do t’i verifikojë politikanët?”””
    Ti kete “postulat” ta kishe gjete parase me u fut ne cader para nji vjetit, ty rafte pika e tu preft ore ma zi qe tash ka me tu pre.

    Reply to this comment
  3. alphade September 9, 08:13

    Ne kete fotografi eshte e gjithe kupola e mafias shqiptare,
    mungon vetem “Godfather-i” i kesaj bande antishqiptare,
    Monstra e Vicidolit. Aq sa te nderlikuara duken gjerat per
    K/ministrin aktual,aq te thjeshta jane: Ketu ne kete foto-
    grafi i ke te gjithe “Peshkaqenet e Medhenj” te Shqioerise
    Ah ! Per pak sa harrova,emrat e dy personave te veshur
    me pushtet dhe me nje “mal me para” ! Jam skandalizuar
    me pasurine e Ilir Metes dhe Monika Kryemadhit. Qe te ishin kaq hajna nuk e besoja,megjithese kisha degjuar per hajnite e tyre nder vite. Por dje,ne nje emision doli se
    nga te deklaruarat e vete ketyre dy personave dalin pasuri perrallore. Me dhjetra e dhjetra apartamente kudo
    ne Shqiperi,mijra e miliona Euro,Dollare,Leke qe dispo-
    non kjo rrace hajdutesh dhe me ironikja qendron ne faktin
    se keta dy individe,bashkeshorte u shesin moral me “kon-
    teniere” shqiptareve,kur ne fakt shesin konteniere droge.
    Pfff…..rrace e ndyre……! Go to hell….! Mizerabiliteti i push
    tetareve si keta nuk ka fund. Mafia,terrorizmi, etj. per des-
    stabilizimin e vendit eshte vene sot ne rendin e dites nga
    kjo bande,fotografine e te cileve e keni mbi koke….!

    Reply to this comment
  4. intelektuali September 9, 09:39

    KRIMINELI VRASTAR LULZIM BASHA ESHTE ALIBIA E MAFIOZIT HAJDUT EDI RAMA

    Cfare Vettingu mund t’i behet nje kusari dhe vrastari me vule ne balle si “Kamarieri” i Enverit, Lulzim Basha?

    Cfare Vettingu mund t’i behet “Bedelit” te Saliut, Lulzim Basha kur ky kriminel ka vjedhur si i papare ne Rrugen e Kombit dhe ka urdheruar vrasjen e njerezve te pafajshem ne 21 janar si Minister Rendi?

    Cfare Vettingu mund t’i behet Edi Rames qe deklaronte rregullisht tek tatimet per 3000 euro te ardhura ne vit para se te behej Kryeminister dhe pasi hypi ne pushtet OSBE-ja ja zbathi breket kur deklaroi se kishte mbi 200 milione dollare ne llogari bankare te fshehura ne SHBA dhe filloi te ndertoje me “materiale te vorfna” vilat e tij ne Surrel te Dajtit?

    Cfare Vettingu mund t’i behet Edi Rames se eshte i vetmi Kryeminister ne Bote qe e ka babane e tij kriminel komunist qe ka nenshkruar varjen ne litar te nje disidenti antikomunist ne vitin 1988?

    prandaj:

    Ne, intelektualet qe Enveri dhe xhelatet e tij sadiste dhe gjakatare i masakruan vetem sepse deshen qe Vatani te behej pjese e Botes Demokratike, themi me nje trishtim te thelle sot, 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit se:

    KRIMINELI VRASTAR LULZIM BASHA ESHTE ALIBIA E MAFIOZIT HAJDUT EDI RAMA

    Reply to this comment
  5. ETHEM September 9, 10:52

    D I T A MIRMENGJES E PUNE TE MBARE EDHE SOT DITEN E DJELE.
    -LULI ME POROSI TE SALIUT I SYGUEROI RAMES SE MASE KY E HA SAPUNIN PER DJATH QE:
    1-TE KRIJOJNE NJE KOMISION HETIMOR KUVENDOR ME SALIANIN,GRIDEN,MULIN,PALOCEN E CA NGA PS PER TE HEQURN NGA DREJTIMI PS..RAMEN,BALLEN,DAKON,SEJDININ,ETJ.
    2-QELLIMI QE VETINGU I PILITIKANEVE TE MOS DREJTOHET NGA SPAK,BKH,PRA DREJESIA E RE.
    3-LULI NUK PRANON TAKIM ME RAMEN,QE DO TE THOTE..TE NGRIHET DORA NGA DEPUTETET E PS PERNDRYSHE PD-ISTET & LSI-STET DO DALIN JASHTE PER 6 MUAJ(PA 1 DITE) DHE FAI DO I NGELET SI GJITHMON PS.
    4-LULI NUK PRANON KONTROLLIN E PASURISE DISA BREZA QE NGA VITI 1990 QE KERKON RAMA.
    KJO TREGON SE LULI ESHTE NJE KARAGJOZ I SHEMTYAR POLITIK QE SALIU PO TALLET ME TË,KU RAMA PO E VERTIT SIPAS QEJFIT DHE, NDERKOMBETARET NUK E BESOJNE ME SI DREJTUES TE PD.SESPSE QE NE ZGJEDHHET E 2017 PD DUHET TE LIHEJ JASHTE NESE NUK MIRATONTE VETINGUN NE KUVEBD.
    ESHTE KJO ARSYEJA QE KM RAMA TE KORIGJOI SHENJESTREN E DREJTIMIT TE QEVERISJES SIPAS SONDAZHEVE QE U BE NE GAZEREN D I T A NGA DISA GAZETAR KORREKT TE SAJ.

    Reply to this comment
  6. Bureto September 9, 17:38

    Vettingun e politikaneve, pra si rrjedhoje, gjykimin e aferave te tyre, si kudo ne Bote,duhet ta bejne vetem organet e drejtesise. Tek ne ndaj u bene ndryshimet Kushtetuese per ta pastruar Drejtesine, si nje rast unikal, sui generis, qe t’i hapet rruga edhe ndeshkimit te te pandeshkuarve te derimesotshem.. Pse ? Sepse askujt nga Pallati i Drejtesise, deri me sot nuk ia mbante te merrej me korrupsioinin dhe krimin e tyre, qe tashme i njeh gjithe populli. Ndaj sidomos amerikanet mbeshteten kete rruge si e vetmja per ta hequr drejtesisne nga duart e politikes. U krijuan SPAK dhe Prokuroria Posacme, pikerisht per ta. Atehere nese PD, Lulzim Basha, do vetting per politikanet, le te shkoje ne Parlament dhe te votoje ligjet qe shpejtojne krijimin e organeve te reja dhe qe i hapin rrugen SPAK-ut, ate qe politikanet e korruptuar e qe kane bere krime, te te gjithe ngjyrave, e kane aq shume frike. Nese eshte burre dhe e ka seriozisht (qe s’mund ta kete, se ka çdo gje, vetem seriozitet politik nuk ka) boll me kundershtimet dhe pengesat per zbatimin e Reformes qe e votuan para dy vjeteve si çeçot me 140 vota, si kurre ndonje here, jo ne Shqiperi, por as ne Bote. Vicklat, qe kane dy vjet qe i hedhin tashme dhe me LSI ne krah (deri dje si skuther) se nuk i votojme ngaqe drejtesine e re e ka kapur Rama, jane alibia me e shpifur qe mund te behet nga politikane serioze. Si mund te besohet kjo, kur ndryshimet kushtetuese, u kryen, me perfshirjen e te gjitha kerkesave te tyre, (bene çmos qe te futnin duart ne te si puna e gozhdes se Nastradinit dhe e arriten, efetin e te cilave, e shfrytezuan dhe po i shfrytezojne dhelperisht ende) u miratuan nga Venecia u mbeshtet dhe dhe po mbeshtetet fuqimisht nga Uashingtoni e Brukseli, me “roje” permanente tek koka te ONM? Dhe me te gjitha mjetet (si Çadra, ankimimet ne Gjykate Kushtetuese, mobilizim te shoqatave te gjyqtareve dhe prokuroreve, me Nishanin dhe Llallen ne krah dhe gjysmen e pushtetit te kohes LSI, e penguan sa munden gati dy vjet. Por ka ardhur fundi ndaj dhe Basha po luan bllofin e rradhes, qe do te jete dhe deshtimi i rradhes.
    Vettingu i politikes eshte nje Utopi, qe kerkon te fuse ne kalendat greke vete Reformen ne Drejtesi. Vetem te jene te gjithe budallenj qe te mos e kuptojne kete. Por, per te keqen e tyre, s’ka mjaftueshem te tille, ndaj dhe kthim prapa nuk do te kete. Vonesat aq sa i paten ne dore i bene, karvani ecen perpara, vettingu edhe pse me ngadale po jep rezultate.
    Rama, me’ vettingun’ e Bashes, duke e ftuar ne tryeze per ta vene ne zbatim ate propozim, vetem se luan me te, sepse s’ka gjasa te pranoje vete PD dhe LSi te vettojne vetveten ne gjithe diapazonin qe kerkon ky proces, nese do konceptohet si ai i drejtesise. Jo se ai proces do te kerkoje nja 100 vjet, sepse jane me qindra politikanet ne te gjitha nivelet, duke shtuar dhe mijra e administrates shteterore, por ata vete e dine se nuk mund te behet ndaj dhe bejne sikur e duan, por nuk do ta pranojne. Eshte vetevrasje,
    Ndaj kushdo e kupton se manovra e rradhes si te gjitha me pare, eshte nje ‘bombe’ tymuese dhe eshte e destinuar te deshtoje, si te gjitha gjoja ‘aksionet’ politike te opozites, deri me sot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*