Vettingu, PS shkurton pagat. Opozita dhe Saimir Tahiri kundër

September 25, 2017 14:34

Vettingu, PS shkurton pagat. Opozita dhe Saimir Tahiri kundër

Njerëzit e organeve që do të bëjnë vettingun dolën të pakënaqur nga vendimi i socialistëve në komisionin e ligjeve për të reduktuar ndjeshëm numrin e njerëzve dhe nivelin e pagave të tyre.

Vetëm komisioni i posaçëm i kualifikimit ra dakord me shkurtimin drastik, duke rezervuar të drejtën për të kërkuar ndryshime kur të hartohet buxheti i vitit të ardhshëm.

Dy organet e tjera, Kolegji i Apelimit dhe komisionerët publikë e kundërshtuan propozimin e socialistëve që e ul me gati 80 punonjës dhe më shumë se me një të tretën pagat e propozuara prej tyre.

Opozita, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kishin të njëjtin qëndrim, për t’u dhënë organeve të vettingut gjithçka që kërkojnë.

Duke iu referuar përgjigjes nga Komisioni Europian, demokratët propozuan edhe shtimin e njerëzve dhe fondeve, duke deklaruar se shkurtimi i stafit dhe i pagave cënon efikasitetin e tyre dhe kompromenton procesin.

Por socialistët vendosën gjithçka me votë, duke i propozuar Kuvendit reduktimin e strukturës dhe nivelit të pagave për vettingun.

I vetmi prej tyre që nuk ishte dakord me vendimin e marrë ishte Saimir Tahiri, i cili nuk ndryshoi qëndrim për mbështetjen e plotë financiare të organeve të vettingut.

Nga ana tjetër, deputeti i LSI-së, Nasip Naço ka akuzuar mazhorancën se me metoda të ndryshme po përpiqet të vërë nën kontrollin e saj këto institucione.

“LSI do mbështesë krijimin e kushteve optimale për organet e vettingut, për realizimin e tij. Qëndrimi i LSI-së është kundër vullnetit të qeverisë, që kërkon të ketë ndikimin e saj në këto institucione të pavarura”, ka thënë Naço.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë që para se ta kalojë në Kuvend ligjin të reflektojë, “për të dhënë sistemin e drejtësisë që kërkojnë të gjithë”. “Sistemi i drejtësisë nuk është i asnjë partie, por i popullit shqiptar”, ka shtuar Naço.

September 25, 2017 14:34
Komento

3 Komente

  1. Arben September 25, 17:10

    PORDHE ME RIGON.

    HAJDUTI NUK KA SHANCE TE LEJOJE

    DREJTESI, PER SA KOHE E KA NE DORE VETE.

    JO PER GJE, POR DREJTESIA QE TE

    QUHET DREJTESI, KE DUHET TE DENOJE

    TE PARET????!!!!!!

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK,

    ESHTE HAJDUT DHE MASHTRUES NE GEN,

    PRANDAJ EDHE VOTON HAJDUTAT DHE

    MASHTRUESIT.

    Reply to this comment
  2. info analitike September 25, 18:48

    Ende pa filluar keta qe u corren “vettingu, vettingu”, tani po i presin kembet. Pyeteni Viktorin e Bedriun a e do me te vertete Kryepsikopati vettingun?

    Reply to this comment
  3. As September 25, 22:30

    Pagat e propozuara per punonjesit e vetingut nuk mund te jene me shume se 10 fishi i pages minimale.
    Cdo vendim tjeter eshte budallallek dhe cmunduri nga ata qe e kerkojne dhe ata qe e miratojne.
    Gjithkush duhet ta beje detyren ne perputhje me rregullin, ne te kundert te hape rrugen. Punonjesit e vetingut nuk besoj se kane tre sy, tre veshe dhe koke me tre lobe trunor. Me sa i pashe disa jane njerez si gjithe te tjeret.
    C’do punonjesi, pa dallim, kur i deften parane ters e vertit ligjin
    Ne kohen e komunizmit raporti page maksimale me page minimale nuk ishte me shume se 2.5

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*