VETTINGU / Punonjës të Hipotekave fshehën pasuritë për disa gjyqtarë dhe prokurorë

September 4, 2017 19:08

VETTINGU / Punonjës të Hipotekave fshehën pasuritë për disa gjyqtarë dhe prokurorë

Prokurorë e gjyqtarë dyshohet se po tentojnë të fshehin pasuritë, për të shmangur penalizimet nga Vettingu. Pjesë e këtij procesi ka dyshime se janë bërë edhe punonjës të hipotekave.

Në një letër konfidenciale që kryeregjistruesja e sapoemëruar, Blerina Doracaj, u ka nisur zyrave vendore të regjistrimit të pasurive, ajo kërkon rifillimin edhe njëherë të procesit të kontrollit të pasurive për 68 gjyqtarë dhe prokurorë, pasi faza e parë që sapo ka përfunduar ka konstatuar mangësi, deri në fshehje të të dhënave të pronave për një pjesë të magjistratëve.

“Nuk është dhënë informacioni për pasuritë në emër të personave të kërkuar, të cilët kane rezultuar të regjistruar ne ZRVPP, por të deklaruara nga subjekti, por edhe raste kur nuk janë deklaruar, duke sjellë për pasojë fshehjen e informacionit, e cila sjell pasoja juridike”, thuhet në shkresën e Doracajt, raporton Klan.

Kryeregjistruesja paralajmëron personelin e hipotekës për përgjegjësi Penale. Një grup pune do të ngrihet për të verifikuar të gjithë mënyrën se si është bërë deri më sot lista me pasuritë e magjistratëve ne zyrat e hipotekave.

Përgjegjësi do të ketë edhe për punonjësit që do të konstatohen se kanë zvarritur procesin apo kanë ndihmuar subjektet për t’i shpëtuar Vettingut.

Në urdhër kërkohet të zbatohet menjëherë kërkesa që ka bërë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Interesave dhe të mos ketë vonesa në listimin e pasurive për ata që janë pjesë e reformës në drejtësi.

Janë konstatuar edhe gabime gramatikore në të dhënat e gjyqtareve dhe prokuroreve, të cilat kanë sjellë rifillimin e procesit të kontrollit e deri te fshehja e qëllimshme e të dhënave apo shkelja e afateve ligjore për kthimin e përgjigjeve.

Grupi i punës i cili do të marrë përsipër Vettingun e pasurive do të punojë me orar të zgjatur deri në datën 15 shtator për të përfunduar të gjithë procesin. Kjo është hera e tretë që punonjësit e hipotekës i kthehen kontrollit të pasurive për gjyqtarët e prokurorët. Herën e parë kontrolli mbeti peng i ankimimit të ligjit në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa hera e dytë ka gjetur parregullsi.

September 4, 2017 19:08
Komento

4 Komente

  1. Ta futi September 5, 01:26

    Jeni me u zbyth se shpejti ju te fortet veshur me Pertkun e maliqit qe bon ligjin.mbani nga pak vaseline se do ju hyj me pune.ju shkerdhefsha robte ku ti keni ju o kriminela gjykates

    Reply to this comment
  2. Adih September 5, 02:53

    Vini doren ne zemer , na fiket ,na prishet pune ,do ngelim ne shqiptaret pa prokurore e pa gjygjtare.Hamani !!!!!.Benit mire , ta fillonit me perpara nga poiitikanet ,ku kane perlare ajken e bregdetit , ne tokat e te treteve.Teknikisht e thejeshte , per tu verifikuar.

    Reply to this comment
  3. Lili September 5, 13:08

    Duke filluar nga ministrat tone qe ne deklarimet per psauri nuk tregojne sa kane ne kontot e tyre po vetem sa u shtuan e sa u hiqen nga ato konto….

    Reply to this comment
  4. perkthyesi September 5, 16:22

    Vettingu = Konfiskim apo sekuestrim te pasurise (materiale apo monetare) te pajustifikuar me page per te gjithe delenxhinjte e politikes dhe pushtetit, qe nga kryepleqte, ish kryetaret e komunave dhe kryetaret e bashkive. Dhe, ju siguroj, qe jane kaq shume, sa qe as burgu nuk do te kete vend per ta! Nisen dhe bitiseni kete pune, pasi pritshmeria ne publik eshte e jashtezakonshme!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*