Vettingu, rrëzohet kërkesa e gjyqtarit për trupën e KPK-së

July 2, 2018 14:51

Vettingu, rrëzohet kërkesa e gjyqtarit për trupën e KPK-së

 

Ka nisur sërish sot seanca dëgjimore për gjyqtarin Artan Lazaj, i cili është vënë përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me kërkesën për përjashtimin e trupës gjyqësore.

Përjashtimi u kërkua pasi, sipas palës mbrojtëse të gjyqtarit të Tiranës, trupa e KPK-së u tregua e njëanshme për kërkesën e Lazajt që donte t’u nënshtrohej të 3 komponentëve të vettingut, sikurse e kërkon ligji.

Trupa gjykuese përbëhet nga kryesuesja Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj relator dhe Olsi Komici anëtar.

Por, kërkesa e tij është rrëzuar dhe seanca vijon sipas procedurës së përcaktuar.

Artan Lazaj është një nga gjyqtarët që Ambasada e Shteteve të Bashkuara i ka refuzuar vizën, ndërkohë që ai kandidon për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Artan Lazaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit si dhe të kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës në vitet 2003-2009.

Në vitin 2009, ai është zgjedhur anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2012.

a.s/dita

July 2, 2018 14:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*