Gjykatësi, të cilit motra i dhuron çdo vit nga 100 mijë dollarë

March 20, 2018 21:50

Gjykatësi, të cilit motra i dhuron çdo vit nga 100 mijë dollarë

 

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo është gjyqtari i parë që do të zhvillojë seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të mërkurën, si pjesë e procesit të vettingut.

Lulo ka ushtruar profesionin e avokatit dhe të anëtarit të Këshillit Kombëtar të Radio-Televizionit, përpara se të përfshihej në sistemin gjyqësor si anëtar i Gjykatës së Lartë në vitin 2005. Prej vitit 2013 ai kryen detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike paraqet ndryshimin e pasurisë së gjyqtarit Fatos Lulo përgjatë viteve të deklarimit 2003-2015.

Ky raport është prodhuar pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vettingut.

Të dhënat e analizuara tregojnë se gjyqtari Lulo ka deklaruar pasuri me vlerë rreth 74.5 milionë lekësh në vitin 2003, ndërkohë që në fund të vitit 2015, pasuria e tij kapte vlerën e rreth 92 milionë lekëve.

Lulo ka shënuar mesatarisht çdo vit rritje të pasurisë në vlerën e 1.4 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese përbëhen në rreth 40 për qind nga paga dhe shpërblime, 32.9 për qind nga dhuratat në cash dhe 27 për qind nga shitblerja e pronave dhe automjeteve. Dhuratat nga motra zënë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij; 100 mijë dollarë cash në vitin 2007, 100 mijë dollarë të tjerë në vitin 2008 dhe një zyrë dhuratë në vitin 2009.

Dhuratat në cash u bënë shkak për nisjen e një verifikimi pasuror të ILDKPKI ndaj Lulos në vitin 2012. Ky verifikim nuk pati rezultate.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit dhe “flamujt e kuq’  që janë identifikuar gjatë kontrollit. Një ndër “flamujt e kuq të evidentuar në rastin e Lulos vlera akumulative e parave cash të deklaruara përgjatë viteve, të cilat në fund të vitit 2015 kapin shumën e rreth 18 milionë lekëve.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Raportin mund ta gjeni KËTU

 

l.h/ dita

March 20, 2018 21:50
Komento

17 Komente

  1. As March 20, 22:28

    Bravo i qofte, ky ka moter, kjo eshte moter qe pjell flori jo motrat tona qe lindin vetem femije.
    Nuk e kuptoj pse i jep motra dhurata kaq te medhaja, nga 100000 dollare se ky s’ka nevoje se ka para
    Propozoj qe te gjithe gjyqtaret qe kane mbi 100000 euro t’i dorezojne ne buxhetin e shtetit per te hapur vende pune. Te kuptohemi kjo s’eshte sakrifice por detyre

    Reply to this comment
    • Libri March 21, 06:17

      Qe ky eshte nje mut kjo dihet. Po qe e motra ka para, edhe kjo dihet. Se eshte nje nga ndertueset me te fuqishme ortake me Pingulin, qe ka bere ndertime ne tere Tiranen. Ajo I ka pas mundesite te ndihmoje vellane kur ka qene pa pune dhe ti jape para sa te hape nje zyre avokatie. Po ato para kane ikur ne ate kohe, tjeter ca thote ky tani qe I ka akoma ne banke. Ato I beri rrush e kumbulla me Durim Yllin, dhenderin e Alfredos moret, se nuk behej dot ndryshe antar I gjykates kushtetuese. Pak, fare pak, ka marre edhe Tos karragjoz Nanoqirsi, po pak more amani, nja 100 mije. He te hengersha zemren e motres o Toska I vogel I Lulove.

      Reply to this comment
  2. Qeka njeri me fat ,qe paska Moter nji Bankiere March 20, 22:36

    pupupu
    c’i kann ber atij populli kta zhvates te paskrupull .
    si mundet me i qujt Jurista kta qe vet thyejne cdo ligje
    e s’kan pike morali e Dinjiteti institucional !!!

    Reply to this comment
    • Mon Kukaleshi March 20, 22:57

      Eshte shume e thjeshte, quhet “larje parash brenda familjes”, prandaj ate algoritmin statistikor le t’ia futin ne bythe atij qe e ka bere, kurse Lulos e te motres, tu japin nga nje cope sapun te dore e drejt e ne burg, sigurisht duke u sekuestruar paret e korrupsionit.

      Reply to this comment
  3. arben March 20, 22:57

    Po mire more karragjoz po motra jote qe qenka kaq pjellore ku i ka gjetur keto para qe ti falka ty se sot ne pergjithsi shqiptaret po hane koken me njeri tjetrin per te ndare nje cope tulle shtepie e jo me te te falin miliona.Pa le te shtrihet Vetingu edhe ne te afermit qe jane kaq dore leshuar e do te shikoni se te gjithe kane per te dale bythe zbuluar nga korrupsioni.

    Reply to this comment
  4. Aty March 21, 00:58

    Vertet motra te fal,por kur ke nje hall te mathe e jo ti vesh ti ne llogarine tende.Po qe se ajo i do per ruajtje e sicuri ti Ryan bankae nuk la nevoje te ti fali ty o karabush.Ai qe te qinte nenen vdiq prandaj veproni keshtu ohajdut te ndyre. Po te ishte gialle ai as neper mend nuk do e Malone e jo me te veproje,per 100000lek te vjetra do veje ne dege te sqaroje preardhjen e tyre ,ndryshe vene ne shtepi PA qira.

    Reply to this comment
  5. Ramadani March 21, 01:17

    Pse nuk arrestohet ky kriminel, apo do futni ne burg fukarenjte qe shesin rruges, speca per te blere buke per femijet.
    Populli duhet te ngrihet fhe te kerkoj arrestimin e Sali Beridhes, Lulezez Bashes, Fatos Nanos,,Tacit, Ram Gecit, Kastratit, Fatmir Mediut, Ilir Metes, Monika Kokemadhes, Adriatik Llalles, Zagarnjorrit, Bashkim Dedjes, Saimir Tahirit e tj.

    Reply to this comment
  6. C'a bohet kshtu March 21, 02:04

    Motra e Lulos ka para se ka shoqeri me Argita Korbin dhe Shkerdenin, keni “inat” .

    Reply to this comment
  7. Argita Korbi nje tjeter kellire e Berishajve. March 21, 02:07

    Po mire ore burazer kur motra te keqen e motres te jepte cdo vit nga 100 euro perse punoje ti, perse e ke futur veten ne siklet, nashi mbaje brenda dhe shtrengoje fort, pas teje e ka rradhen “motra”.

    Reply to this comment
  8. Adih March 21, 02:46

    O komentues te mesiperm ,keni haruar ti shtoni edhe 300 mije euro Lulos ,dhene shefave (investime ne republiken e bananeve ) te tij larte ne kupolen e mafjes, qe e emeruan ,pra mos i bini me qafe ,ne kapitalizem fiton ai qe investon .Duheshin shumfishuar 300 mije eurot ,mbi kurrizin e popullit te varfer e te pa perkrahur shqiptar .Te rroje Amerika sa mali i korabit ,qe do ja shker.heje cfare i mban pragu i shtepise ketyre fshatareve te trashe ,te pa skrupullt bandite .Prisni o popull, skeni pare as edhe nje gje akoma ,kjo eshte maja e aizbergut .

    Reply to this comment
  9. ramiu March 21, 04:22

    Remo ,Tare ,Remo se qenin e ngordhur ke per te gjetur!NJe her na del GJin GJoni pastaj LLalla me von Rovena , Lulo ,Zaganjori, ne zhdrejtesi aktive!ILIR MONA,Saluli NACO E PACO NE POLITIKE Aktive!ZRPPETE TE DHJERE KOMPLET !BASHKIAKE DHE JURISTET TE MENDEROSUR KOMPLET e lista vazhdon pa fund por populli i di prej kohesh qe vetem vidhet vetem mashtrohet vetem akuzohet por prap populli fajsohet pse i votoni kur i dini!Udesh nje LU QE TIA U THESH NE SY ZOTERINJ!VETEM ORA JUAJ KUSTON SA MAKINA IME E BLINDUAR POR TE PREKURIT KERKUAN LARGIMIN E LU se Me motivacion po na can menderen ne ishim ne jemi shqiperia esht e jona e bejme si te duam jemi sovrane mos na nderhyni ne punet e brendeshme!Evropa ju ve kushte po ketyre aktiveve DENONI VEHTEN OSE EVROPE SKA AKTIVET KETE DUAN TE MOS KETE ANTARSIM NE JETOJME NE PARAJSE POPULLI NE GJUME OSE I PERCARE SIPAS MASHTRUESVE HANE KOKAT NJERI ME TJETRIN NJE PJESE MBRON RAMEN NJE SALILULIN NJE ILIRMONEN EVROPA KUSHTE STANDARTE RUSET JO KUSHTE KINEZET JO KUSHTE TURQIT JO KUSHTE MJER I NDERSHMI MJER I VARFERI DREJTESI ME HAJDUTE POTENCIALE AKTIVE MOS PRESIM KUSHTET E EVROPES TA HAROJME SE PRAP ROVENA VENDOS SE PRAP ILIR MONA VENDOS SE PRAP SALILULI VENDOS

    Reply to this comment
  10. moter moj moter kur do e maresh pensionin March 21, 08:40

    si nuk ra nje moter si puna e ktij hajdutit qe nuk di as te justifikohet ose te fshehi korrupsionin e tij

    Reply to this comment
  11. SEKUESTRO March 21, 09:27

    KJO ESHTE SHOW APO E KA ME TE VERTETE USA …?????????PAS 30 VJETESH U KUJTUAN QE POPULLIT I VAJTI KU SMBAN ME …GJITHE KETO LEKE QE JANE NGA POPULLI I VARFER A DO TE SEKUESTROHEN…?????????????????????????????????

    Reply to this comment
  12. fteri March 21, 15:16

    More ka bythë ku rri ky argument ?…,Motra i dhuron vllajt dyqindëmijë dollar mijra të tjera ? ..

    Po ç ‘doni më tepër prova krimi ? për ryshfet e vjedhje të pa ligjëshme nga ana e një gjykatësi ,e motra i dhuron 100 mijë dollar ,pallavra ,tallje me popullin e varfër ,kur shumica e popullit vuan për bukën e gojës ,disa hanë vaktet në kosha plehrash ,pensionistat nuk kan lek të blejnë ilaqe !!!!

    Po ky gjykatës duhet të arrestohet menjëher ,çfar pritet më shumë ore të mjerë ,hekurat në këmbë e duar ,të mos i hiqen ,se populli e ka besur drejtësinë !

    Ç’FAR PRET POPULLI NGA KËTO HORRA e kriminel TË DREJTËSISË ?

    Hekurat gjyqëtarit Lulo edhe të tjerëve prokur e dhykëtsish të korruptuar që shkatrruan i vunë minat drejtësisë për 27 vjet ,ndryshe nuk ka shtet të së drejtës ,nuk ka demokraci,nuk ka rendë e qetësi kurr në shqipëri .

    Reply to this comment
  13. MH March 21, 15:31

    Keto juriste kaqe te zgjuar jane sa ia fusin dhe familjarve te oxhakut.Ne vend ti mbajne sakrilegjet mbi shpatullat e veta ia ngopin dhe pjestarve te familjes.Keto ne i kishim per drejtesi,keshilltare dhe “edukues” keshtu i mendoj profesionistet e drjetesise.Qofshin avokat,prokuror,gjyqtare e ku po di.

    Reply to this comment
  14. fteri March 21, 15:36

    More ka bythë ku rri ky argument ?…,Motra i dhuron vllajt dyqindëmijë dollar mijra të tjera ? ..

    Po ç ‘doni më tepër prova krimi ?
    -për ryshfet e vjedhje të pa ligjëshme nga ana e një gjykatësi ,e motra i dhuron 100 mijë dollar ,pallavra ,tallje me popullin e varfër ,kur shumica e popullit vuan për bukën e gojës ,disa hanë vaktet në kosha plehrash ,pensionistat nuk kan lek të blejnë ilaçe !!!!

    Po ky gjykatës duhet të arrestohet menjëher ,ç’far pritet më shumë ore të mjerë .
    -hekurat në këmbë e duar ,të mos i hiqen ,se populli e ka besur drejtësinë këtijë cubi ,dy fish më i rëndë duhet të jetë ndëshkimi !

    POPULLI PRET DREJTËSI NGA KËTO HORRA e kriminel TË GJYKATËS E PROKURORISË QË NA KAN PUSHTUAR ORGANET E DREJTËSISË SI KOLERA ?

    Fshesa e veting-ut ti pastroi ,gjyqëtarët e të korruptuarit e drejtësisë ,vendi këtyre mostrave është jashtë sistemit të drejtësisë dhe vendi të dizfektohet 100% .

    Ç’far duhet bërë .. ?

    Hekurat gjyqëtarit Lulo !
    Por edhe të tjerëve prokur e gjyqëtar të korruptuar që shkatrruan dhe i vunë minat sistemit të drejtësisë për 27 vjet në Shqipëri .

    Asnjë tolorim me ligjin ,ndryshe nuk ka shtet të së drejtës ,shteti ka rënë ,nuk ka demokraci,nuk ka rend e qetësi kurr në shqipëri .

    Reply to this comment
  15. SS March 21, 16:36

    DHE KJO E MOTRA E KETIJ EDHE PA TE DREJTE I MORI KETIJ SHTETI TE VARFER GJITHE ATO LEKE NGA STRSBURGU …..TE PANGOPUR

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*