Vettingu, zgjidhet kryetarja e Komisionit të Kualifikimit

July 20, 2017 15:57

Vettingu, zgjidhet kryetarja e Komisionit të Kualifikimit

 

Genta Bungo do të jetë kryetarja e Komisionit të Kualifikimit pranë komisionit të Vettingut.

Në garë ishin katër kandidatë, si Alma Vokopola, Etleda Çiftja dhe Lulzim Amitaj. Mandati në krye të këtij komisioni është 3 vjeçar.

Komisioni i pavarur i Kualifikimit do të vlerësojë pasuritë e gjyqtarëve dhe të prokurorëve.

Komisioni sipas ligjit, do të bashkëpunojë me ILDKPI-në dhe në fund do të dalë më një vlerësim.

Procesi pritet të nisë gjatë muajit shtator.

Përveç pasurisë do të vlerësohet dhe niveli i profesionalizmit dhe do të monitorohet puna e tyre.

Për të evituar korrupsionin ndaj tij, ky Komision do të monitorohet nga një mision ndërkombëtar në përbërje të të cilit janë ekspertë të BE-së, SHBA-së dhe organizatave të tjera.

Sipas ligjit, komisioni i pavarur i kualifikimit do të funksionojë jo më pak se data 31 dhjetor i vitit 2025.

July 20, 2017 15:57
Komento

5 Komente

  1. ash July 20, 16:25

    Urime e me faqe te bardhe!

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 July 20, 16:45

    “Sipas ligjit, komisioni i pavarur i kualifikimit do të funksionojë jo më pak se data 31 dhjetor i vitit 2025.”
    shqipja po bëhet leckë!!
    dhe për të shkruajtur shqipen përdorni google translator??

    Reply to this comment
  3. Nasho July 20, 18:06

    Na jepni nje bio per ne qe jemi jasht or miq se nuk e njohim kush eshte kjo cupe.

    Reply to this comment
  4. alphade July 20, 19:15

    Zonja Bungo: Behu e pameshireshme ndaj horrave,bri-
    gandeve,hajnave,servileve,vrasesve ne erresire qe vrasin
    naten dhe te qajne diten , etj.etj. Per te gjithe keta gjyqtar
    prokurore,politikane te korruptuar ,administrate servile,…
    burgim te perjetshem dhe konfiskim te pasurise nga the-
    melet , …..,!!!

    Reply to this comment
  5. EL July 21, 06:03

    Pyesni studentet e fakultetit juridik ne Tirane se kush eshte Genta. Profesorja e famshme!!
    Pyesni edhe Eni Cobanin profesoren tjeter shoqe Gentes.
    Te dyja profesoret nuk ka shanse ta merrje provimin pa dhene “ato” $…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*