Vettingu, zhvillohet seanca dëgjimore për dy gjyqtarët e Gjykatës së Tiranës

July 23, 2018 09:25

Vettingu, zhvillohet seanca dëgjimore për dy gjyqtarët e Gjykatës së Tiranës

Dy gjyqtarët e Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli dhe Ardian Dvorani po përballen këtë të hënë në një seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Gjykatësi Faqolli ka qenë i pranishëm në seancë, i shoqëruar nga avokati i tij Julian Mertiri.

Faqolli është bërë pjesë e listës prioritare të Vettingut për shkak të kandidimit në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Sipas deklarimeve të bëra nga vetë gjyqtari, pasuria e tij është rritur mbi 3 herë, duke kapur vlerën e 9.3 milionë lekëve.

Ndërsa Dvorani është bërë pjesë e Vettingut sepse vijonte të qëndronte në Kushtetuese, ndonëse i kishte mbaruar mandati.

Në rastin e tij bien në sy të ardhura nga detyrime të shlyera nga një palë e tretë, që rezultojnë të jenë prindërit e tij.

s.a/dita

July 23, 2018 09:25
Komento

2 Komente

  1. H July 23, 10:09

    Përse në evropë gjykatësit nuk janë të pasur ??

    Reply to this comment
  2. info analitike July 23, 14:39

    Nuk e kuptova perse Dvorani do t’ia hodhi ndersa Zaganjori rrezikon te digjet. Mos valle vettingu mat devotshmerine me te cilen i sherbehet kriepsikos?
    E thane troc gjykatesit e apelit administrativ kur dhane vendimin pro Dhjeliajt, vettingu po perdoret si kercenim per kedo guxon te ngrihet kunder vijes se partise. Ketij po qe i thon e shtet e kesaj po qe i thone refome ne drejtesi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*