Vëzhgim / Dibranen askush nuk e mëson dot si ta pastrojë shtëpinë

Nga Abdurahim Ashiku September 12, 2016 11:00

Vëzhgim / Dibranen askush nuk e mëson dot si ta pastrojë shtëpinë

…Dibra nuk e ka rrahur kurbetin. Gjithçka e ka nga vetja. Pastërtinë dhe rregullin shtëpiak e ka në gjak, në shpirt. Gruas dibrane i shndrit veshja në trup, i shndrit shtëpia nga pastërtia. Gruaja Dibrane po nuk e leu shtëpinë me gëlqere dy herë në vit, një herë me të dalë dimri (prill) dhe herën tjetër në vjeshtë, pa hyrë dimri (tetor), nuk i zihet, nuk i hyhet brenda. Në Maqellarë pashë që jo vetëm oborrin e shtëpisë e kishin dritë të pastër por edhe rrugën që lidhte shtëpitë me njëra tjetrën në lagje…


Nga një bisedë me Javer Malon  (tetor 1964)

 Në tetor të vitit 1964 më ra rasti me udhëtuar nga Peshkopia në Tiranë me një personalitet të kulturës dhe të diplomacisë shqiptare, me Javer Malon. Në Klos devijuam rrugën e zakonshme, morëm kthesën pa hyrë në qytet, kaluam një urë druri mbi Mat dhe nisëm ngjitjen e Planit të Bardhë, rrugë e cila të çon në Shëngjergj e më tej të zbret në Tiranë. Gazi, nuk mund ta kalonte shpejtësinë e pesëmbëdhjetë kilometrave në orë. Kërcimet e rrotave gur mbi gur i kaluam në një bisedë për Dibrën dhe gruan Dibrane. Javeri asokohe, në pritje të detyrës së re diplomatike, punonte në “Zërin e popullit”. Kishte ardhur në Dibër për ta njohur atë nga afër e për të bërë një reportazh për njerëzit, reportazh i cili u botua në dy numra radhazi faqosur në fund të faqeve 2 dhe 3 të gazetës.
Ishte i befasuar nga rregulli dhe pastërtia e gruas dibrane, rregulli e pastërtia e shtëpisë, kultura e jetesës, kujdesi për rritjen e fëmijëve.
Asokohe unë, student pjesë e një ekspedite për studimin e tokave acide të vendit, më ra rasti ta njoh Shqipërinë që nga Bularati i Gjirokastrës deri në Valbonë e Razëm. Një përvojë që e ruaj si gjë të shtrenjtë të jetës sime.
I fola me admirim për kulturën e jetesës të Korçës dhe Gjirokastrës. Më kundërshtoi me qetësinë e zërit të tij që edhe në ato kërcime gur mbi gur asaj të përpjete që nuk e kam jetuar më pas atij viti, ruante nota të kulturës diplomatike.
– Korça dhe Gjirokastra nuk e kanë nga vetja, e kanë nga emigracioni, e kanë rrahur herët kurbetin, kanë marrë e sjellë jo vetëm para por mbi të gjitha kulturë, rregull e pastërti. Dibra nuk e ka rrahur kurbetin. Gjithçka e ka nga vetja. Pastërtinë dhe rregullin shtëpiak e ka në gjak, në shpirt. Gruas dibrane i shndrit veshja në trup, i shndrit shtëpia nga pastërtia. Gruaja Dibrane po nuk e leu shtëpinë me gëlqere dy herë në vit, një herë me të dalë dimri (prill) dhe herën tjetër në vjeshtë, pa hyrë dimri (tetor), nuk i zihet, nuk i hyhet brenda. Në Maqellarë pashë që jo vetëm oborrin e shtëpisë e kishin dritë të pastër por edhe rrugën që lidhte shtëpitë me njëra tjetrën në lagje…
E ndjeva veten të vlerësuar, vlerësim që më vinte nga nëna dibrane, nëna ime në Brezhdanin tim që edhe pse ujin e kishin larg, edhe pse u duhej një herë në javë të ngarkonin kafshët e samarit me shtresat e mbulesat për ti çuar në Drin për ti larë, edhe pse nuk kishin pompa e furça të sotme të lyerjes së shtëpisë, sajonin furça me fijet e bishtave të kuajve, madje edhe me poastaqi dhe e lyenin e dezinfektonin shtëpinë  me gëlqere. Edhe pse nuk kishte çimento gatuanin horasan (gëlqere me rërë të imët) dhe shtronin dyshemetë e dhomave. Dhe kur shtronin horasanin mblidheshin të gjitha gratë e lagjes për ta lustruar sa e shihnin veten si në pasqyrë…
Më kujtohen gratë dhe vajzat e lagjes sime në Peshkopi që mban emrin e Gjokë Doçit, të shtunave që pasi pastronin shkallët (asokohe nuk kishte pastruese shkallësh), i hynin me themel oborrit, rreth e qark pallatit dhe e bënin dritë. Mbeturinat e bënin grumbull në pritje të karrocës së Lulit që i merrte për ti depozituar e përpunuar për pleh diku në krah të majtë të stacionit të tensionit të lartë.
Dibranen askush nuk e mëson dot si ta pastrojë shtëpinë, si të krijojë rregull e pastërti brenda dhe jashtë, si ti lajë rrobat e ti veshë fëmijët me rroba të thjeshta por të hekurosura e dritë të pastra.
Një deputet që nuk e di veten në se është në qiell apo në tokë shkroi se “u pastrua Dibra”. Lexuesit dibranë, në komentet anonime, e ndjenë veten të fyer dhe pyesnin se nga cili planet vjen ky deputet dhe flet për “pastrim të Dibrës”.
Nuk është vetëm ky se po të ishte do t’i “lëshonim dushke” e do ta harronim.
Për pastrim të Dibrës, për kanale të zeza, të bardha e me ngjyra të tjera flasin me gojën plot e gjithë aradha e madhe, e paparë ndonjëherë, e partiakëve të mëdhenj e të vegjël që janë shtruar për ta ngrënë e për ta pirë Dibrën.
“Largimi i mbeturinave është detyra e parë që do të kryejë bashkia nesër. Dibra nuk e meriton që të jetë e papastër…”
“Përveç largimit të mbeturinave,  projekti më i rëndësishëm do të jetë projekti i kanalizimeve”….
“Do të ndërtojmë impiant plehrash”…
“…Pleh, pleh, papastërti, kanale të ujërave të zeza
…”

Ky ishte refreni i fushatës për karrigen e kryetarit të bashkisë së Dibrës, a thua se Dibrën e ka mbuluar llumi.
Flasin edhe për “ujësjellës”, për “ujë të pijshëm në çdo shtëpi” pa e ulur kokën poshtë e u kërkuar ndjesë dibraneve se gjatë këtyre viteve në pushtet jo vetëm nuk ndërtuan një ujësjellës të vetëm por shkatërruan edhe ato që e kishin çuar ujin e burimeve të Kovashicës deri në Maqellarë, të Korabit në Peshkopi, ose i nxorrën tubat si të nxirrnin të vdekurin nga varri dhe uji i Sopanikës nuk rrodhi kurrë në linjën nga burimi deri në Brezhdan e Ushtelencë.
Për të mos ua ngrënë hakun, bënë ca shpime në bërrakat e Cetushit dhe me motopompë e sollën ujin në Peshkopi, ujin e qelbur që kishte marrë disa miliona euro shpenzime kot, shpenzime që nuk iu ngarkuan askujt…
Gruaja dibrane gjatë gjithë këtyre 26 viteve nuk i lau duart me ujë të pastër, nuk e flladiti fytyrën me ujë burimi, mbeti ashtu siç kishte mbetur tërë jetën, me bucelë në shpinë, me gjyma në duar, me rroba në samarë kafshësh për t’i larë “me ujë të butë”…
Të majtë e të djathtë, sikur të mos kishte Dibra asnjë burim ekonomik ku të punësoheshin të gjithë dibranët, për alternativë, që të rinjtë e Dibrës mos marrin rrugën e kurbetit, kanë plehun…
Pleh lopësh, pleh delesh, kakërdhia dhishë, pleh kuajsh, sarma gomarësh, glasa pulash… njerëzish…
Uluni në gjunjë dhe u kërkoni ndjesë grave dibrane, këtyre pastërtoreve deri në shenjtëri…

Athinë, shtator 2016

 

 

Nga Abdurahim Ashiku September 12, 2016 11:00
Komento

7 Komente

  1. demo September 12, 11:18

    Mjaft se late nam,u bete me keq se Nexhmia,qe nuk gjen vlera tek vetja dhe thote:Jam pastertore Dibrane!

    Reply to this comment
  2. Pensionisti September 12, 12:33

    Te lumte vella Abdurahim!Shkrimi yt eshte me shume vlera.Ke snkruar per grate pastertore dibrane por me te i ke pastruar faqen Dibres sone dhe dibraneve te cilet edhe pse jane lene ne te tyren,ne skamje,moszhvillim ekonomik nga qeverite dhe pashallaret vendas(qe jetojne ne pallatet e tyre ne kryeqytet apo bregdet)nuk e kane ulur kurre koken te turprohen por kene vepruar me mendjen ne koke kane ngadhnjyer mbi cdo te lige dhe mbi tradhetine e Tiranes zyrtare ndaj Dibres dhe popullit te saj fisnik,punedashes e patriot.
    Me vjen shume mire qe ne shkrimin tuaj kini evokuar kujtimin e mikut tim te nderuar,gazetarit dhe diplomatit te shquar,te te ndjerit Javer Malo.Ai njeri i mencur e sqimetar,nuk levdonte me kot grate dibrane dhe pastertine e tyre te vecante ne kushtet e varferise dhe mungeses se zhvillimit,por vleresonte me ato fjale pastertine shpirtrore e morale,shpirtin e sakrifices por edhe te ngadhnjimit ne jete te Dibres dhe dibraneve,te personifikuar ne emrin e grave fisnike dibrane.
    Edhe nje here te falenderojme or mik qe i del ne mbrojtje Dibres sone,bashkatdhetareve tane dibrane,qe edhe dje ne votime me siguri kane votuar per njeriun e tyre me te mire,me te zotin e te afert dhe i kane percjelle “bajlozet” politikane nga Tirana me ate thenien plot kuptim te dibranit plak: “Ik mer tej e shti bithen teqe(mbathja per ne Tirane…) se sund na apesh mend ne dribraneve!”

    Bashkim Pitarka

    Reply to this comment
  3. perkthyesi September 12, 12:38

    Jam tiranas, por artikulli eshte EKSELENT! Deputetet jane bere lypesit me te neveritshem te kesaj toke, qe e ka emrin SHQIPERI! Turpi i mbulofte, dhe pacin faqen e zeze, se bardhesine e shpirtit te dibraneve nuk do arrijne ta ndotin dot! Ju pershendes per shkrimin!

    Reply to this comment
  4. 123 September 12, 14:54

    O demoooooooo!
    Dukesh qe te kane mbuluar morrat dhe pleshtat ty dhe ate qe te beri koken!
    glase pule !!!!!

    Reply to this comment
  5. Arben September 13, 06:32

    GRUAJA DIBRANE, VOTOI SHUKRIUN PRAPE,

    TANI LIROJENI FARE NGA BURGU, MADJE PO DEL SE KOT E KANE SHKARKUAR, AI ESHTE ALAMET BURRI.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  6. Beni September 13, 07:26

    Po pse kane pas thane : Dibran pa din e pa iman ?

    Reply to this comment
  7. vrima September 13, 08:35

    nikoqire mund te jene grate dibrane,por ajo gruaja e shukriut ia kishte lene pa qepur breket zavallit.

    Reply to this comment
  8. Dita February 3, 22:56

    Ato qe those te kunderten let ta vizitojn Dibren e Bukur e Fisnike.
    Jam krenare qe jam Dibrane….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*