VËZHGIM / Vizita e Vuçiç, lëvizja në Tiranë vijon normalisht (FOTO)

Entela Resuli May 27, 2015 13:16

VËZHGIM / Vizita e Vuçiç, lëvizja në Tiranë vijon normalisht (FOTO)

Ka vetëm pak orë që kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Nga të dyja palët është quajtur historike.

Ne dolëm në rrugë për të kuptuar efektet e kësaj vizite. Përveç gjysmës së Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pjesa tjetër rrugëve është e kalueshme. Njerëzit e kanë marrë mesazhin e policisë për të përdorur sa më pak makinat ditën e sotme, ndaj edhe vihet re që ka shumë këmbësore e më pak mjete se ditët e tjera.

Ajo që vihet re është një prezencë e shtuar e forcave të policisë, si Rrugore dhe ato të Rendit, sidomos pranë institucioneve shtetërore. Nuk mungojnë asnjëherë policet femra!

Baret dhe kafenetë e Tiranës janë plotë, ashtu si çdo ditë. Qytetarët ecin të qetë në rrugë dhe krejt indiferent. Në fund të fundit, këto janë punët e shtetit.

Gjatë vëzhgimit në qytet u hasëm në bulevardin kryesor edhe me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. I shoqëruar nga bodigardët e tij, duket se ka dalë vetë në terren për të inspektuar nga afër masat e sigurisë.

Vizita është “e rrallë”, por edhe pse e tillë, jeta në Tiranë ka vijuar thuajse normalisht /DITA

IMG_6442IMG_6404 IMG_6403 IMG_6416 IMG_6417 IMG_6408 IMG_6409 IMG_6415 IMG_6425 IMG_6426 IMG_6429 IMG_6432 IMG_6433 IMG_6419 IMG_6423 IMG_6424 IMG_6439 IMG_6440 IMG_6442 IMG_6443 IMG_6445 IMG_6434 IMG_6436 IMG_6438 IMG_6446 IMG_6448

Entela Resuli May 27, 2015 13:16
Komento

13 Komente

  1. Rony May 27, 13:30

    O Entela Resuli, je nona fare je per gjera te tilla.

    Reply to this comment
  2. fred May 27, 13:44

    E keni gabim..

    Reply to this comment
  3. realisti May 27, 14:05

    Nuk ka radhur Aleksandri i madh i Maqedonise por aleksandri i vogel ui Serbise.

    Reply to this comment
  4. enter May 27, 14:06

    Lajm shume idiot. Askush nuk u tha shqiptareve qe te ndaloni se jetuari pse vjen kryeministri Serb.

    Reply to this comment
  5. Mark uk May 27, 14:08

    Kan ardhur figura te rendesishme botrore nuk jan mbydhur njerzit brenda.Apo doni te lavderoni qeverin sikur po ben namin.

    Reply to this comment
  6. babjam May 27, 14:27

    Shume mire qe nuk ndalon, pse ca kujtonte ai serbi se kemi frike nga ai. Ne e kemi koken larte, se jemi ne token tone, Kosova eshte Shqiperi… Faleminderit! Respekt

    Reply to this comment
  7. provokacja May 27, 14:34

    Deri me tani cdo gje ka shkuar shume mire. Dhe me vjen mire qe Tirana po e percjell kaq qete kete vizite. Rama, ka ca ka, per disa gjera eshte i vendosur dhe nuk ja ha qeni shkopin. Eshte burre i qendrueshem, autoritar dhe nuk ja bene syri terr se cthote Vucici…
    Dita jeni me te miret ne rrjet.

    Reply to this comment
  8. shqipe May 27, 14:43

    Ne nuk jemi si serbet, ne treguam kulturen tone. se dime ti presim miqte e dime te flasim, e dime te bejme paqe, pavarsisht se ccfare ka ndodhur. Rama tha qe, jemi shume te vegjel, per te qene te ndare e per mos tu ulur bashke dhe e tha aq mire sa nuk ka.

    Reply to this comment
  9. nastradini May 27, 14:48

    Kjo tregon tolerancen qe kemi ne si vend dhe si popull qe kush do qe te vij ne nuk kontraktohemi dhe as nuk intimidohemi. Sepse ne ia dime vlerat vetes. Mund te kemi shume defekte te tjera si pupull, por jemi kranar per ccka jemi.

    Reply to this comment
  10. shqiptari May 27, 14:53

    Po se nuk jemi si serbet qe u bene bisha kur shkoja rama atje. Sna intereson. Politika te beje punen e vet, ka ik kohra e luftrave. Megjithate ai serbi i gjate, nuk mund te rrinte pa thumbuar e te thoshte se Kosova eshte Serbi. Fati yne eshte qe ky i gjati qe kemi, eshte i trash per ca gjera, por per disa te tjera nuk te le ta kalosh vijen e verdhe. U ndjeva mire sot, per kete vizite.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*