Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it injorojnë Metën, vijojnë takimet me kandidatët e zgjedhjeve
Nga Arkiva
Pavarësisht qëndrimit të Presidentit, Misioni i vëzhguesve te OSBE/ODIHR-it në vendin tonë duket se i kane injoruar deklaratat e Ilir Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve në 30 qershor dhe po vijojnë normalisht punën e tyre për vëzhgimin e zgjedhjeve. Çka do të thotë se OSBE/ODIHR, dy organizatat që certifikojnë procesin zgjedhor në Shqipëri, e njohin datën 30 qershor si ditë zgjedhjesh në vendin tonë.
Pas regjistrimit edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 30 qershorit, vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë vijuar takimet e tyre me kandidatët për bashkitë.
Ndonëse, na ndajnë edhe pesë ditë nga data e zgjedhjeve, OSBE/ODIHR ka sjellë qindra vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar zgjedhjet, që do të thotë se misioni i cilëson zgjedhjet e 30 qershorit si zgjedhje normale.
Si në çdo palë zgjedhje të mëparshme, OSBE/ODIHR po ndjekin të njëjtën praktikë.


A nuk ishin keta dy organizata qe deri tash na kane thane se ishin zgedhjet ma te mira qe kemi pare cfo here?! Pra edhe kete here do jene zgedhjet ma te mira qe kemi pare! Cka duhet te perkthehet shqip zgedhje per faqe zeze diçi dime ne per cdo here!
Kane nevoje me harxhuar do pare duke e ´ndihmuar’ shqiperine!
Ps: sa per dijeni keto organizata kur nuk morren baskkombase me origjin shqiptare per mbikeqyrjen e zgedhjeve ! E kuptoni pse? Se ato shqiptare do kishin kuptuar vjedhjet e ´lokalevé siçkane qef me na thane!
Po ja sa te vije Luli me Saliun qe mbasi te bejne zgjedhje tja u hypin kutive dhe tu zbresin andej nga Shara per ti djeg.