Vidal arrin marrëveshjen personale me Inter

July 31, 2018 16:19

Vidal arrin marrëveshjen personale me Inter

 

Arturo Vidal raportohet të ketë arritur marrëveshjen me Inter.

Kiliani është gati të firmosë një kontratë trevjeçare në San Siro me një rrogë 5 mln euro në sezon.

Sipas mediave italiane, një marrëveshje mes dy klubeve është gjithashtu shumë pranë finalizimit.

31-vjeçari duket se do të rikthehet në Serie A në formë huazimi, me Zikaltrit që kanë obligimin për ta blerë verën tjetër.

Kosto totale e operacionit do të jetë mes 20 dhe 25 mln euro.

Vidal më parë ka kaluar katër vite te Juventus përpara se t’i bashkohej Bayern më 2015.

a.s/dita

July 31, 2018 16:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*