VIDEO / 15 fakte të frikshme për mishin e përpunuar

March 21, 2016 16:07

VIDEO / 15 fakte të frikshme për mishin e përpunuar

Mishi i përpunuar është mishi që ruhet përmes tymosjes, ngrirjes, ambalazhimit, ose duke shtuar konservantë kimikë.

Kotoletat e pulës bëhen me një produkt të lëngshëm të mishit dhe më pas u jepet forma që ne të gjithë njohim.

Qimet e brejtësve janë ligjërisht të lejueshme në ushqimin që ju konsumoni.

FDA (Administrata e Ushqimeve dhe Medikamenteve) lejon 4 qime miu për 100 gramë mish të përpunuar.

Mishi mund të trajtohet me monoksid karboni për të ruajtur ngjyrën e kuqe.

Historikisht rreth 70% e shpendëve që rriten në SHBA janë ushqyer me medikamente që kanë bazë arsenikun.

Salmoni i rritur në ferma, pa u ushqyer me karkaleca ose gjallesa të tjera detare, nuk është ngjyrë rozë. Ngjyra rozë shkaktohet nga ngjyruesit që fermerët hedhin në ushqimin e tyre.

Zakonisht hotdog-ët janë të mbushur me përzierje mishi të bërë nga dhjami, niseshteja ose përzierje drithërash.

Kompani të tilla si  Nestle, General Mills, Heinz, etj. nuk tregojnë origjinën e mishit të tyre.

Silici që gjendet tek rëra, ose kuarci mund të gjendet edhe tek mishi i fast food-eve të zinxhirit “Wendy’s” ose “Taco Bell”.

Më shumë se 80% e derrave amerikanë ushqehen me një lloj medikamenti, “ractopamine”, që ndalohet në Kinë, Rusi dhe Bashkimin Europian.

Kompania “Smithfield pork”,  prodhuesi më i madh i mishit të derrit në SHBA në 2012-ën rriti 15.8 milionë derra, që do të thotë miliona litra jashtëqitje. Lagunat në të cilat ajo hidhet marrin ngjyrë rozë e çelët.

“Një lagunë rozë është një lagunë e shëndetshme”, u tha në 2006 aksionerëve, Smithfield.

Një studim i vitit 2007 zbuloi se konsumimi i  mishit të përpunuar rrit rrezikun e kancerit në zorrë.

Do të kishte 4000 raste më pak të kancerit të zorrëve nëse njerëzit do hanin më pak se 70 gramë mish të përpunuar në javë. Një salçiçe është pothuajse e barabartë me 30 gramë.

Jeni ende të uritur? /DITA

March 21, 2016 16:07
Komento

5 Komente

  1. enter"" March 21, 17:03

    Kjo eshte amerika, toka e enderrave…hahahahaah.Keto gjera ndodhin vetem me amerike, dhe delet amerikane u besojne akoma perrallave.

    Reply to this comment
  2. NYC March 21, 18:18

    Gjeni nje njeri qe di te perkthej tamam te pakten. Si ky perkthimi ketu ben edhe plaka ime me google translate.

    Reply to this comment
  3. mirel March 22, 03:22

    Eendy…me dy pika..se nu e shkruajne dot Wendy
    Taco Bell e kane shkruar sakte.
    Informacioni fatkeqesisht eshte I vertete, por prezantimi ne shqip, I tmerrshem

    Reply to this comment
  4. Qepa March 23, 11:25

    Paci nderin, nga revista satirike amerikane “Onion” (qepa) i keni marre keto fakte dhe keni bere artikull? Sepse kjo reviste eshte mbushur me gjera te tilla dhe tallet me njerezit qe i besojne si te verteta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*