VIDEO +18/ Tifozi rrëzohet nga shkallët, a është i njëjti që humbi jetën?

April 6, 2016 23:44

VIDEO +18/ Tifozi rrëzohet nga shkallët, a është i njëjti që humbi jetën?

Një video e publikuar nga “Jeta Osh Qejf” tregon momentin se si një tifoz është shtyrë nga një efektiv policie pas mbarimit të ndeshjes së Kupës së Shqipërisë mes Flamurtarit dhe Kukësit, e luajtur në Vlorë.

Tifozi është filmuar pa ndjenja në fundin e shkallëve dalëse të stadiumit. Ai shihet që transportohet më pas në furgonin e Policisë.

Por a është i njëjti tifoz që humbi jetën ditën e sotme në këtë stadium? Më herët u raportua se një 41-­vjeçar mbërriti i vdekur në Spitalin e Vlorës.

Ai ishte duke parë ndeshjen dhe vdiq në rrethana ende të paqarta.

Ndërkohë, burime nga Policia thanë më parë se tifozi kishte pësuar infarkt. Mirëpo kjo video ngre pikëpyetje të mëdha për rastin në fjalë.

Tifozi me emrin Mikel Selmanaj është transportuar menjëherë në spital, por ka mbërritur atje i vdekur. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në stadiumin e Vlorës.

Pamjet nga video tregojnë gjakun në fund të shkallëve, kaosin dhe lëvizjet pas ngjarjes. Ajo që bie në sy në këtë video është edhe mungesa e ambulancës në stadium, 42-vjeçari është transportuar në spital me makinën e policisë.

 

April 6, 2016 23:44
Komento

1 Koment

  1. info analitike April 7, 06:47

    Tashme policia sillet si kriminele. Ajo zone duhej rrethuar e hetuar si vend krimi e jo te silleshin si shtaze duke bertitur. Pyesni Izetin se ai me siguri duhet tekete me shume ibfirmacion edhe per kete rast. Le te shohim tani nese rilindjotet do te sillen si Saliu apo do te fusin ne burg kriminelin, shkaktar te ketij krimi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*