VIDEO: 3 minuta prekëse dedikuar tërmetit
Nga Arkiva
3 minuta e 37 sekonda, pamje që përshkruajnë më së miri situatën e krijuar nga tërmeti, që nga 26 nëntori në orën 03:54 minuta dhe deri më tani, kur kanë kaluar plot 8 ditë.
Gjithçka që kemi përjetuar gjatë këtyre ditëve, frikë, panik, por së fundmi shpresë dhe mirënjohje për ata që na kanë qëndruar pranë në këto momente të vështira.
Një mesazh për jetën, dhimbjen dhe solidaritetin. Një rikujtesë se shpresa nuk duhet humbur.
Kjo video është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga kryeministri Edi Rama.
“Duke u ndikuar nga tragjedia që ka prekur gjithë Shqiptarinë këto ditë, ne, si një grup të rinjsh që përpiqemi të bëjmë pak art, vendosëm të bënim një video sensibilizuese rreth kësaj teme. Është një video e bërë me shumë dashuri dhe ndjeshmëri dhe po shpresojmë që ta konsideronit për ta shikuar deri në fund, dhe pse jo ta shpërndanit në rrjetin tuaj social. Faleminderit”.
j.l./ dita
Ju lumte kushdo e ka bere prekse shume por realiteti flet qarte. Bashkohunu Shqipetare kudo jeni te rimekembin jeten tone dhe femijeve tane. Ne jemi nje popull i forte do e bejme vendin perseri por vetem me pune e te bashkuar ,fale dhe ndihmes se madhe te miqveve tane ne bote kudo jane.
Bravo , shume bukur e kane bere
Urime !
Ama te paret fare ne ndhme erdhen ekipi i Rumanise , pastaj erdhi Kosova e me radhe te tjeret.
Por te paret erdhen ekipet nga Rumania