VIDEO: Agron Shehaj tenton të godasë Erjon Braçen, ndërhyn garda

November 23, 2017 11:49

VIDEO: Agron Shehaj tenton të godasë Erjon Braçen, ndërhyn garda

 

Deputeti demokrat Agron Shehaj dhe deputeti socialist Erjon Braçe janë përplasur në mbledhjen e komisionit të Ekonomisë që po mbahet paraditen e sotme.

Shehaj ka shkuar pranë vendit të Braçes duke i bërë gjeste kërcënimi me gisht.

Një punonjës i gardës ka ndërhyrë që të mos ketë përplasje fizike mes Braçes dhe Shehaj.

Më pas Agron Shehaj është larguar nga komisioni.

Gjithashtu dhe deputetët e opozitës janë larguar.

Pse ndodhi sherri

Agron Shehaj ka kërkuar të flasë më gjatë, si dhe edhe ministra e Drejtësisë Etilda Gjonaj të qëndrojë më shumë në komision, por nuk është lejuar nga kreu i komisionit, Braçe.

Pas kësaj, deputeti demokrat i është afruar kreut të komisionit, Braçes, i tensionuar, por ka qenë një gardist që ka ndërhyrë menjëherë, duke kapur për krahësh Shehajn për ta larguar.

Menjëherë pas kësaj situate, deputeti Shehaj është larguar nga salla e Kryesisë, ku po mbahet mbledhja e komisionit.

Në mbledhje ka qenë duke u diskutuar për organet e Vettingut, ku e pranishme ka qenë dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Aty ka ndërhyrë deputeti i PD, i cili ka thënë se këto organe nuk do të jenë të pavarura, dhe pas kësaj deklarate situata është tensionuar, duke degjeneruar në një përplasje mes dy deputetëve.

November 23, 2017 11:49
Komento

8 Komente

  1. ppa November 23, 12:02

    O Dita , ku eshte perplasja ndermjet deputeteve…kemi te bejme vetem me ” irritimin” e njerit deputet…po kjo medie keshtu i trajton ngjarjet….dmth. te dy jane fajtore !

    Reply to this comment
  2. Social Rilindasi November 23, 12:10

    Turp te kesh o Agron Shehaj qe kerkon te vesh dore mbi nje zonje te nderuar.

    Reply to this comment
  3. Kola November 23, 12:28

    Ky nuk eshte thjesht irritim, por eshte taktika e fashisteve te SHQUPIT qe per cdo gje kerkojne ate c’ka s’ju perket. Me keta funderrina duhen marre te gjitha masat per t’i perballuar.

    Reply to this comment
  4. harillaqi November 23, 13:13

    Ky Shehaj,duket qe eshte rrugaç. Ai ka te drejte te jete rrugaç° se edhe kryetari i pd-ke eshte rrugaç.Keshtu jane te gjithe keta monstra deputet te pd-ke.Zihen e rrihen se ashtu kane bere kur kane qene me dhi ne pyll.Ata pylli vijn.

    Reply to this comment
  5. s.g. November 23, 13:17

    Pis maloku kur deputet bahet!

    Reply to this comment
  6. tomorraku November 23, 13:43

    Ky Shehaj me duket se eshte mesuar me ata “sklleverit” e tij , sic i ka quajtur Brace punonjesit e
    biznesit te Shehajt dhe prandaj sillet kudo si Skllavopronar .

    Reply to this comment
  7. shabani November 23, 17:23

    C jane keta rrugace ordinere shyqyr qe do zhduken kjo fare e keqe

    Reply to this comment
  8. William November 24, 04:40

    Ore muter te kuq komunist, duhet te jeshe komunist te quhesh i mencur ,i kulturuar, i qyteteruar e te tjera.Akoma nuk e keni mesuar se emertimi komunist permleth te gjitha veset me te poshtra qe mund te ket njeriu.ptu far e kete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*