Video / Aksion si në filma, arrestohet 38- vjeçari armë me vete

June 2, 2016 20:41

Video / Aksion si në filma, arrestohet 38- vjeçari armë me vete

Policia e Vlorës ka arrestuar një 38-vjeçar me precedent penalë, i cili po udhëtonte së bashku me një person tjetër me motoçikletë.

Aksioni i policisë i bërë në rrugën nacionale “Vlorë – Trevllazër”, ka vënë në pranga Etmont Lamaj, 38 vjeç, banues në fshatin Trevllazër – Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik që i është ushtruar, policia ka gjetur të fshehur në çantën e tij të shpinës, një armë zjarri “Pistoletë me mulli”,  e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Sipas uniformave blu, shtetasi Etmont Lamaj, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”.

June 2, 2016 20:41
Komento

2 Komente

  1. anticensurë 25642654 June 3, 15:45

    “Pistoletë me mulli”, =revolver!

    Reply to this comment
  2. anticensurë 25642654 June 3, 15:50

    ky qeka komplet karagjozllëk!!
    kjo është një shfaqe me regjizor leshin!!
    aq keq e bërë sa të vjen të vjellë ta shohësh!!
    asnjë lloj rezistence nga personi dhe këta lëshohen si ujqë,fallco fare”e fusin dhe e nxjerrin nga makina sikur të kishim të bënim me ndonjë person që kërcënohet nga ndonjë atentat!!
    a ju pjerdhç në këtë që ju e quani lajm!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*