VIDEO: Ana tjetër e protestës te Liqeni. Keni ngrënë ndonjëherë diçka të tillë?

February 21, 2016 23:22

VIDEO: Ana tjetër e protestës te Liqeni. Keni ngrënë ndonjëherë diçka të tillë?

Pak metra larg fushë-betejës mes policisë dhe protestuesve te Liqeni, sapo është hapur një restorant krejt i veçantë.

Në fakt nuk është ai lloj restoranti që mund të imagjinoni.

Gjithçka është pjellë e fantazisë së pazakontë të Altin Prengës, që njihet për fermën e famshme Mrizi i Zanave

39-vjeçari shqiptar, – të cilin Vogue e shpalli në 2013 si një ndër katër shefat e kuzhinës që po revolucionojnë gastronominë botërore ka “zbarkuar” në Tiranë.

Bashkë me shefin e njohur Bledar Kola sfida e tyre me kryeqytetin, do jetë ky mini-restorant tek Liqeni, sapo mbyllet shëtitorja Lasgush Poradeci dhe nis brezi i pemëve.

Tre mullinj që bluajnë papushim dhe një ambient i brendshëm krejtësisht i drunjtë ku shkëlqen luksi i pazëvendësueshëm i thjeshtësisë.

Mullixhiu – lexohet në një tabelë të vogël mes luleve. Ky është emri i lokalit. Dhe pak më poshtë shkruhet: Nga Mrizi i Zanave.

Gjithçka, nga lëngu i shegës që serviret i pari tek bulmeti, mishi, buka, vera e uji janë 100% shqiptare.

Talenti i Prengës dhe Kolës mbetet vetëm për t’u shijuar.

Vëreni përshembull në videon e pare sjellë nga DITA si serviret një pjatë me palcë dhe gjuhë viçi. Sharrohet në kuptimin e plotë të fjalës, live.

Kush thotë që ka parë dhe provuar më parë një gjë të tillë, me siguri gënjen./DITA

February 21, 2016 23:22
Komento

6 Komente

  1. Arber February 23, 01:08

    Kur te vijme familjarisht ne Tirane do ta frekuentojme.

    Reply to this comment
  2. Saliu Komunist i pabese dhe serb.. February 23, 04:17

    Shume reklame po i behet, punime druri apo hekuri, axhustime me lyme dhe “tallashi” i dale nga prerje me sharre hekuri do t’u shkoje ne stomak shpellareve qe do te jene klientet e ketij DERR lokali. Po te shikosh “Pronari” ka avancuar dhe ka zene siperfaqe publike jashte abjektit qe ka ne perdorim, zakon i vjete i shpellareve “Toke Xanun”

    Reply to this comment
    • fuck inatqareve February 23, 20:20

      Tkesh nerin tflasesh per ket mini rstorant tvogel plot vlera …sduhet tkesh inat njerzit ce punojne dhe ce e ka ven cdo gje me mund njerzit puntor nk shahen po jo se asht prob se flet ti i gjith vendi. ash krenar me ket pronarin e mollixhiut tpershendes note

      Reply to this comment
  3. gjermani i fundit February 23, 09:31

    eshte nje sharre kuzhine, quhet sharra vertikale. Eshte me korrent dhe perdoret ne kuzhine, e miratuar nga kontrolli HACCP, çfare jane keta sharrtare mor amani, çoni ndonje kontroll te behen gjerat siç duhet se jane jashte çdo koncepti mbi higjienen. Kudo ku kam shkuar perreth Tiranes ofrojne mishra te djegura ne prush e qymyr dhe qaheni pastaj pse shtohen semundjet tumorale! Keta shitkan edhe uje 100% shqiptar, po kjo qenka gje e rralle?! Pse ia vene emrin mullixhiu kesaj stalle me dhoga, mund te quajne Qilari i Kashtes, Kulla e Barit, si tek ai filmi. Thjeshtesi nuk do te thote kthim ne fis. Nuk besoj se hane ulur ne karrike ketu, do kete sofra ku ulen kembekryq si ne kohen e Qemos. Te shpresojme se vjen Vogue dhe ben ato vleresimet duke vene kockat ne sharre. Sa per kujtese,palca e kurrizit, siç quajme ne yndyren mes vertebrave, eshte ne bazen e nje rizoto, Risotto alla milanese. Ne kohen e lopes se çmendur u ndalua te perdorej palca e kurrizit, si percjellese e drejtperdrejte. Keshilla nr 1 eshte te piqet mire ne furre ose te zjeje mire, kini kujdes nga keto gjera. Merrni sharre me vete,hahahhaa, tek mullixhiu

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN February 23, 11:22

      o cun i hitlerit
      po ti me gajas mua ,nuk e di ate historine ti me ata te fshatit te cmendur ,qe hanin mish te infektuar
      pyet njeri ,po une cfare te bej ? po ha dhe ti u pergjigjen
      nejse , tha Konica ,po bere nje gazete te madhe do te thone beje te vogel ,po e bera me shkronja te vogla i duan te medha , pastaj nga te kuqe i duan jeshile shkronjat
      ehuuuu ,shqiptar mar bir
      po ai nuk i di normativat e HCCP , kot e kane vleresuar ata …apo ti ke hall se mos budallepsen te marret 😛
      ai traPajani me siper po ankohet per token e xanun ,
      kur dikush mundohet dhe del i zgjuar ne fis ne do e bejme pis medoemos …ah kasolle ku na mblodhe thuaj
      kam dhe une nje trapajan keshtu ,i lame tokat se do kulloste lope e dele , pastaj gjetem stalle te ngritur
      uh tha mamaja ,do ja prish ,jo jo i thashe ,beje gjumin rehat ,lema stallen aty se do fus plaken kur te rrjedhi komplet nga mendja …per cfare tia prish ,une kur te vdes 2 mt dhe do marr ,biles do iki ne krematorium ,mos te me cajne kaptinen me lule dhe kur jam e vdekur
      pastaj tha “ma dhane token ,po ja u futa ne borxh 6 mil ,me ngeli vajza pa shkolle
      ja mora dhe vajzen ja cova ne shkolle , tani i thashe kullot aty ,dhe mos na caj koken

      respekt per keta me siper , respekt per gazeten qe flet dhe merreni qete njerez , beni dicka ndryshe ,pa [para]gjykime ….une per vete do i kerkoj kur te vij ndonjeher …nuk kam me rrezik infektimi ,bera 16 vjet ne komunizem …nuk vdiqa 😛

      Reply to this comment
  4. ??? February 23, 09:55

    Ju kujtohet lopa e cmendur? Nga palca vjen dhe sidomos ne Shqiperi qe nuk ka kontroll nuk duhet te konsumohet. Prandaj pyetjes tuaj nese kemi konsumuar ndonjehere “dicka te tille” pergjigja eshte e thjeshte – e dua jeten prandaj JO nuk konsumoj burimin e semundjeve degjenerative gjenetike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*