Video/ Anije peshkimi me 1.3 ton kanabis në Greqi, arrestohen 4 sirianë

March 3, 2018 19:44

Video/ Anije peshkimi me 1.3 ton kanabis në Greqi, arrestohen 4 sirianë

Autoritetet greke kanë sekuestruar një ngarkesë të madhe droge që po transportohej me një peshkarexhë në Kretë.

Në bordin e anijes, sipas mediave greke, deri tani janë sekuestruar 1.3 ton kanabis e llojit çokollatë, por mendohet se mund të ketë akoma dhe më shumë.

Katër shtetas sirianë u arrestuan, teksa qëndronin brenda në peshkarexhë.

“Protothema” ka publikuar pamjet e aksionit në det të forcave speciale greke, që ndaluan peshkarexhën. Ata kishin marrë informacion se kjo anije peshkimi po tranportonte kanabis dhe po e mbanin nën vëzhgim, deri ditën e premte kur u zhvillua operacioni.

Pamjet tregojnë skafin e policisë greke, i cili ndjek peshkarexhën dhe ngjitjen e oficerëve të policisë në bordin e saj për të marrë kontrollin.

Sipas informacioneve të shtypit grek, peshkarexha mendohet të jetë nisur nga Qipro me destinacion portin e një vendi evropian.

s.a/dita

March 3, 2018 19:44
Komento

1 Koment

  1. vari caret March 3, 20:55

    Dergojini sirianet ne Gjermani se ajo i mirepret dhe u jep shtetesi gjermane, e mbushi BE plot me xhami dhe fondamentaliste

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*