Video/ Arrestohet korçari kontrabandist, falsifikonte etiketat e vajit në gjuhën greke

November 2, 2017 11:07

Video/ Arrestohet korçari kontrabandist, falsifikonte etiketat e vajit në gjuhën greke

Në kuadër të operacionit të koduar “ALKIS”, të zhvilluar nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, është arrestuar një 48 vjeçar nga Korça.

Personi i identifikuar si Kosta Fshati pronar i një punishteje në Korçë prodhonte dhe ambalazhonte mallra kontrabandë

Autori është kapur në flagrancë duke prodhuar dhe ambalazhuar etiketa në gjuhën greke, dhe kështu shiste vaj ushqimor në mënyrë të paligjshme.

Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë policore, falë veprimeve të mirë organizuara, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në punishten në pronësi të këtij shtetasi në lagjen nr 10 në Korçë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

5 depozita metalike dhe plastike të përmasave të ndryshme

1300 litra vaj ushqimor me mbishkrime greke i dyshuar si kontrabandë

1500 etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme

494 kuti metalike dhe plastike të kapaciteteve 0.25, 0.5, 3, 5 dhe 10 litroshe me mbishkrim në gjuhën greke “Extra virgin Olive Oil” dhe “Olive Oil”,

1180 shishe e bidona plastikë dhe metalikë, 0.5, 3, 5 dhe 10  litroshe me mbishkrime greke, si dhe

17  fuçi plastike bosh 60 litroshe.

Nga hetimet dhe verifikimet e kryera në lidhje me këtë rast dyshohet se këtë punishte shtetasi i mësipërm e përdorte për prodhimin dhe ambalazhimin e vajit ushqimor në mënyrë të paligjshme, duke përdorur etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme me qëllim shitjen e tij në tregun vendas.

Gjithashtu një pjesë e sasisë së vajit të sekuestruar, dyshohet të jetë mall kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial”, “Fshehja e të ardhurave”.

November 2, 2017 11:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*