VIDEO: Artistët amerikanë surprizojnë qytetarët, show në ambientet e Pazarit të Ri

March 21, 2018 11:51

VIDEO: Artistët amerikanë surprizojnë qytetarët, show në ambientet e Pazarit të Ri

 

Tregtarët dhe qytetarët që blejnë në Pazarin e Ri në kryeqytet janë surprizuar dje nga një grup të rinjsh amerikanë të cilët kanë dhënë për ta një shfaqje të kërcimit modern.

Të mbështetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, të rinjtë e grupit shumë të njohur amerikan, “Fly Dance Company”, në kuadër të turit të tyre në Ballkan zgjodhën ambientet e Pazarit të Ri për të shfaqur talentin e tyre.

Kjo edhe si një mënyrë e mirë për të promovuar një nga investimet e rëndësishme të Bashkisë së Tiranës që është bërë në bashkëpunim dhe me fondet amerikane dhe që është kthyer në një nga pikat më atraktive dhe të vizitueshme për qytetarët shqiptarë dhe vizitorët e huaj.

Ka qenë vetë Ambasada Amerikane ajo që ka publikuar në faqen e saj në Facebook një video nga performanca e “Fly Dance Company” në Pazarin e Ri.

“Hip-Hop? Po! Zemra e Tiranës? Po! Një kompani kërcimi e mrekullueshme? Po Kjo ndodhi kur Fly Dance Company vizitoi Pazarin e Ri”, shkruan Ambasada Amerikane në Facebook në komentin që shoqëron videon.

a.s/dita

March 21, 2018 11:51
Komento

1 Koment

  1. malsori March 22, 04:09

    Eshte kenaqsi kur degjon mire per vendin tend dhe kur vleresohet nga te huajt.Pazari i Ri,Parku te Liqeni dhe Sheshi Skenderbej jane vepra monumentale te mrekullushme qe lartsojne Tiranen si kryeqytet.Urime Erion Veliaj.Malsori.Boston

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*