VIDEO / Biden mban fjalim në Ditën e Falenderimeve: Ne jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin

November 26, 2020 19:55

VIDEO / Biden mban fjalim në Ditën e Falenderimeve: Ne jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden në një fjalim që ka mbajtur për të uruar popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve është shprehur se njerëzit janë në luftë me Covid-19 dhe jo me njëri-tjetrin.

Ai u shpreh se ata duhet të “bashkohen” për të luftuar këtë virus që i ka ndarë dhe i ka futur në konflikt me njëri-tjetrin.

Më tej, ai ka thënë se rritja e rasteve të infektimit duhet ngadalësuar, pasi këtë ua kanë borxh infermierve dhe mjekëve që janë në vijë të parë në përballjen me pandeminë.

“Unë besoj se ju gjithmonë meritoni të dëgjoni të vërtetën nga presidenti juaj. Ne duhet të ngadalësojmë rritjen e këtij virusi. Ne ua kemi borxh mjekëve dhe infermierëve dhe punonjësve të vijës së frontit. Ne ua kemi borxh bashkëqytetarëve tanë. Kjo na ndau, na zemëroi, na vendosi kundër njëri-tjetrit. Unë e di që vendi është lodhur nga lufta, por duhet të kujtojmë ne jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin”, deklaroi ai.

SHBA-ja është vendi më i prekur nga Covid-19 në botë.

Që nga fillimi i pandemisë, atje janë regjistruar 13,176,613 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 268,731 të tjerë kanë humbur jetën.

j.l./ dita

November 26, 2020 19:55
Komento

1 Koment

  1. Ugneb November 26, 22:09

    Ky ka rrjedhur dhe se di ku eshte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim