VIDEO/ Bien nga qielli 3 topa prej zjarri

February 2, 2018 20:25

VIDEO/ Bien nga qielli 3 topa prej zjarri

Banorët në Peru u tmerruan kur tre topa të mëdhenj të përfshirë nga flakët ranë në tokë. Shumë prej atyre që jetojnë në vendin amerikano-jugor menduan se do të ishin viktima të një shiu meteorësh.

Fotot dhe videot që tregonin topat në flakë që binin nga qielli u panë nga mijëra persona që jetojnë në Brazil e Peru.

Sipas britanikes “Metro”, shefi i shërbimit të zjarrfikëses në Cruzeiro do Sul, Romulo Barros tha se me gjasë bëhej fjalë për meteoritë.

Ai tha se besonte që objektet kishin rënë në kufi mes Acre dhe Peru. Barros konfirmoi se në momentin kur ndodhi ky incident, në zonë fatmirësisht nuk kishte pasur fluturime ndërkombëtare. e.k/dita

 

February 2, 2018 20:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*