VIDEO/ Bota në ‘alarm të kuq’ nga rritja e temperaturave

August 8, 2017 22:43

VIDEO/ Bota në ‘alarm të kuq’ nga rritja e temperaturave

Në këto ditë kur vendi ynë po përballet me një valë të pazakontë të nxehti, studimet tregojnë se kjo vjen si pasoje e ndryshimeve klimaterike, te shkaktuara edhe për faj të njeriut.

Një animacion i ri, “Rrethi i Temperaturës”, tregon se çdo komb në planet tani është në të kuqe.

Një video e publikuar tregon ritmin e ngrohjes globale për vendet në mbarë botën, nga Afganistani në Zimbabve. Valet në video,  përfaqësojnë luhatjet mesatare vjetore të temperaturës së çdo vendi që pulsojnë lart e poshtë. Është si të shikosh një rrahje zemre në një monitor, shkruan javanews.

Në vend që të qëndrojë i qëndrueshëm si një rrahje normale, është e qartë se temperaturat për më shumë se 100 vende po ngjiten gjithnjë e më shumë në pjesën e prapme të rritjes së ndotjes së karbonit.

Nuk ka vende të vetme që dalin qartë nga grafiku“, tha Antti Lipponen, një fizikant në Institutin Finlandez të Meteorologjisë, i cili e bëri grafikën. “Ngrohja në të vërtetë është globale, jo lokale“.

Asnjë vend nuk është i imunizuar nga temperaturat në rritje, e lëre më nga ndikimet e tjera të ndryshimeve klimatike.

Tre vitet e fundit kanë qenë ato më të nxehta të regjistruara ndonjëherë. Një numër vendesh ishin më shumë se 2 ° C më të ngrohtë se standardet e viteve 1951-1980 të përdorura në grafik. Kjo i vendos ato mirë mbi kufirin e ngrohjes të mishëruar në Marrëveshjen e Parisit, duke shërbyer si një paralajmërim se sa shpejt po shtyhemi në territor të ri.

Nga viti 1880 deri në 2016-n, temperaturat janë rritur me 1.6 gradë, e shkaqet janë të lidhura me sjelljen e njerëzve. Nga viti 1980 situata është përkeqësuar me një rritje dramatike temperaturash, që ka sjellë edhe motin më të nxehtë në 1.500 vitet e fundit./javanews.al/a.ç

August 8, 2017 22:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*