Video: Bushpepa në Eurovizion, “Mall” rrëmben duartrokitjet e publikut

May 8, 2018 21:32

Video: Bushpepa në Eurovizion, “Mall” rrëmben duartrokitjet e publikut

Këngëtari Eugent Bushpepa ka konkurruar i treti sonte në Eurovizion, dhe performanca e këngës “Mall” ka qenë e shkëlqyer.

Bushpepa u ngjit në skenë tejet i sigurt në vetvete, duke arritur kështu të përcjellë emocion me këngën dhe vokalin e tij.

Ai ishte i shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Një fillim i mbarë ky për konkurrimin e Shqipërisë në Eurovizion, në natën ku do të zbulojmë nëse do të kemi mundësi të futemi në finale.

Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

s.a/dita

May 8, 2018 21:32
Komento

2 Komente

  1. Armandi May 9, 07:13

    Suksese Shqiperia !!!!

    Reply to this comment
  2. star May 9, 11:05

    Bravo!Djale i talentuar me nje ze te mahnitshem.Sukses i garantuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*