CIA publikon pamjet e pazbuluara, ç’ndodhte brenda shtëpisë së Bin Laden

November 2, 2017 10:15

CIA publikon pamjet e pazbuluara, ç’ndodhte brenda shtëpisë së Bin Laden

Inteligjenca amerikane CIA ka publikuar një video me pamje tronditëse  në shtëpinë e terroristit Osama Bin Laden.

Në pamjet e publikuara duken fëmijët dhe nipërit e tij paraqesin një familje të lumtur dhe normale në dukje dhe aspak panik apo frikë, siç supozohej të jetonin pasi ishin në kërkim.

Gjithashtu pjesë e jetës së tij të përditshme ishin edhe armët, të cilat i pëlqente t’ua mësonte edhe fëmijëve e nipërve të tij. Bin Laden u mësonte si t’i përdornin dhe të merrnin shënjestër, edhe pse ato ishin armë false.

Në incizimet për herë të parë shihet fytyra e Hamza Bin Laden, djali më i madh i Osama. Hamza është incizuar në kurorëzimin e tij, i cili me siguri ka qenë në territorin iranian.

Ngrihen dyshime nëse Bin Laden kishte përkrahje nga qeveria e Pakistanit për të qëndruar i fshehur nga CIA për pothuajse një dekadë. Ai jetonte në një kompleks të mbushur me kafshë.

Videot ranë në dorën e CIA-s, pasi forcat amerikane kapën dhe vranë trurit e sulmit të 11 shtatorit.

November 2, 2017 10:15