VIDEO: Gërdeci në Hollivud, del trajleri i filmit War Dogs

March 25, 2016 15:35

VIDEO: Gërdeci në Hollivud, del trajleri i filmit War Dogs

Gërdeci ishte një tragjedi, një histori mes aferash dhe me shumë pikëpyetje të abuzimit të pushtetit, pas së cilës u strehuan edhe persona të kërkuar për trafik ndërkombëtar të armëve siç është rasti i Efraim Diverolit.

“Hollywood”-it do të risjellë historinë ne formatin e nje komedie-aksion.

Warner Bros ka publikuar trajlerin e “War Dogs” me aktorët Jonah Hill dhe Miles Teller, me shënimin “bazohet në një histori të vërtetë”.

Protagonistët në film janë dy të rinj të cilët bëhen tregtarë armësh për llogari të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përfituar dhe mbyllur kontrata shumë miliona dollarëshe dhe jetuar në jetë të nivelit të lartë, para se gjithçka të shembej.

Ky film i regjisorit të ciklit “Një nate Luanësh”, i përshtatet shumë shpirtit të filmit “Pain & Gain” apo “Ujku i Wall Street”. Ai vë në lojë me një histori që sigurisht është frustuese për personat që janë pjesë e saj, argëtuese për ata që kanë ambicie jashtë mundësive të tyre dhe e jashtëzakonshme për të gjithë të tjerët.

Pjesa më e çmendur e gjithë kësaj çështjeje, është se ndryshe nga Hangover, ajo bazohet në një histori të vërtetë. Posteri i filmit është frymëzuar gjithashtu nga ai i filmit “Njeriu me Shenjë”.

Bazuar në një histori të vërtetë “War Dogs” ndjek dy shokë rreth të 20-ve (Hill dhe Teller) që jetojnë në Majemi. Gjatë luftës së parë në Irak, ata shfrytëzojnë një iniciativë pak të njohur të qeverisë e cila lejon bizneset e vogla të konkurrojnë për kontrata ushtarake të SHBA.

Duke nisur pak e nga pak, ata arrijnë të fitojnë shumë para dhe fillojnë të bëjnë një jetë luksoze. Por të dy arrijnë maksimumin kur fitojnë një kontratë 300 milion dollarë për të furnizuar me armë ushtarët afganë, një marrëveshje që i fut ata në biznes me njerëz shumë të dyshimtë, ku njëri prej tyre rezulton të jetë edhe qeveria e ShBA.

Në skenarin e filmit, do të paraqitet “arroganca e madhe të një të riu i cili u pasurua shpejt”.

Shkelzen Berisha

Shkelzen Berisha

3

Efraim Diveroli

Në qoshe të tavolinës qëndronte ulur një djalosh me sy të akullt si të peshkaqenit, i cili nuk fliste. Ishte djali i kryeministrit, një anëtar i “Familjes”, siç njihej rëndom tek shqiptarët. Marrëveshja për të cilën ndodhej atje, më pas do ta çonte Diverolin në burg. 2 milionë fishekët që duhet të dërgoheshin në Kabul nga Tirana, duhej më parë të ripaketoheshin për të hequr gërmat kineze të kutive origjinale. Shqiptarët i kishin këto rezerva municionesh për dekada të tëra, por gjurmët kineze do t’u shkaktonin “çunave” telashe me ligjin. Me njëmijë e një praktika korruptive, u bë e mundur që municionet të transferoheshin në Kabul,”  – shkruan gazetari në hetimin e të cilit bazohet skenari i këtij filmi për Shkëlzenin, djalin e ish-kryeministrit shqiptar Berisha.

Efraim Diveroli u arrestua në 2008-tën nga autoritetet amerikane për trafik armësh. / DITA

March 25, 2016 15:35
Komento

6 Komente

  1. Mrika e Lulzimes March 25, 15:37

    Keshtu po ka lezet: Gerdecaret ne varr, ndersa Shkelzeni personazh Hollivudi. Tano Xenit i ka mbetur vetem t’i gjeje teze Vjollces nje burre te ri ne vend te Muhametit te shkrete, qe u vra ne Gerdec. Ec Xeni, dashnoren e ke te famshme te D&G dhe Victori Secrets, ndersa ti ne Hollivud. Para Xeni!!!!!!

    Reply to this comment
  2. durrsaku March 25, 18:02

    ska nevoje ti gjeje mashkull tjeter TEZES ja hypen vete ai , berishet seksin ne fis se kane problem ZENI ka dhene prova.

    Reply to this comment
  3. Alban March 25, 18:38

    Ka filluar fushata anti-shqiptare e Hollivudit. S’lane film kundra shqiptareve pa be. Bene Taken, vazhdun me Hienat, tani jane duke bere film per Lazaratin dhe Gerdecin. Vetem Bulqiza dhe Rresheni ka ngelur.

    Reply to this comment
  4. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... March 25, 22:52

    Ne respekt te dy komentuesve por sot qe flasim (shkruajme) shume gjera kane ndryshuarne raport me jeten e Zeni (Xenit). Zeni sot eshte anetare me te drejta te plota e Shoqates bamirese LGBT, pra ai eshte kthyer ne shoqe dhe ka disa kohe qe nderron doshnoret dhe gjithnje eshte ne kerkim te hamshoreve te linj.

    Reply to this comment
  5. XXXL March 26, 02:28

    Shkerdheni i Saliut nuk e di pse i thone “Sypeshkaqen”, ai pervecse nje “Sypordhe” nuk eshte tjeter gje, ka grabitur, vrare dhe vjedhur ne emer te Babi Kriminelit Adolf Berisha, qe jane te lire me amnistine qe u ka dhene Ilir Koketrori dhe Bojaxhiu i pallateve me shigjeta corape kuqi Ed Pallaveshi..

    Reply to this comment
  6. sopiqoti March 26, 16:52

    PO SHKELZEN BERISHA PER SA KOHE DO TE VEGJETOJE I LIRE? Ej none,po te ishte AI burre do te shikonit se si do te hidhej vallja nga keta bandille.I pari do ta hante baba Saliu dhe i dyti Zeni,pjella e babes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*