VIDEO: Dhunohet kryebashkiaku i Selanikut

May 20, 2018 11:50

VIDEO: Dhunohet kryebashkiaku i Selanikut

 

Mediat në Greqi raportojnë mbi një sulm fizik ndaj kryebashkiakut të Selanikut, Yiannis Boutaris kryer nga pjesëtarë të ekstremit të djathtë.

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e përvjetorit të Genocidit të Pontëve, popullsisë ortodokse me prejardhje greke, e cila u dëbua me dhunë nga trojet e saj në Azinë e Vogël, prej turqve, dhe ku si pasojë gjetën vdekjen rreth 340 mijë persona.

Ndërsa kryebashkiaku Butaris ka mbërritur për të ndjekur si gjithë qytetarët pjesë nga ceremonia, disa persona të panjohur e kanë dhunuar duke e qëlluar me mjete të forta, me grushte e shkelma, duke e shtyrë dhe duke hedhur drejt tij sharje.

“Ka qenë një makth”, ka deklaruar ai pak më vonë nga dhoma e një spitali në Selanik, ku ka qëndruar gjatë natës për t’u ndjekur nga mjekët.

Organizatorët e ceremonisë kanë akuzuar personat e panjohur që kanë kryer sulmin, duke i karakterizuar si neonazistë.

Reagime kanë ardhur edhe nga politikanët grekë.

Kryeministri Tsipras ka deklaruar se këta elementë të së djathtës ekstreme duhen arrestuar menjëherë dhe se forcat politike nuk duhet t’i lejojnë ata të fshihen pas pseudopatriotizmit, pasi gjarpri i fashizmit po kërcënon demokracinë.

Të vetmit politikanë që kanë përkrahur dhunën e ushtruar ndaj Janis Butaris, kanë qenë ata të Agimit të Artë.

Kryebashkiaku i Selanikut ka qenë shpeshherë objekt polemikash përsa i përket disa pikëpamjeve të tij.

Ai është kritikuar kur ka dashur të hapet shtëpia e Qemal Ataturkut në Selanik, për ta vizituar turistë nga Turqia, apo edhe për qëndrimet e tij ndaj çështjes së emrit të Maqedonisë.

a.s/dita

May 20, 2018 11:50
Komento

5 Komente

  1. Kush do te behet “Qirje grek “me 299 euro ne muaj te shkoj te jonulla te mbush format May 20, 12:44

    “greqia” e sotme eshte e = me ISIS keshtu eshte krijuar

    Reply to this comment
  2. Arben May 20, 13:49

    Ky eshte dadhamires I shqipetateve

    Reply to this comment
  3. shushica May 20, 18:15

    Njesoj si naziskinet e Berishes ne varrezat e deshmoreve …Gjithe fytyrat e ndyra te tyre jane te njejta .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*