Video: Do shkriheni së qeshuri, Bes Kallaku filmohet duke kënduar në dush

February 22, 2018 13:24

Video: Do shkriheni së qeshuri, Bes Kallaku filmohet duke kënduar në dush

Prej disa ditësh çifti shumë i dashur për publikun dhe ndër më të komentuarit në media, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, po shijojnë pushimet në Itali nga ku kanë postuar shpesh foto e video nëpërmjet rrjeteve sociale.

Dy videot e fundit të Besit tërhoqën shumë vëmendje, pasi në njërën aktori shfaqej duke i “vjedhur” aparatin disa turisteve dhe në videon tjetër ai rrëzohet në mes të qendrës tregtare.

Ndërsa tani e ka radhën Xhensila që t’ju bëjë të gjithëve të qeshni. Këngëtarja ka postuar 3 video në Instastory ku dëgjohet Besi duke kënduar i cili siç duket ndodhet në dush.

Besi dëgjohet të këndojë këngën “Pranvera me një lule s’vjen” ndërsa Xhensila shkruan se po pret që dikush nga hoteli të trokasë në derë, pasi Besi nuk është përmbajtur fare edhe pse e di që ka turistë të tjerë ngjitur.

Në videon e mëposhtme keni mundësi të dëgjoni Besin teksa këndon në dush, dhe nuk do e mbani dot të qeshurën.

l.h/ dita

February 22, 2018 13:24
Komento

4 Komente

  1. heeeeeeeee ! February 22, 13:53

    interes do perbente
    me knue vet xhensila ne dush,
    jo b,,

    Reply to this comment
  2. ....... February 22, 17:03

    Kush eshte bes kardallaku ?……

    Reply to this comment
  3. MH February 22, 19:57

    Asgja nuk kishte per te qeshur.Ato,le te qeshin nen shijen e vet.E mos te kerkojne ti imponojne lexuesve shijen e tyre.

    Reply to this comment
  4. Ohoooo February 22, 20:11

    Ky vetem per te qeshur nuk te ben ,,,,,,,,,, Kur shef kete fare aktori futesh ne mendime.dhe te mer te qaret kur kujton ku ka rene humori ne.cfare niveli,,,,,,,,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim