VIDEO/ Drogë në bidonët e qumështit, policia e arreston

October 25, 2015 11:44

VIDEO/ Drogë në bidonët e qumështit, policia e arreston

Kishte menduar se do t’ia dilte, por nuk rezultoi kështu. Një i ri nga Saranda futi drogën në bidonët e qumështit, por u zbulua nga policia dhe u arrestua.

Në pranga përfundoi shtetasi David Ismaili, 22-vjeç, i cili kishte futur në bidonët e aluminit 11.28 kg drogë e llojit kanabis sativa. Lënda narkotike do të transportohej për në Qafë Muzinë. Policia zhvilloi kontroll në mjetin e tij, duke zbuluar sasinë e drogës.

Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Lënda narkotike dyshohet se do të trafikohej në drejtim të Greqisë. /Dita/

Sarandë – Policia sekuestron 11.2 kg lëndë narkotike kanabis VIDEOArrestohet në flagrancë poseduesi i lëndes narkotike, shtetasi David Ismaili, 22 vjeç, banues në fshatin Bajkaj, Delvinë.Shërbimet e Policisë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, organizuan punën dhe kapën në flagrancë Ismailin, i cili po udhëtonte në drejtim të Sarandës, në një automjet taksi.Gjatë kontrollit që i’u bë këtij automjeti në vendin e quajtur “Qafa e Muzinës”, Policia ka konstatuar 3 bidona alumini (për mbajtjen e qumështit), brenda të cilave është gjetur një sasi lënde narkotike prej 11.2 kg, të llojit “Cannabis-sattiva”.Lënda narkotike në formë gjethe dhe boçe, u gjet e mbyllur mirë nëpër bidona me qëllim që të mos evidentohej nga pasagjerët e tjerë që udhëtonin në linjën Gjirokastër – Sarandë.Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Posted by Ministria e Punëve të Brendshme on 2015-10-25

October 25, 2015 11:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*