VIDEO / Duka: Si e vlerësoj Panuçin, shanset tona për në Europian…

November 13, 2017 15:53

VIDEO / Duka: Si e vlerësoj Panuçin, shanset tona për në Europian…

Armand Duka është shumë optimist kur flet për të ardhmen e kombëtares kuqezi. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka besim te puna e trajnerit të ri, Christian Panuçi, si edhe te djemtë kuqezi, të cilët nga dita në ditë po përmirësohen më shumë me njëri-tjetrin.

Për më tepër që ai e shikon me pozitivitet afrimin e elementëve të rinj, të cilët do t’i sjellin energji Shqipërisë.

Duke folur nga hoteli ku është grumbulluar Kombëtarja në një intervistë ekskluzive për “eduasportin.com”, numri 1 i qeverisë së futbollit në vend tregon edhe optimizmin që ka për ta parë Shqipërinë në Euro 2020. Duka flet edhe për Ligën e Kombeve që nis vitin e ardhshëm, por edhe për Kombëtaren U-21 dhe talentet e reja.

President, kombëtarja do të luajë sot në një takim miqësor kundër Turqisë. Si fillim a mund të bëni një koment tuajin për ndeshjen dhe a besoni se do të marrim një rezultat pozitiv ndaj një kombëtareje të madhe si Turqia?

Le të themi që ky është fillimi për përgatitjen e sezonit të ardhshëm. Kjo është ndeshja e parë miqësore që do të vijohet nga takimet të tjera, për të përgatitur skuadrën për të kolauduar gjithçka, dhe për të qenë gati për fillimin kompeticionit të parë që është National League në shtator.

Besoj se kjo miqësore do t’i shërbejë goxha, Turqia është një kundërshtar dinjitoz ku mund të tregosh gjithçka të përgatitesh nga të gjitha pikëpamjet që mund të dojë një ekip.

Gjatë kësaj jave ekipi është përgatitur seriozisht. Ka pasur kohë që të forcojë frymën e grupit, ka pasur kohë që të bëjë shumë përgatitje dhe eksperimente tekniket ë cilat do ti shërbejnë edhe trajnerit që mund të themi akoma nuk është plotësisht i njohur me të gjithë resurset e ekipit kombëtar.

Uroj që të jetë një ndeshje e bukur, uroj që vërtetë të na shërbejë taktikisht dhe teknikisht. Aq më shumë që do të jetë një ndeshje miqësore. Uroj që ta fitojmë këtë ndeshje për më tepër që Turqia ka humbur një ndeshje miqësore dhe do të kërkojë që ta fitojë këtë përballje. Por le të shohim. Uroj që të jemi ne fitimtarët.

Prej katër muajsh Chistian Panuçi është trajner i kombëtares shqiptare. A mund të bëjmë një bilanc për punën e tij dhe një vlerësim nga ana juaj. A mendoni se keni bërë zgjedhjen e duhur apo keni ndonjë mëdyshje?

Që kur menduam të kishim një staf të ri përpara se të përfundonte edicioni, menduam që stafi i ri, trajneri i ri, të njihnin më mirë ekipin dhe t’i shërbenin atij objektivi madhor që kemi në Euro 2020. Mendoj që e kemi realizuar atë çfarë kemi pasur si qëllim

Besoj se sot akoma më shumë stafi është njohur me ekipin dhe këto ndeshje miqësore do ti shërbejnë më shumë. Nëse do t’i bëjmë një analizë 4 ndeshjeve të drejtuara nga Panuçi, mendoj se kanë qenë gjithçka ashtu si duhet. Kanë dhënë rezultate, kanë bërë spektakël, janë bërë gabime që duhet të korrigjohen për të ardhmen. Absolutisht që jam i bindur në zgjedhjen që kemi bërë. Kemi bërë zgjedhjen e duhur me një emër të madh të futbollit europian. Një emër që në futboll ka rritur thuajse gjithçka dhe do të dijë që ta transmetojë tek ekipi për të çuar ekipin në objektivin që ka.

Ua kemi thënë këtë edhe çunave dhe ata janë të bindur që ne i kemit gjitha mundësitë kualitet dhe që të jemi pjesëmarrës në Euro 2020.

Do të bëjmë gjithçka që duhet që t’ia arrijmë, por duhet të shikojmë edhe shorteun. Ne do të bëjmë më të mirën që mund të bëjë ekipi, stafi dhe federata. Por unë kam bindjen se Panuçi do të dija që ta çojë ekipin në Euro2020.

Tani ka nisur edhe rifreskimi i kombëtares. Kanë ardhur emra të rinj që po testohen. Ju si do ti vlerësoni këto prurjet e reja? A do t’i sjellin vërtetë risi skuadrës dhe si është punuar deri më tani?

Çdo skuadër në çdo kohë ka nevojë për energji të reja, ka nevojë për elementë të rinj që do ta ndihmojnë të shkojë përpara dhe do t’i krijojnë vazhdimësi. Nuk e konsideroj që kjo skaduar është në momentin e ndërrimit të brezave, e që kjo po ndodh tani, por gjithsesi janë afruar ato elemente që mendohet se mund ta ndihmojnë skuadrën në këto eliminatore.

Jam i parimit që në një ekip kombëtar nuk ka moshë. Duhet që të jetë në fushë ai që gjithmonë është në formë, që mund ta ndihmojë skuadrën më shumë dhe pikërisht këtë strategji ka ndjekur edhe trajneri që ka ftuar ato futbollistë që për momentin janë në formë. Patjetër që duke i parë me syrin e shtatorit 2018, pa që të jenë në një moshë të përshtatshme për të qenë në fushë.

Pavarësisht se trajneri ka lënë jashtë ekipit ndonjë emër që quhet relativisht në moshë të madhe në futboll , por mendoj se e ka bërë të e kam bërë pasi nuk ka se çfarë eksperimenton në këtë miqësore sepse i njeh ato tashmë dhe në një moment të caktuar ai do ti ftojë që ata të luajnë dhe që të kontribuojnë qoftë edhe për një minutë.

Liga e Kombeve është një mundësi e mirë për të siguruar kualifikimin në një turne madhor. A  mendoni që realisht kemi shanse?

Liga e Kombeve është një kompeticion më i vështirë se eliminatoret, sepse në Kategorinë C që jemi ne, janë ekipe të nivelit tonë dhe është një turne me një intensitet maksimal. Gjithsesi është një mundësi më shumë, është një rrugë tjetër për të shkuar në “Euro 2020”, sepse nga ky kompeticion do të kualifikohen 4 skuadra. Nuk është e thënë që këto 4 kombëtare të jenë nga grupi A apo B, por i jep më shumë mundësi ekipeve të Grupit C dhe D. Skuadrat e grupit A ose B normalisht në letër janë në vendet e para apo të dyta në grupet e tyre të eliminatoreve. Nga ky kompeticion do të shkojnë ato skuadra që nuk e sigurojnë Europianin nëpërmjet eliminatoreve.

Do të ketë shumë ndeshje, si do të ndikoj te rendimenti i ekipit?

Ka ndeshje më shumë dhe rrjedhimisht më tepër intensitet. E mendoj si një zhvillim pozitiv, sidomos për federatat e mesme dhe të vogla, të cilat nuk do të kenë problem për të siguruar ndeshje miqësore, dhe në këtë rast janë konkurruese, dhe me një qëllim: për t’u bërë pjesë e Europianit, miqësoret janë vetëm përgatitore, ndërsa tani jo më. Ne do të tentojmë kualifikimin në Europian sepse i kemi mundësit nga të dyja kompeticionet, por gjithçka do të varet nga vet skuadra, impenjimi i tyre. Kemi një grup të mirë, që nuk u ka munguar impenjimi, por varet edhe nga shorti dhe momenti kur luhen ndeshjet.

Ndalemi pak tek kombëtarja U21, ka disa elementë shumë pozitiv dhe me perspektivë. Kë do të veçonit prej tyre dhe mendoni se ndonjëri prej tyre mund të ishte thirrur në miqësoren me Turqinë për t’u provuar?

Kombëtarja Shpresa ka bërë ndeshje të mira në këto kualifikuese, por fatkeqësisht rezultatet nuk i përgjigjen asaj që ka dhënë në fushë. Meritonte më shumë pikë seç ka sot. Në ndeshjet e fundit e ishim në avantazh deri në fund dhe u barazuam në fund, ndoshta një moment shpërqendrimi, por ata duhet ta vlerësonin më shumë. Është një skuadër me elementë të mirë, por ka nevojë për më tepër disiplinë sportive dhe të lidhen më mirë me njëri-tjetrin, për të marrë maksimumin e mundësive që ka. Shpresoj shumë, që ta marrë në të ardhmen. Sa i përket përbërjes të gjithë janë kandidatë për ekipin A, pasi nuk janë kot aty. Kanë ardhur te U-21 me meritat e tyre dhe janë kandidatë potencial për të qenë te ekipi A. Nuk dua të veçoj emra, por njëri nga ata (Ylber Ramadani)sot është në ekipin A. Të gjithë janë alternativa për Panuçi, gjithmonë, që ai do të ketë nevojë mund të ftojë një nga ata për të kontribuar për ekipin A.

Intervistoi: Fatjon Kodra

November 13, 2017 15:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*