Video/ E çuditshme, amerikanët s’dinë të ngasin makinë me marshe

April 24, 2016 11:59

Video/ E çuditshme, amerikanët s’dinë të ngasin makinë me marshe

Ndoshta jo të gjithë e dinë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesa më e madhe e makinave janë me transmision(marshe) automatik, pra nuk kanë freksion.

Kjo është edhe një nga arsyet që në SHBA leja e drejtimit mund të merret që në moshën 16-vjeçare, për shkak se automjetet nuk kanë aq shumë vështirësi për t’u drejtuar për faktin se janë automatike.

“Business Insider” ka publikuar një video, që u tregon qytetarëve amerikanë se si është të ngasësh një makinë me marshe manuale. Dhe për këtë, instruktori ka zgjedhur një makinë “Jaguar” 80 mijë dollarëshe.

“Popullariteti i transmisionit manual në SHBA është në rënie dhe shoferët preferojnë komoditetin e makinës automatike. Megjithatë, marshet janë ende një aftësi e admirueshme.

Ne kemi kërkuar nga Matthew Debord që të na mësojë si është të ngasësh një makinë me marshe, një ‘Jaguar F-Type’ 80 mijë Dollarëshe”,- shkruan “Business Insider” në artikullin e saj.

April 24, 2016 11:59
Komento

1 Koment

  1. MH April 24, 14:54

    Makinat me marrshe automatik asht njisoj si te ngasesh nji biciklet kundrapedale.
    I jep avansit per te ecur bicikleta, njisoj si te vendosesh kemben tekpedali i gazit te makines.Frenon duke i dhen mbrapa pedalit te bicikletes,njisoj sikur vendos kemben tek pedali i frenave te makines.
    Shkurt mesove te ngasesh bicikleten kundra pedale mesove makinen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*