Video e grabitjes së bankës në Vlorë

July 19, 2016 16:38

Video e grabitjes së bankës në Vlorë

Report Tv siguron pamjet e momentit të grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Vlorë, ngjarje e ndodhur me 11 korrik të këtij viti.

Në këtë grabitje dy persona arritën të merrnin nga sporteli i një banke të nivelit të dytë një sasi prej 33 mijë eurosh si dhe 6 milionë lekë.

Pamjet tregojnë ambientet e jashtme dhe të brendshme të bankës së nivelit të dytë në momentet e mbërritjes së grabitësve dhe më pas të marrjes së parave prej tyre e deri në largim.

Në asnjë rast asnjë prej punonjësve të sigurisë, nuk ka mundur të reagojë ndaj grabitësve, ndërsa ata në mënyrë krejt të qetë pa krijuar asnjë situatë në ambientet e bankës kanë mundur të marrin paratë dhe të largohen.

Banka e grabitur ndodhet në qendër të qytetit të Vlorës, pranë Sheshit të Flamurit, ndërsa personat kanë ardhur nga një rrugë që kalon nga Varrezat e Dëshmorëve në Vlorë. Një prej personave qëndron jashtë bankës, duke neutralizuar në këtë mënyrë rojën e sigurisë, ndërsa personi tjetër është futur brenda. Në pamjet e brendshme shihet qartë tek sa një prej punonjësve të sigurisë kalon në të djathtë të ekranit, pranë një sporteli, ndërsa grabitësit i hapet rruga.

Të gjithë personat që ndodhen në bankë, menjëherë shtrihen në dysheme dhe ulin kokat, ndërsa grabitësi i drejtohet sportelit. Gjithçka ka zgjatur në rreth 59 sekonda, ndërsa grabitësi është larguar nga porta e bankës në orën 13:57 minuta e 34 sekonda.

Ajo që shihet është se rojet e bankës janë të paarmatosur, ndërsa dyert e bankës si në shumicën e tyre në vendin tonë, janë me dyer jo rrotulluese çka ndihmon grabitësit të largohen. Hetimet e policisë për këtë ngjarje vijojnë.

July 19, 2016 16:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*